32

938 83 120
                                    

- Ku është Xhejdëni? Më ka marrë malli vërtet për të. Xhejdën! Ku je futur? Erdha unë! - dëgjoi zërin e një femre e doli nga dhoma e saj. Për pak sa s'u përplas me vajzën që kishte përballë.

Ishte një bjonde e lezetshme, me sy jeshilë e tepër e qeshur.

- Ti duhet të jesh Gabriela, apo jo? Xhejdëni më ka folur shumë për ty. Jam motra e tij, Analisa - tha ajo dhe e përqafoi Gabin miqësisht, si të kishte vite që e njihte atë. - Ku është ai?

Ajo ndërpreu përqafimin dhe vështroi Gabin në sy. E kuptoi prej syve të saj të përlotur e të skuqur se diçka s'shkonte.

- Ai... Nuk është... Nuk është më këtu... Ka.... Ai... Është i... Vdekur.

Nuk mund të fliste dot, i dukej tepër e vështirë. Të fliste për vdekjen e tij ishte diçka që s'e përballonte dot.

- Besoj se kjo është shaka.

Ajo qeshi njëherë, por aspak në mënyrë të hareshme. Ishte më tepër si buzëqeshje kur nuk do që të shfaqësh mërzinë, buzëqeshje kur s'do të besosh atë që po të thonë.

- Do doja aq shumë që të ishte thjesht një shaka.

Sytë iu veshën e i la lotët t'i rridhnin. Donte të shkonte pranë Xhejdënit e të shuante mallin që kishte për të. E donte shumë, sa e merrte parasysh edhe vdekjen vetëm për të.

- Për fajin tim. E bëri çdo gjë për mua. Ai e meritonte të jetonte, ndërsa unë jo.

Pa thënë ndonjë fjalë tjetër, Analisa e përqafoi fort për ta ngushëlluar, kur në fakt edhe ajo vetë duhej të ngushëllohej prej dikujt.

- Mos thuaj kështu. Mendo se ai bëri çdo gjë për të të mbrojtur ty. Mos e ço kot mundin e tij.

Fjalët e tyre s'do ndryshonin asgjë. Ajo përsëri ndihej fajtore, sepse në të vërtetë ishte e tillë. Mund të kishte zgjedhur të qëndronte në vendin e tij. Duhej të kishte këmbëngulur më tepër.

Shkundi kokën, u largua prej krahëve të saj dhe e vështroi në sy e trishtuar. Po e kuptonte se deri në ato momente po i dukej sikur ajo ishte e vetmja që po vuante kur në fakt edhe të tjerët ishin në dhimbje.

Po ecnin drejt dhomës së ndenjjes pa folur. Dëgjoheshin vetëm ngashërimat e Analisës që po e gjente tepër të vështirë të përballonte humbjen e Xhejdënit.
U ulën nëpër kolltukë e po qëndronin pa folur. Pas pak u bashkua edhe Emanuela. Edhe ajo dukej e mërzitur, të gjithë ishin të mbytur nga ajo ndjenjë.

- Si ndodhi? - pyeti Analisa pa i ndaluar lotët t'i rridhnin.

- E vrau Kevini, - foli tërë vrer, sikur brenda atyre fjalëve të donte të shprehte tërë urrejtjen e saj.

E kishte kuptuar tashmë që ai kishte qenë i detyruar ta bënte diçka të tillë, por ajo s'mund të ndalonte së e urryeri.

Dëgjuan një kërcitje brave te dera e hyrjes për në shtëpi e të treja kthyen kokat atje. Dera u hap ngadalë. Ishte Kevini.
Ndaloi duke i vështruar ato të treja me radhë, Analisën më së shumti. E mbajti shikimin për më gjatë tek ajo e i buzëqeshi ëmbël; hera e parë që ajo kishte parë një buzëqeshje në fytyrën e tij.

- Ç'kërkon? - e pyeti Gabi ashpër për të fituar vëmendjen e tij.

Ai u kollit lehtë para se të fliste.

- Do doja të shkëmbeja disa fjalë me ty.

U ngrit nga kolltuku spontanisht, pa e kuptuar edhe vetë atë pranimin e saj të menjëhershëm e i shkoi atij afër.
Ai doli përsëri jashtë e Gabi po e ndiqte nga mbrapa.

Ecën për në pyll qetësisht, pa folur, e ajo po e kuptonte se ishin duke ecur për te shkëmbinjtë. U përpoq të zmbrapsej disa herë, të largohej, se e dinte që ai vend do t'i sillte shumë kujtime, por përsëri vazhdoi të ecte.

