28

869 94 36
                                    

Kishte kaluar një javë. Plot një javë që nga dita kur e kishte parë atë për herë të fundit e nuk e dinte se ç'ishte bërë me trupin e tij.
Ishte njësoj siç kishte qenë ditën kur ai ndërroi jetë. Po aq keq, madje mos më shumë. Po, po, më shumë. Kishte ditë që s'hante e vetëm qëndronte te dhoma e tij, ose duke qarë, ose duke fjetur. Madje Xhoi i kishte kërkuar disa herë të bisedonin e Gabi s'kishte pranuar. Xhoi i kujtonte shumë Xhejdënin. S'mund të mos mendonte humbjen e tij kur e shihte fytyrën e saj.

Por s'kishte si qëndronte përgjithmonë brenda një dhome. Një ditë do t'i duhej të dilte.
Shkoi me hapa të ngadaltë te dhoma e ndenjjes. Çdo gjë ishte e qetë dhe në një heshtje që përçonte dhimbje. Atë heshtje dikur e kishte ndier dhe Xhejdëni.

U ul në kolltuk e po qëndronte vetëm në dhomë. S'ishte askush. Pas tre minutash Xhoi hyri në dhomë. Qëndroi te kolltuku përballë Gabit e kjo e fundit s'guxoi ta ngrinte kokën e të shikonte.

  - Si ndihesh?

Lëvizi kokën majtas-djathtas në dhimbje e po pëshpëriste me zë të ulët.

  - Keq.

Xhoi mori frymë thellë dhe ndjeu veten të dridhej.

  - E di që për ty s'është e thjeshtë. Ai ishte i destinuari yt e do ta kesh tepër të vështirë derisa të përjetosh dashuri pranë dikujt tjetër.

  - S'dua njeri pranë vetes, - ia ktheu mjerueshëm e ngriti kokën duke sfiduar dhimbjen, por pa rezultat. - S'do mundem të dua dot askënd tjetër përveç tij.

  - Por duhet. Xhejdëni atë do të dëshironte.

  - Por unë jo. E vetmja gjë që dua është të jem pranë tij. Ta kem afër përsëri.

Ajo s'foli. Fshiu fytyrën nga lotët e më pas mori frymë thellë. E kuptonte dhimbjen e saj, madje shumë mirë.

  - Ndërsa ti duhet ta kuptosh se s'mund dhe s'duhet të jesh pranë tij. Ai...vdiq për një arsye. S'mund t'i sjellim në jetë ata që tashmë kanë vdekur, ndonëse dëshira është tepër e madhe. Përrallat nuk ekzistojnë Gabriela. Ai ka ikur.

  - Mjaft! Ti s'ishe atje ! S'ishe atje kur po e vrisnin! Po ndiente dhimbje, dhimbje që do doja ta përjetoja unë në vend të tij! Vdiq para syve të mi dhe unë s'bëra asgjë që ta shpëtoja! Vdiq në duart e mia Xhoi, në duart e mia!

Të dyja duart i vendosi në fytyrë e filloi të qante pa zë. E kishte shumë të vështirë t'i mbante lotët brenda kur ata e digjnin pa pushim.

  - Mos mendo më për të. Do lëndosh veten.

Xhoi s'ishte as më mirë e as më keq se Gabi, por mundohej ta mbante veten, ndonëse zëri po i dridhej çdo herë e më tepër.

  - Ai është i vetmi për të cilin ia vlen të mendoj. Vdiq për fajin tim. Vetëm për fajin tim.

Mbështolli edhe këmbët pranë kraharorit e po mallkonte veten me ç'i shkonte në mendje.

  - Nuk ishte faji yt. Fshije nga mendja këtë gjë.

  - Sigurisht që ishte! Ishte faji im që u largova nga shtëpia. Faji im që dëgjova Xhejdënin kur më tha se s'duhej t'i acaroja ata, se mund të më lëndonin. Tani urrej veten ngaqë s'e bëra atë gjë. Sikur ta kisha bërë, ai do ishte gjallë e unë do kisha vdekur. Do ishte një fund i merituar.

  - Nëse vdisje ti, edhe ai do vdiste së shpejti.

  - Atëherë edhe unë dua të vdes e të shkoj pranë tij! Do jetë më mirë sikur ta kem atë pranë.

  - Njerëzit s'rrojnë dot me "sikur"-et Gabriela.

  - S'mund të bëj dot gjë tjetër kur e di që për çdo gjë ishte faji im.

  - S'ishte faji yt! Më kupto!

Ajo ngriti pak zërin. Donte ta sillte Gabin në vete, ta bënte të reflektonte, të shikonte pa mjegull.

  - Ishte! Unë mund të kisha zgjedhur të isha në vend të tij!

  - Pse s'e kupton?! - tha ajo duke u ngritur nga kolltuku. - S'e merr vesh se ai ka qenë i ndaluar? Se gjatë gjithë kohës që ti ishe me të ai ishte i ndaluar për ty?

  - Çfarë po thua? - e pyeti akoma duke qarë pa e kuptuar fare.

  - Ai ka qenë i ndaluar Gabriela. Çdo buzëqeshje, çdo fjalë, çdo gjë e tij ka qenë e ndaluar për ty! Ai e dinte! E kupton tashmë? E dinte që ishte i ndaluar. Duhej të vdiste ai që ti të jetoje! Kjo ishte frika e tij më e madhe! Se mos ndoshta ata të vrisnin ty në vend të tij.

U trondit përsëri. Lotët i ndaluan për pak sekonda, për t'i filluar më shumë më vonë.

  - Pse?

Me zor nxorri atë fjalë nga goja. I dukej sikur do humbte ndjenjat nga momenti në moment.

  - E gjitha rrotullohej rreth teje. Një njeri! S'duhej që ti të ishe e destinuara e tij. Një drejtues tufe s'duhej kurrsesi të mbante një njeri në krah.

Ato fjalë i tha me inat, por jo kundrejt saj, kundrejt dikujt tjetër.

S'ishte e drejtë. Pse duhej t'i merrej jeta atij që më së shumti dëshironte të jetonte? Dhe pse duhej që dikush të sakrifikohej vetëm që një tjetër të jetonte "i qetë"?

I ndaluariWhere stories live. Discover now