Degjoi te bertituren e Denit dhe vrapoi menjehere pas saj. Ndali pak kur e pa ate te shtrire per toke por u kthjellua shpejt dhe u afrua afer tyre.
Po mundoheshin ta sillnin ne vete por s'po permendej.
- Merr shishen e ujit ne makine. - tha Dioni dhe Deni ashtu beri.
Dhe sapo uji ra ne kontakt me fytyren e saj filloi te reagonte. Pas pak minutash erdhi ne vete dhe Deni po ngulmonte ta conin ne spital.
- Of off Den jo pra. Te thashe nuk kam gje.
- Si nuk ke gje?! Ty te ra te fiket para syve te mi e me thua skam gje. Jo jo do shkojme ne spital.
- Te lutem. Jam vetem pak e lodhur dua te pushoj. Te lutem. - i tha gati duke e pergjeruar dhe tjetra u detyrua te pranonte. Hipen ne makine dhe arriten shpejt para shtepise se saj.
- Faleminderit per diten dhe me falni qe iu shqetesova. - pershendeti me miresjellje.
- Asgje. Faleminderit ty. - tha Deni ndersa Dioni vetem sa e pa ne sy dhe nuk tha asnje fjale e ajo vetem i buzeqeshi lehte si per ti thene se gjithcka ishte ne rregull.
U fut ne shtepi dhe si shume here nuk ishte askush aty qe mund te shqetesohej per te.
Nuk hengri asgje dhe shkoi ne dhomen e saj.
Nga mbremja ai e mori ne telefon.
- Ckemi!- i tha lehte.
- Mirmbrema- e pershendeti dhe ajo.
- Une..hmmm,.. Mora per te te kerkuar falje. Per ate qe ndodhi ne dreke...
- Hahaha ne fakt jam un ajo qe duhet te kerkoj falje. Nuk duhet te kisha reaguar ashtu. Fundja eshte jeta jote dhe zgjedhjet e tua. Vetem se kam qene shume e stresuar kohet e fundit dhe nuk e di , pa dashje shfryva te ti.
- Te kuptoj shume mire. Edhe une jam po aq i stresuar.
- Sa e cuditshme apo jo?
- Cfare?
- Epo ja pas 48 oresh do jemi te martuar dhe ne te njejten dhome. Dmth kur jemi stresuar qe tani vaj halli me pas.
- Hahahahha ti mendon shume Doris. Por besoj se do jete me e lehte. Ne i dime qellimet e njeri tjetrit dhe do e njohim njeri tjetrin edhe me shume. Te pakten atehere disa barriera do zhduken.
- Pa diskutim ajo pjese. Por ka edhe dicka?
- Me thuaj.
- Mendoj se... Ardenisa duhet ta dije cfare ndodh me ne sepse eshte 24 ore afer dhe nese ajo dyshon do e diskutoje me te shtepise dhe kam frike se do rendohet situata.
- Ne fakt ate po mendoja dhe une. Ne fund te fundit edhe pse te ka shume qejf mendoj se do na kuptoje.
- Eshte femer dhe do me kuptoje shume mire pastaj ty edhe me mire sepse askush nuk te njeh me mire se ajo. Do doja dhe une te kisha nje vella ose nje moter 😞
- Pse nuk ke ?!
- Kam nje vella. Dmth jo vella biologjik por vella shpirti. Kusheriri. Jemi rritur bashke dhe ai ka qene mburoja ime per gjithcka deri .. Deri para 2 vitesh kur u largua ne Itali. Qe atehere nuk eshte se flasim shume. Ne fillim nuk i flisja une sepse u merzita shume qe iku. Pastaj ai filloi pune dhe gjerat u ftohen. Por e dua ende kaq shume. Dhe me ka marre malli pafund per te.
-E kuptoj. Nuk do vije per dasem?
- Hehe mendon se ai e di per kete?
- Cfare?!
- Nese Heljosi do e dinte per kete marrezi nuk do e pranonte kurre Dion. Sepse ekziston dicka mes nesh qe quhet vellazeri dhe ne nuk e leme kurre njeri-tjertin ne balte. Edhe nese na duhet te sakrifikojme gjithcka. Dhe kjo eshte pikerisht arsyeja qe nuk i kam treguar. Nese ai e merr vesh do lere pas gjithcka vetem qe te me shpetoje mua.
- Po ti nuk po vdes moj Doris. Thjesht po martohesh.
- Epo Dion ai i di endrrat e mia per princin e kalter. Ai e njeh motren e tij me shume se sa e njoh un veten.
- Aha. - tha thjesht dhe sforcoi nje buzeqeshje. - Neser ke proven e fustanit apo jo?
- Po.
- Ne rregull aty do te te sjell edhe kontraten.
- K..kontraten?! Cfare kontrate?
- Kontraten paramartesore Doris. Ne sdo kemi nje deri sa vdekja t'iu ndaje,,, do kemi nje deri sa kjo marreveshje te skadoje.
- Ku i dihet ?! - peshperiti.
- Cfare the?
- Thash ne rregull. E sa zgjat kontrata?!
- Deri sa e gjithe trashegimia te mbetet ne doren time. Por pa merak do kesh dhe ti perfitimet e tua nga e gjithe kjo katrahure.
"Qekur jeta ime u kthye ne bizness?!" - deshi ta pyese por thjesht pyeti veten.
- Ne rregull atehere. Une po fle. Shihemi neser.
- Shihemi. Naten
- Naten e mire.
YOU ARE READING
Jo Thjesht Nje Marreveshje
RomanceNje martese e planifikuar qe lidh dy te rinj dhe ndryshon 2 jete... Per te mire apo per te keq kjo mbetet per tu pare! . ▪Completed . .. ... All Rights Reserved ©