Data shenonte 25 janar dhe sot ishte ditelindja e Dionit.
Doriss dhe Deni kishin menduar gjithcka deri ne detajin e fundit.
U zgjuan ne mengjes si gjithmone dhe te gjithe vazhduan rutinen si perdite.
Te gjithe pervec Dionit, i cili sillej si i hutuar neper shtepi sepse nuk po e kuptonte kete mosreagim nga familjaret e tij.
Mire te tjeret por as Deni nuk po e kujtonte?!
Ajo qe e kishte uruar per cdo vit e para?!
Nuk eshte se nuk dyshoi per ndonje organizim por serish injorimi i tyre e vinte shume ne pikepyetje.
U ulen te hanin mengjes dhe po bisedonin gjera mjaft normale.
"Me siguri e kane harruar" - mendoi Dioni dhe ishte pakez i lumtur per kete sepse nuk donte te vihej ne qender te vemendjes keto kohe.
Pas mengjesit te gjithe u shperndane ne punet e tyre. Nderkohe Deni dhe Doriss filluan me pergatitjet e dekorit dhe ushqimit normalisht qe me firmat me te mira sepse donin qe gjithcka te ishte perfekte per mashkullin qe te dyja donin me shume ne jete.
Po afronte darka dhe cdo gje ishte gati.
Te ftuarit kishin arritur dhe tani po prisnin vetem Dionin, i cili nuk vonoi shume.
Parkoi makinen dhe pa dritat fikur.
Pa oren dhe ishte heret, pra s'mund te kishin fjetur. Filloi te buzeqeshte sepse nuk ishte i vogel. E kuptoi pa hyre brenda gjithcka por serish vendosi te ndjeke lojen e Denit dhe Dorissit e te bente te paditurin.
Hapi deren dhe nderkohe qe priste te shperthente zhurma klishe me kengen e ditelindjes nuk ndodhi aspak ashtu. As dritat nuk u ndezen sic ndodh zakonisht por vetem nje drite e vogel nga nje cep i tavanit ndricoi silueten e tij dhe nje drite tjeter ndricoi mesin e sallonit ku u duk babai i tij.
- Dion , biri im...
Kam kaq shume per te thene per ty..,
Fillimisht te kerkoj falje qe kam ndikuar ne jeten tende por me beso gjithmone e kam bere duke menduar me te miren per ty.
E dyta te falenderoj pafundesisht qe po ndjek hapat e familjes dhe po na ben krenare te gjithve.
Kur te shoh ty ndihem i qete te largohem qe tani nga kjo bote sepse e di se familja ime eshte ne duar te sigurta. Gezuar ditelindjen bir! Te dua. - mbylli fjalimin e tij ai dhe Dionit po i rrihte zemra fort.
Drita e vogel u fik per pak dhe kur u ndez ne mes te skenes qendronte mamaja e Dionit.
- Biri im i bukur, gezimi im i pare,,,
Nuk ia ke idene sa e lumtur kam qene kur te kam marre per here te pare ne krahet e mij. Atehere ke qen sa nje pellembe e sot je bere burre. Kur u rrite kaq shpejt xhanem?
Ndoshta te kemi merzitur ndonjehere por dije qe ti je drita e syve tane. Te duam pafund.
Ma gezofsh ditelindjen bir, sot e 100 vjet...
Drita u fik dhe u ndez serisht...
Vendin e se emes e kishte zene Deni.
-He acarues mendove se e harrova ditelindjen e personit me te shpifur ne bote? Personit qe grrices, me budalla, me te bukur, me te dashur dhe me te mire ne bote?!
Mund te harroj gjithcka gomar por ty kurre! Edhe sikur te dua nuk i harroj dot cdo cast qe kemi kaluar bashke.
Nuk ta them shpesh por je bekimi i jetes time Dion.
Jam me fat qe jam motra e nje personi si ti. Faleminderit qe ekziston majmun! Edhe 100 vite e te paca tan jeten.
Te do Deni shum shum shum. - teksa Deni perfundoi fjalet ne syte e te dyve kishte lot. Lot gezimi.
Nderkohe drita e vogel qe ndiconte mesin e sallonit u fik perseri.
YOU ARE READING
Jo Thjesht Nje Marreveshje
RomanceNje martese e planifikuar qe lidh dy te rinj dhe ndryshon 2 jete... Per te mire apo per te keq kjo mbetet per tu pare! . ▪Completed . .. ... All Rights Reserved ©