Kapitulli 2

1.6K 66 2
                                    

Dera trokiti... Momenti erdhi. E ema i tha te hapte deren. Shtrengoi nje here syte fort per te mos lejuar lotet ta tradhtonin. Po dridhej. Jo nga te ftohtet, jo nga emocionet... Nga frika. Kishte frike me ate qe do perballej. Hapi deren dhe para saj u shfaqen 4 persona.
I takoi te gjithe me radhe dhe ne fund qendronte nje djale rreth te 25-ve me nje tufe trendafila. E mori me mend se ai ishte i paracaktuari per te. Ngriti syte dhe e pa drejt. Si te kerkonte shpetim te ai person. Donte t'i thoshte ta ndalonte kete marrezi pasi ajo nuk kishte aq force por asgje. Syte e tij ishin ... BOSH!
Pa folur ende asnje fjale ajo u lendua nga ai. Me vetem nje veshtrim qe i tregoi se marrezia s'kishte fund.
- Oo Bashkim kohe e gjate pa u pare mik. - foli babai i saj.
- Eh miku im keshtu na erdhen punet. Po ja qe u takuam.
- Eh fjala eshte fjale.
- E besa, bese.
- Edhe femijet lodrat tuaja- peshperiti ajo pa e degjuar askush.
Pasi mbaruan ato muhabetet rreth e qark dolen direkt ne teme.
- Atehere sic e dini sot jemi ketu per te kerkuar doren e vajzes suaj per djalin tone Dionin.
- Ju e dini qe une ju respektoj shume por fillimisht dua te pyesim vajzen - tha i ati formalisht teksa i hodhi nje veshtrim te ftohte
Pa nga e ema e cila i mbante syte perdhe por nuk iu dhimbs aspak ashtu sikur asaj nuk po i dhimbsej jeta e se bijes. Pa nga Dioni qe po e shihte me ngulm. Dukej qarte se edhe ai e konsideronte budallallek kete qe po ndodhte.
- Po! Pranoj ! - tha me gjysme zeri dhe uli syte per te mos pare zhgenjimin ne syte e tij.
-Atehere se shpejti do bejme nje ceremoni per fejesen. Deri atehere po mendoja qe Dorisi te vije me ne dhe ne kete menyre do njihet me mire dhe me Dionin. - tha Alfonsi.
Pa njehere nga babai i saj por asnje shikim e asnje fjale e saj nuk kishte pike kuptimi ne syte e tij.
- Patjeter - tha ai - tani eshte vajza juaj.
-Posi , mezi priste te me hiqte qafe - mendoi me vete.
- Une mendoj se kjo po merr nje rrjedhe te gabuar. - foli Dioni me ne fund duke ndezur nje fije shprese ne zemren e saj. Nje rrahje ndryshe. - Nuk eshte Bashkimi ai qe duhet pyetur mbi kete ceshtje , eshte Dorisi.
Sa do kundershtonte ishte e ema ajo qe foli
- Jam e sigurt se edhe Doris do vije. - tha duke e pare drejt ne sy dhe ajo vetem pranoi.
-Atehere Dion ti merr makinen dhe nisu me Dorisin ndersa ne po marrim nje taksi. - foli Arta , mamaja e tij dhe ashtu bene.
Hipen ne makine dhe asnjeri s'po fliste. Fundja c'mund te flisje me dike qe e ke njohur para pak minutash dhe tani konsiderohej si e fejuara e tij?!
Arriten para shtepise se tij dhe dukej hapur se ishin te pasur. Gjate gjithe rruges nuk shkembyen qofte as edhe 1 fjale. Hyne brenda dhe ajo rrinte si e hutuar duke mos ditur nga te shkonte.
- Eja- i tha lehte dhe e drejtoi per ne dhomen e tij.

Jo Thjesht Nje MarreveshjeWhere stories live. Discover now