- Doriss - foli me ze te ulet dhe iu afrua afer.
- Dion - foli duke mos iu besuar syve.
- Ufff mendova se te ndodhi dicka. Pse ike Doriss?
- Si mendon ti? Me degjo Dion, Te dua! Te dua ore! Me shume se gjithcka ne kete bote te dua ty! Dua cdo cep te fytyres tende! Dua cdo rrahje te zemres tende! Te dua ty dhe gjithcka tenden! Nje nder to edhe menyren se si ti dashuron! Une te dua por nuk nuk jam femije. E pashe si te ndrisnin syte teksa ajo po fliste. E pashe si shkove pas saj. Nuk dua te jem pengese ne jeten tende. Ti gabove qe u martove me mua njelloj sic ajo gaboi qe te tradhtoi.
Tashme jeni baras. Dhe mua sme takon te jem e treta ne ate histori edhe perpos gjithckaje qe ndjej.
Ndiq zemren Dion.
- Ashtu sic po ben ti tani? Po hedh poshte cdo ndjenje? Po dorezohesh pa luftuar? Pra aq shume me do sa po me largon menjehere ne krahet e saj?- teksa tha keto fjale nje pike loti i rrodhi ne faqe. Cdo fjale qe po thuhej ate nate po ia largonte me shume mjegullen nga mendja e nga zemra.
- Dashuria eshte lufte qe mbaron pa nisur ende Dion. - tha Doriss dhe buzeqeshi mes lotesh.
- Ne dashuri ose do jesh i fituar qe ne fillim ose je i humbur. Si une. Duke e ditur se eshte dashuri e pamundur nuk e ndalova dot veten te dashurohem me ty. Pra hyra ne lufte duke e ditur se jam e humbur.
- E ke gabim vogelushe. Dashuria te ben te luftosh kunder rrymes. Edhe une hyra si i fituar ne ate lufte. Mendoja se kisha gjetur dashurine e jetes. E si dola? I tradhtuar. Me thike pas shpine. E di cfare Doriss? Nuk jemi aspak ne te njejtat pozita. Une isha i detyruar te pranoja te martohesha per te miren e saj. Fundja ishte nje martese me afat pastaj gjithcka do te shkonte ne vendin e duhur. Ndersa tradhtia? Tradhtia s'ka cmim as justifikim! Dhe te jesh e bindur edhe ajo qe ndodhi eshte mashtrim. Kush te tradhton njehere e ben serish Doris, ama Zoti nuk e le ne rruge drejtesine. Dola me thike pas shpine ama dola nga ferri ne parajse.
Sonte une nuk prita Nesilden. Sonte prita qe drita e vockel te ndriconte mesin e skenes. Prita te degjoja zerin tend. Prita te shoh syte e tu.
Doriss une nuk dua njerez qe qendrojne prane meje te fshehur. Nuk dua njerez tradhtare. Dua ate femren qe edhe pse e thyer qendroi krenare kur dritat ndricuan vendin.
Dua ate femren qe me ben te lumtur me gjeste te vogla por te mrekullueshme. Te dua ty Doriss! Dhe jam i bindur per kete. Ndoshta ishte e nevojshme ky rikthim i saj per te larguar cdo dyshim nga zemra. Nuk them se nuk e desha. E desha me shume se gjithcka por e theksoj e desha. Tashme gjithcka ka mbetur jane kujtimet. Ne smund te kemi nje te tashme as nje te ardhme te lumtur me dike qe pret rastin te te godase. Ajo nuk eshte dashuri.
Dashuri eshte te qendrosh. Ti me mesove c'eshte dashuria me qendrimin tend. Edhe pse nuk u solla kurre sic duhet. Edhe pse nuk te premtova nje te ardhme te sigurt. Edhe pse ste premtova dashuri ti qendrove. Dhe kjo per mua vlen me shume se gjithcka. E tani qe gjithcka dua je ti mos e lendo as veten as mua.
Te dua prane si cdo here. Te dua! - perfundoi Dioni dhe e perqafoi aq fort sikur te kishte frike se po ta leshonte ajo do i largohej!
YOU ARE READING
Jo Thjesht Nje Marreveshje
RomanceNje martese e planifikuar qe lidh dy te rinj dhe ndryshon 2 jete... Per te mire apo per te keq kjo mbetet per tu pare! . ▪Completed . .. ... All Rights Reserved ©