Deshi te vraponte drejt saj. Ta perqafonte. T'ia mbante doren fort. Te mos e lejonte te ikte. Te mos lejonte qe dashuria e tyre te percahej. Por ajo qe pa i dhembi me shume se largimi i saj. Nesi i tij nuk ishte vetem. Ne krahet e saj qendronte nje tjeter mashkull qe po e bente te buzeqeshte. Buzeqeshje qe atij i erdhi si thike pas shpine.
Mezi po permbahej te mos nxirrte lot.
-Neesss - bertiti mes njerezve dhe ajo u kthye e prere ne fytyre.
Shkoi afer saj duke shpresuar se po shihte thjesht makth.
- Cfare do me thene kjo Nes?
- D..d.dion...
- Cfare Dion ?! Me thuaj se eshte shaka te lutem. Ti nuk je e tille. Nesi im sma ben kete.
- E jotja?! Ajo s'ka qene kurre e jotja. Po ti je aq budalla dhe i verber sa se ke vene re kurre. - foli djali perballe.
E pa dhe njehere drejt ne sy e ajo vetem uli koken.
- Pra gjithcka ka qene plan apo jo? Qe te refuzimet e tua? Cdo moment e cdo nate ka qene vetem pjese e nje plani te flliqur per ca para te ndyra?! Pra sme ke dashur kurre keshtu.
- Me fal. - tha ajo me gjysme zeri e ai vetem nxorri nje cek nga xhepi. Plotesojeni vete vetem mos me dil me kurre para syve- i tha me syte e skuqur nga dhimbja. Dhe nderkohe ne sfond u degjua thirrja e fundit per pasagjeret e avionit.
Ato iken e ai ngeli aty. I vrare. I tradhtuar. Sepse ne jete asgje nuk eshte ashtu sic duket. Ai qe shitet si engjell mund te te dergoje ne ferr pa e menduar 2 here.
E per te edhe ferri ishte me i dashur se kjo dhimbje qe e kishte pushtuar. Ama u betua. U betua se nuk do te donte me njeri. Nuk do lejonte me qe nje tjeter thike pas shpine ta vriste.
Tani do ishte ai Dioni qe skishte pare askush. E derguan ne ferr dhe ai do behej kryetari i tij. Shtrengoi grushtet dhe u nis drejt kompanise.
Zemerimi dhe urrejtja i dallohej ne sy.
Duke ecur pa pare as para as mbrapa u perplas me nje nga punonjeset.
- Mm.me falni
- Ca te fal? Ku i ke syteeee? - bertiti duke marre gjithe vemendjen e kompanise.
- Hiqmu sysh. Po ju te tjeret ca keni qe shihni? Ne pune tani.Nervat qe kishte me veten po ia nxirrte cdo lloj njeriu te mundshem qe i dilte perpara.
Gjate mbremjes u kthye ne shtepi dhe kesaj radhe ishte esell. Ishte i vrare por nuk e lejonte krenaria ti gjunjezohej dhe alkoolit. Hyri ne dhome dhe po qendronte ne ballkon nderkohe qe Doris po ndihmonte me punet e darkes. Sapo e pa Dionin i shkoi afer.
- H si shkoi ? - e pyeti duke buzeqeshur lehte e ai e pa ftohte.
- Me fal?! I kemi ndare gjerat qe ne fillim zonjushe. Shkoi si shkoi ty ste hyn gje ne xhep. Eshte jeta ime dhe qendro larg saj. Na lidh vetem nje cope leter. Asgje me shume. - i foli me nje vrazhdesi si kurre me pare duke e lene si te mpire para tij.
- Oo te kerkoj ndjese zoteri i nderuar. Mendova se ishim shoke.
- Ne te dy nuk jemi asgjeee. - ngriti zerin e ajo u dridh nga frika.
- Naten e mire - tha me gjysme zeri dhe u largua e habitur dhe njekohsisht e lenduar nga menyra se si Dioni po ndryshonte cdo dite e me shume.
YOU ARE READING
Jo Thjesht Nje Marreveshje
RomanceNje martese e planifikuar qe lidh dy te rinj dhe ndryshon 2 jete... Per te mire apo per te keq kjo mbetet per tu pare! . ▪Completed . .. ... All Rights Reserved ©