U futen ne dhome dhe Dioni u ul ne krevat ndersa Doris po rrinte ne kembe.
-Eja ulu - i tha dhe u kthye me fytyre nga ajo.
- Cfare do bejme ne te dy? - pyeti me zerin e lenduar ajo dhe duke e pare drejt ne sy.
- Nuk e di. As vete nuk e di.
- Degjo Dion. Besoj se e merr me mend se nuk jam ketu para teje me deshiren time. Mund ta kem imagjinuar jeten time ne shume vizione vetem kshu jo. Doja te vazhdoja shkollen dreqi e mori. Doja te shijoja jeten. Te isha dhe une si gjithe te tjerat por jo.
- Po ti mendon se doja une ta burgosja veten ne kete moshe? - foli i acaruar por me ze te ulet.
- Une nuk jam burg as liri.
- Ok do e bejme keshtu. Ti do kesh jeten tende une timen.
- Nuk te kuptova?!
- Eshte e thjeshte. Ti do te vazhdosh shkollen apo jo? -(pohoi me koke) - ne rregull pra . Ti do vazhdosh shkollen , do ndjekesh endrrat, do gjesh dashurine e jetes e ca te duash dhe une s'do behem pengese e as ti s'do besh asgje ne lidhje me mua. Une do vazhdoj te jetoj jeten time. E vetmja gje qe do ta lidhe do jete kjo unaza ketu dhe nje firme qe do hedhim ditet ne vazhdim.
- Mendoj... Se eshte ide e mire. - foli ajo teksa po mendohej mbi ato qe ai kishte thene. Ishte fiks ajo qe kishte enderruar gjithmone.
- Epo... Po kete ceshtjen e... dhomes si do ia bejme?
- Epo ketu skam asnje mendim sepse familja ime sduhet te dyshoje. Keshtu qe jemi te detyruar te ndajme te njejten dhome po pa merak jemi aq te rritur sa ta kontrollojme veten.
- Normali...sht. - foli duke u skuqur pak e ai vetem buzeqeshi.
- Merr keto rroba dhe nderrohu - tha duke i zgjatur disa nga rrobat e tij.
- Faleminderit - tha lehte dhe u fut ne banje te nderrohej. Pa veten njehere ne pasqyre dhe buzeqeshi lehte. Ndoshta kjo fejese nuk do ishte aq fatkeqe per te. Ndoshta do ishte nje shenje e mire per jeten e saj. Doli nga banjoja pa qe ai ishte shtrire ne cep te krevatit. U ul avash te mos ndihej dhe ai jo se nuk e ndjeu pranine e saj por beri sikur e kishte zene gjumi per te mos e vene me shume ne siklet e ne fakt ate nate asnjeri skishte gjume. Mendonin te dy se si do vijonte jeta e tyre pas te sotshmes. Nje Doris qe mendonte suksesin qe e priste e nje Dion qe mendonte si do vazhdonte pas atyre premtimeve ne thonjeza qe i kishte bere asaj femre. A do ishte valle aq e thjeshte sa i ishte dukur ne fillim ? A do ishte njelloj? Uronte te ishte ashtu. Edhe pse e dinte te sigurt me jete se jo. E dinte qe kur kishte pare per here te pare syte e saj. Por ja qe ishte treguar budalla qe heren e pare. Thjesht shpresonte qe te ishte vetem nje paranoje.
YOU ARE READING
Jo Thjesht Nje Marreveshje
RomanceNje martese e planifikuar qe lidh dy te rinj dhe ndryshon 2 jete... Per te mire apo per te keq kjo mbetet per tu pare! . ▪Completed . .. ... All Rights Reserved ©