- E gjeta atë, - i tha të nesërmen Xhoit duke buzëqeshur lehtë e u ul rëndshëm në krevat.
- Si ishte?
Ajo i shkoi pranë kurioze. Të dëgjonte për të destinuarit ishte një temë që s'do t'i mërzitej kurrë.
- E mrekullueshme. Njerëzore.
- Oh...Por babi do...
- S'më intereson se çfarë bën ai. Ajo është e destinuara ime dhe këtë gjë s'mund ta ndryshojë askush.
Heshtën disa çaste, derisa Xhoi i shkoi akoma dhe më pranë si fëmijë dhe filloi me pyetjet e veta.
- Asaj ia tregove të vërtetën?
- Është akoma herët, le ta zbulojë më vonë. Do shkoj prapë në diskotekë për disa ditë derisa ajo të shfaqet atje. S'dua të nxitohem.
- Çdo gjë në dorën tënde Xhejdën. Vetëm ki kujdes, të lutem. Nuk i dihet kurrë se çfarë urdhri mund të japi babi nëse merr vesh se ajo është një njeri. Ai është i çmendur. Mund edhe të të vrasë ty nëse ti s'pranon që ta refuzosh atë.
Ai përsëri buzëqeshi e shkundi supet. Sikur s'ishte mirë. E kush mund të qeshte kur i përmendnin vdekjen?
- Më mirë të më vrasë mua sesa atë.
- Sa bukur! Mjaft fole kështu për hir të Zotit! S'ia kam idenë se çfarë do bëj nëse ti vdes.
- Sigurisht që e ke. Do bindësh të destinuarën time që të mos bëjë ndonjë vetëvrasje...
Pesë ditë më vonë
- Do doja të kisha një djalë tjetër në vendin tënd! Jo një mosmirënjohës si puna jote! I dobët! S'ke forcë të refuzosh një njeri!
Alfa ishte çmendur. Kishte një orë që turfullonte prej inatit dhe i mbante Xhejdënit ligjërata.
- Jam babai yt e për më tepër edhe një alfa! Duhet t'iu bindesh fjalëve të mia!
- Mos më bëj moral për kot gjë. S'kam për ta ndryshuar mendimin tim.
Po përpiqej aq shumë ta përmbante veten, por fakti se sytë po i ndryshonin ngjyrë ngadalë duke u kthyer në blu tregonin të kundërtën. Edhe durimi i tij e kishte një kufi.
- Epo vazhdo atëherë, - iu përgjigj duke nënqeshur me tallje. -Urdhri u dha. Çdo gjë është në vijë.
- Çfarë urdhri?
Bëri duart grusht prej inatit e po skërmiste dhëmbët.
- Njëri prej jush do vdesë Xhejdën. Dy persona në këtë shtëpi janë të detyruar për të të vrarë ty ose atë. Nëse s'do që ajo të vritet, atëherë do vritesh ti vetë. Bukur, apo jo? Gjithmonë do jesh i ndaluar për të.
- Xhejdën! Mos! - bërtiti me të madhe Xhoi në momentin kur ujku i bardhë i Xhejdënit mori kontroll e ishte gati për të vrarë të atin. - Ndalo! Xhejdën! Mos e vrit!
U përpoq ta ndalonte, por s'mundi. S'mund të dilte përballë ujkut të Xhejdënit. Edhe vetë kishte frikë prej inatit të tij.
E pas pak ishte tepër vonë. Ai kishte vrarë alfën e në sytë e tij s'kishte asnjë shenjë pendimi. Kishte bërë diçka që do donte ta kishte bërë që më parë. Pendimi i vetëm ishte që s'e kishte vrarë që në fillim. Tashmë asgjë s'mund ta prishte urdhrin e të atit e atij çdo ditë do t'i duhej të jetonte me frikën se mos ndoshta Gabit do t'i ndodhte ndonjë gjë.- Pse e vrave? Ti e di që njeriu-ujk mbi të cilin do zbatohet urdhri ndien dhimbje kur alfa vdes.
