Dolen nga shtepia me Heljosin dhe e kishte marre malli aq shume sa donte me mos i ndahej nga krahet. Ta perqafonte ate per te shuar mallin dhe per te sheruar cdo plage ne shpirtin e saj. Por ne vend te kesaj qendronte si e ngrire teksa ecte perkrah tij. E ndjente veten fajtore qe s'i kishte treguar per gjithcka qe kishte ndodhur ne jeten e saj.
Po ecnin ne makine dhe ajo kishte mbeshtetur koken ne xham e ai nuk po fliste asnje fjale.
E indiferenca e tij ate po e vriste me shume. Teksa po i afroheshin shtepise para syve iu shfaq parku i lodrave ku loznin gjithmone kur ishin femije. Papritur nje lot i ra nga shte kur kujtoi cdo moment qe kishte kaluar me te vellane... Por ... Por edhe endrrat qe kishte thurur per familjen e saj me Dionin. Endrra qe ai do i realizonte me Nesin tashme. Te pakten Doris keshtu mendonte.
- Ndalo ! - i foli prere Heljosit.
- Cfare? - pyeti ai duke mos e kuptuar.
- Ndalo Heljos! Hape krahun! - tha teksa lotet nuk kishin ndermend te pushonin. Ai beri sic i tha ajo dhe po i dhimbte shpirti ta shikonte Dorissin e tij ne ate gjendje.
- Doriss - peshperiti lehte.
- Me fal Heljos, te lutem me fal. Mund te duroj gjithcka vetem zemerimin tend jo. E mban mend kur me mbaje me ore te tera aty se mos bija nga rreshqitsja?! Po atehere kur u zure me Albin vetem se nuk po me lironte lisharesen? E mban mend sa here jemi fshehur pas asaj pemes qe te mos na gjente babi ndryshe do me rrihte pse jemi vonuar? E gjithmone me mbroje ti... "U vonova une xhaxha "- thoje vetem e vetem qe te mos lendohesha une edhe pse i gjithe faji ishte i imi qe nuk shkeputesha nga ky park. Po atehere kur u rrezova dhe me shume po qaje ti sesa une e mban mend?! Epo une dua serish ate Heljosin e perhershem. E di se kam gabuar ama po me digjet shpirti te te perqafoj tani qe te kam afer dhe kam frike ta bej. Nuk mundem sepse kam frike se nuk do me perqafosh me si me pare. E ate nuk e duroj dot. Sidomos tani qe ndihem me e thyer se kurre. - u shpreh Doriss dhe Heljosi mezi po i mbante lotet te mos qante bashke me te.
- Ti e di se je budallaqe Doriss? Si mund te mos e perqafoj une dashurine time te vogel, engjellin tim?
Ne fakt une jam fajtori ne kete mes qe nuk e kuptova qe ate nate qe me telefonove se dicka nuk shkon. Jam un fajtori qe nuk te mbrojta dot nga Dioni ashtu sic te mbroja nga Albi dikur.
Fajtor jam vetem une qe motra ime sot derdh lot. - tha Heljosi dhe asnjeri nuk foli me vetem u perqafuan si atehere kur ishin femije. Si atehere kur u ndane ne aeroport. Sepse nuk ka dashuri me te madhe se mes nje vellai dhe nje motre.
YOU ARE READING
Jo Thjesht Nje Marreveshje
RomanceNje martese e planifikuar qe lidh dy te rinj dhe ndryshon 2 jete... Per te mire apo per te keq kjo mbetet per tu pare! . ▪Completed . .. ... All Rights Reserved ©