Kevini u ul te shkëmbi ku njëherë e një kohë ishte ulur pikërisht Xhejdëni e ajo iu ul pranë. Buzëqeshi me lot në sy. Kujtimi i Xhejdënit iu bë akoma më i gjallë e po e linte veten të mendonte se ai ishte aty pranë saj.

- Çfarë dëshiron të më thuash?

Ai psherëtiu thellë e shikoi nga oqeani.

- E di që të humbësh të destinuarin është diçka që s'përballohet dot. Në përgjithësi kështu ndodh me të gjithë, qofshin edhe njerëz. Në djall shkofshin ata që thonë se s'është e njëjtë. Dhimbja ngelet prapë dhimbje.

Ai filloi të hidhte disa gurë në oqean dhe ajo e vështroi me endje. Një Kevin tjetër, ja ç'po njihte.

- Unë e humba shpirtin tim binjak Gabriela. Dhe ajo ishte dhimbja më e madhe që kam përjetuar ndonjëherë.

S'po fliste. Deri në ato momente mendonte se Kevini ishte ai personi i ftohtë e pa ndjenja, por ajo harronte shpesh se çdo njeri kishte arsyet e veta që sillej në mënyrë të tillë.
E ai në ato momente po i dukej personi me dhimbjen më të madhe që mund të ekzistonte.

- Por ti je akoma gjallë. Dhe ju keni thënë se njerëzit-ujqër vdesin kur shpirti binjak s'ekziston më.

- Po, është e vërtetë, por jo nëse ai e refuzon më parë se personi të vdesë.

Mënyra në të cilën po fliste e bëri Gabin të dridhej. Kishte aq shumë dhimbje në zërin e tij, sa u ndje sikur ishte pikërisht ajo ndjenjë që po i bashkonte të dy.

- Kishte një sëmundje të pashërueshme dhe do vdiste së shpejti. Më detyroi që ta refuzoja, pastaj i shkëputi të gjitha marrëdhëniet me mua dhe u largua nga ky vend pa më thënë gjë. Tashmë jam i sigurt se ka vdekur.

- Pse mendon ashtu?

- Gjeta një shans të dytë, Analisën. Shanset e dyta gjenden atëherë kur të parat kanë vdekur.

Ajo lëvizi pak kokën pa i thënë gjë e më pas uli sytë në trishtim.

-Megjithatë nuk dua të dal këtu.

E dinte se ai do t'i fliste për Xhejdënin. Kishte dëshirë të dëgjonte për të po aq sa ç'kishte frikë. E dinte se do ta rëndonte veten akoma dhe më tepër nëse dëgjonte më shumë rreth tij.

- E di që në këto momente prania ime s'të hyn në punë, e kam përjetuar këtë ndjenjë. Xhejdëni ka qenë shoku im i ngushtë që kur ishim fëmijë. Ta vrisja atë... Ka qenë gjëja më e vështirë që jam detyruar të bëj. Ai dinte çdo gjë. Që nga fillimi.

Përsëri filloi të qante. S'po i besonte më ato pjesët nëpër libra kur thoshin se dikush nuk vazhdonte të qante më, se lotët i ishin tharë. Asaj s'do t'i thaheshin ndonjëherë. Ishte tepër e vështirë.

- Më ka marrë malli shumë për të Kevin. Dua ta shoh, - ndërpreu fjalimin e tij teksa vazhdonte të qante dhe e përqafoi pa ditur ç'të bënte tjetër. Kishte nevojë për një përqafim, i kujtdo të ishte.

Qau akoma më shumë në krahët e tij. Donte të nxirrte të gjithë dhimbjen. Por dhimbja s'nxirret duke qarë. Një pjesë ndoshta po, por pjesa tjetër qëndron e ngulitur thellë në zemër.

Çdo gjë po i turbullohej. Ngashërimat filloi t'i rrallonte. Trupi po i bëhej më i rëndë e në veshë nuk i shkonte asnjë fjalë që ai po thoshte. Lëshoi veten në krahët e tij e i ra të fikët papritur, edhe vetë pa e ditur pse. E do të dëshironte që ajo të ishte hera e fundit që kishte parë ata e të mund të shihte Xhejdënin. Te paktën qoftë edhe një herë. Por s'mundej. Fati s'kish rezervuar diçka të tillë për të.

I ndaluariWhere stories live. Discover now