Ai e vështroi njëherë me sytë e tij blu e filloi të ecte ngadalë. S'i interesonte edhe nëse ndiente dhimbje. Për të dhimbja e vërtetë ishte dhimbja e Gabit. E si mund të duronte dhimbjen e saj, kur vetë ai tretej çdo herë kur ajo lëndohej shpirtërisht?
Për Gabin s'ishin fare ngushëllim fjalët e Xhoit. Kishte filluar të qante përsëri pa zë e s'mund të mendonte gjë tjetër veç vuajtjeve që Xhejdëni kishte hequr. Por s'ishte kjo ajo që e mundonte më së tepërmi. Një thikë për të ishte edhe vrazhdësia me të cilën e kishte trajtuar Xhejdënin ditën kur ai kishte kuptuar se për Gabin do të ishte gjithmonë i ndaluar.
- Nuk më intereson se si je! Dua të di të vërtetën! Nëse nuk ma tregon, atëherë largohu, le të mos takohemi kurrë. Do t'i harroj shumë shpejt të gjitha që kemi kaluar.
E dinte që nuk po e trajtonte mirë, por inati e bënte të nxirrte nga goja fjalë që s'donte t'i thoshte.
Ai për një kohë s'foli. Dukej më serioz e më i trishtuar se ç'ishte kur erdhi në fillim pranë saj. Dorën që e kishte hequr që më parë prej faqes së saj, e valëviti lehtë në ajër, si të donte të zhdukte ndonjë gjë të padukshme. Më pas nxorri prej buzëve një psherëtimë dhimbjeje e trup iu drodh. Dukej që s'ishte mirë.
- S'jam në gjendje të mirë për të të treguar gjithçka, - i foli duke e parë në sy me po atë trishtim që arriti t'i përçohej edhe asaj.
- Çfarë të ka ndodhur? - u përpoq të dukej e largët, por dështoi.
Në buzët e tij u vendos një buzëqeshje melankolike para se të zmbrapsej prej saj.
- Ndoshta s'erdha në vendin e duhur për t'u shprehur.
Bëri edhe një hap tjetër pas e pastaj u largua me të shpejtë, ashtu siç edhe kishte ardhur.
- Para se të vdiste...më la disa gjëra për ty, - i tha Xhoi duke u përpjekur me gjithë shpirt të ndalonte të qarat.
U ngrit nga kolltuku e Gabi e ndoqi nga mbrapa. Do të ishte gjithmonë e gatshme për të parë diçka që më parë kish qenë e prekur prej duarve të tij, diçka që kishte lidhje me të.
U drejtuan te dhoma e Xhejdënit e Xhoi hapi derën e para. Hapi një sirtar e që atje nxorri një kuti dhe një letër të palosur më dysh.
- Më tha që ishin për ty. Këtë që ka kutia e kishte bërë gati që kohë më parë, por s'ndihej i sigurt nëse duhej të ta jepte, kishte frikë se mos ndoshta nuk e pëlqeje. Letrën e shkroi...ti e di...disa orë para se të vinte te ti.
Ajo buzëqeshi në mënyrë të dhimbshme e rrahu shpatullën e Gabrielës para se të largohej e ta linte atë vetëm, me një letër në njërën dorë e me kutinë në dorën tjetër. S'ndihej mirë. A ishte plotësisht gati për të përballuar edhe njëherë tjetër të njëjtën dhimbje?
YOU ARE READING
I ndaluari
WerewolfIu duk sikur për disa çaste nuk mund të merrte dot frymë. Ndjeu një ngushtim në zemër, një ndjenjë faji e pendese që s'e dinte se nga i buronin. Fjalët kishin vendosur të largoheshin e po i dukej vetja memece. Hapte e mbyllte gojën, por në fund përf...