Ditët kalonin ngadalë. Ktheheshin në javë pambarisht të trishtueshme. E më pas javët u kthyen në muajt më të mërzitshëm të jetës së saj.
Shtatë muaj; shtatë muaj ishin rrokullisur si me zor e ajo s'shikonte ndonjë ndryshim. Çdo gjë ishte thjesht bardhë e zi. Një e bardhë e errët e një e zezë që shndriste. Jeta ishte e ngatërruar.Bënte ecje të kota nëpër shtëpi, si të gjente diçka që i kishte humbur, diçka që e donte me patjetër, por s'e gjente dot, diçka që s'mund ta kishte.
- Si thua të dalim jashtë për një shëtitje? Ke nevojë të marrësh pak frymë lirisht. Ajri i kësaj shtëpie edhe mua sikur ka filluar të më mbysë, - foli Analisa duke u ankuar e kapi Gabin për krahu, pa dashur të dëgjonte ndonjë kundërshtim.
Dolën jashtë shtëpisë. Ishte duke rënë muzgu. I pëlqente të ecte gjatë asaj kohe.
U futën në pyll me hapa të qetë e të ngadaltë e morën frymë thellë.- Më kishte munguar ajri i këtij vendi, - pranoi më në fund e dorëzuar e uli kryet.
Kishte më shumë se dy muaj që nuk dilte jashtë shtëpisë. S'pranonte të dilte, madje edhe për të ditur se si ishte ecuria e fëmijës detyrohej që të vinte doktori në shtëpi.
- Nuk qëndrohet mbyllur brenda një shtëpie për dy muaj Gabriela. Njeriu ka nevojë të qartësojë mendimet. Gjatë gjithë kësaj kohe ti s'ke bërë gjë tjetër veçse ke menduar për të, e di, por nëse s'je ti ajo që dëshiron që dhimbja të largohet, atëherë mos prit që të tjerët ta bëjnë atë gjë për ty.
- Ç'do bëje nëse do ishe në vendin tim? - e pyeti pa e vështruar në sy e për pak sekonda ajo s'foli.
- Do kisha vdekur me kohë.
Në fytyrën e saj ishte vendosur një buzëqeshje e fikur e sytë i mbante përtokë, pa i ndeshur me të saj.
Gabi nënqeshi vrazhdë.- Po, s'do ta duroje dhimbjen. Kujton se për mua është e thjeshtë?
Shtyu disa gurë me këmbë e këputi një gjethe prej një peme për të shtyrë pak kohën.
Për disa çaste s'folën. S'ua kishte ënda të flisnin për një temë të tillë aq të trishtueshme.-Dua të shkoj te shtëpia ime. Ka shumë kohë që s'kam qenë atje. Çdo gjë do jetë rrëmujë.
- Si të duash. Mendova të diskutonim pak më tepër, por s'ka problem nëse s'ke dëshirë.
U nda prej Analisës e po bënte rrugën për te shtëpia e saj. Atë rrugë dikur e kishte bërë me Xhejdënin. Tek ajo rrugë dikur ishte rrëzuar e kishte përplasur kokën te një gur.
Shtrëngoi nofullën fort e s'i la lotët të dilnin. Duhej të bëhej më e fortë.
Vështroi shtëpinë e saj e ndjeu një përmallim që s'e kishte ndier që kohë më parë. E kishte marrë malli për atë shtëpi, për pemën e madhe në trungun e së cilës kishte vendosur shilarësen, për ato mëngjeset kur e zgjonte dielli e për ato netë kur e zinte gjumi duke dëgjuar shiun.
Buzëqeshi lehtë e kontrolloi pranë derës për çelësin. Diku duhej ta kishte vendosur.
Hapi derën e drunjtë e mbajti frymën kur u krijua ajo zhurma e lehtë e bravës së hapur.Hyri brenda e mori frymë thellë. Nëpër dhomë kudo mbizotëronte një shtresë e trashë pluhuri. Teshtiu disa herë prej alergjisë ndaj pluhurave e hapi të gjitha dritaret e dyert që të hynte ajër i freskët.
Ajo shtëpi kishte nevojë të pastrohej me themele.Çuditërisht, kur vështroi tavolinën, vuri re disa shenja gishtërinjsh. Zemra i rrahu fort. Vështroi edhe njëherë tjetër në dhomë e në ato momente dëgjoi disa zhurma të lehta që vinin prej dhomës së gjumit. U frikësua.
S'lëvizi dot prej vendit. Këmbët i ishin ngulur në tokë.Hapa të ngadaltë po preknin parketin e drunjtë e zhurmat sa vinin e dëgjoheshin më qartë. Papritur ndaluan. S'ishte kthyer për të parë se kush ishte në dhomë. Filloi të kthehej kur s'mund të qëndronte më ashtu. Bënte kthesa tepër të ngathëta, sikur përtonte, por e vërteta ishte se nuk donte te dinte se më kë mund të përballej.
Ngriu në vend. Çdo qelizë e trupit iu tensionua. Truri gati po çmendej prej komandave të shumta, ndërsa zemra gati po i dilte prej kraharorit.
Kishte frikë të mbyllte sytë. Kishte frikë të lëvizte. I dukej sikur ai mund të zhdukej. Sikur ajo që po shikonte ishte vetëm një iluzion i mendjes së saj. Por sytë po i digjnin e kapakët e syve iu mbyllën vetë.
Dhe ai ishte përsëri aty. S'ishte larguar.
Në fytyrë mbante një buzëqeshje të ëmbël, më të ëmblën që kishte patur ndonjëherë. Sytë i kishte të përmalluar, me ndjenja të panumërta brenda.Ajo bëri një hap ngadalë drejt tij. Sytë s'ia ndante. Bëri edhe një hap tjetër. Akoma mendonte se ai mund të zhdukej. Edhe një hap tjetër. Edhe një tjetër. E më pas vrapoi drejt tij duke qarë e përfundoi duke e përqafuar fort e plot mall.
Po, ishte ai. Xhejdëni i saj. Ai ishte gjallë. S'kishte vdekur.
Xhejdëni u ngjall...
Tagu i parë është për Elkeda, që më bëri kot bllok se Xhejdëni gjatë tërëëë kohës ka qenë gjallë, që do të thotë se edhe kur unë u thosha që kishte vdekur ai ka qenë top fare😂 Top s'ishte se ishte me një këmbë në varr po ç'rëndësi ka😂
Tagu i dytë është për Asiapp, e cila e tha vetë me gojën e saj që po të isha djalë do më kishte dhënë ndonjë grusht të mirë fytyrës ngaqë "vrava" Xhejdënin😂😂 Falë Zotit jam femër...
Dhe tagu i tretë është për AnalisaElami që besoj se në këto momente do jetë plotësisht e zhgënjyer dhe ndoshta edhe duke më sharë😂😂
Plus shkojnë tage të padukshme edhe për të gjithë ata të tjerët që kanë vuajtur vdekjen imagjinare të Xhejdënit😂
Unë s'bëj dot libra me funde të hidhura njerëz, mbajeni mend këtë gjë😛
YOU ARE READING
I ndaluari
WerewolfIu duk sikur për disa çaste nuk mund të merrte dot frymë. Ndjeu një ngushtim në zemër, një ndjenjë faji e pendese që s'e dinte se nga i buronin. Fjalët kishin vendosur të largoheshin e po i dukej vetja memece. Hapte e mbyllte gojën, por në fund përf...