Kapitulli 22

1.2K 54 11
                                    

Teksa te gjithe prisnin qe drita ne mes te skenes te ndizej serish asnje drite nuk u ndez.
Nje ze u degjua ama nuk ishte zeri qe Dioni dhe asnje tjeter priste te degjohej.
Dion, dashuria ime e vetme.
Personi i vetem qe me ben te ndihem e vecante.
Erdha. Jam ketu me ty, per ty kunder gjithckaje.
Nuk ka asgje ne bote qe na ndan apo jo dashuri?
Edhe 100 vite te lumtura se bashku.
Them se bashku sepse e di se do me falesh. Un besoj te dashuria jone dhe e di se do ia dalim.
Me fal dhe te dua.
Pasi degjoi keto fjale nga personi qe rrinte ne erresire zemra po i rrihte fort ama nuk e kuptoi pse nuk ndjeu si me pare.
Ishte nje lloj ndjenje e cuditshme. Nuk po e kuptonte me a ish dashni a urrejtje? Valle kaq afer qendronin keto dy skaje aq te largeta.
Kur dritat u ndezen Doris qendronte ne mes te skenes. Nje lot i rrodhi nga syte ama buzeqeshi lehte. Po e vriste shpirtin e saj me vetedije ama qendroi. Qendroi per hir te asaj familjeje. E kuptoi shume mire se kush foli ama nese te ftuarit do e kuptonin kete do ishte fundi i gjithckaje.
E Dioni kur pa ate veprim te sajin ndjeu krenari per femren qe kishte ne krah. U afrua dhe e perqafoi.
- Te betohem nuk e dija - i tha lehte.
- Ska gje Dion. Mos u tensiono. - i tha duke sforcuar nje buzeqeshje.
Mbremja po kalonte e qete nen ritmet e muzikes.
Nga fundi te ftuarit filluan te largoheshin dhe Dioni sapo gjeti mundesine u largua ne dhomen e tij ku e dinte ke do gjente.
Edhe kjo i ra ne sy Dorisit. Dhe e vrau.
Ne dhomen qe deri dje e ndanin bashke duke u munduar te donin njeri tjetrin sot ai do e ndante me nje tjeter.
Me dike qe zemra e tij nuk pranonte ta nxirrte jashte.
Me dike qe kishte vendin qe ajo donte te kishte ne shpirtin e tij.
E ajo? Ajo serish mbeti femra e shitur nga familja. Thjesht pale e nje marreveshjeje.
Pa rreth e rrotull dhe gjithcka iu duk aq e huaj aq e larget.
Iu duk vetja e tepert dhe nuk po duronte me.
Sikur ishte me fustan nisi te dilte jashte.
- Doris ku po shkon? - e pyeti Deni.
- Po dal te marr pak ajer. - genjeu.
- A je mire?
- Po po mos u shqeteso. Kthehem shpejt. - i tha por qe skishte ndermend ta bente.
Kaloi hyrjen e shtepise dhe doli ne rruge.
Filloi te vraponte larg asaj shtepie ama spo e lenin takat. I hoqi dhe i la ne rruge duke lene ftohtesine e dimrit ti mpinte kembet. Frynte nje ere e ftohte por jo me e ftohte se ajo qe ndjente ne keto momente.
Kur e pa se smundej me u ul ne borduren anash rruges dhe filloi te qante me ze.Ngriti syte nga qielli dhe filloi te bertiste:
" Pse tregohesh gjithmone aq i pashpirt me mua Zott?
Cfare kam bere per ta merituar kete?
Pse me solle ne jete kur e dije se familja do me hidhte si plehre? Pse me bere te dashuroheshe kur e dije se eshte e pamundur nje dashuri e tille ? Pseee?
A s'kam te drejte te jetoj dhe un?
Pse nuk me merr me vete Zot? "
U ngrit ngadale dhe filloi te zvarriste kembet drejt vendit qe ishte betuar te mos shkelte me. Pas pak minutash u gjend para shtepise se saj.

Jo Thjesht Nje MarreveshjeWhere stories live. Discover now