Per here te pare, per here te pare ne jete me ne fund ishte e lumtur.
Me ne fund kishte nje dore qe mbante fort te sajen. Me ne fund kishte dy sy qe e shikonin si dicka te vlefshme. Me ne fund kishte nje shpatull ku mund te qante lirisht. Me ne fund,,. Kishte nje zemer qe sa kishte filluar te rrihte per te sepse te themi e donte ishte ende heret dhe Doriss ishte e vetedijshme per kete, por nuk donte ta humbiste. Nese do ishte e shkruar edhe dashuria do vinte me pas por te pakten ishte e vendosur ta shfrytezonte kete mundesi. Ishte gati te sakrifikonte gjithcka per ti treguar atij se donte dhe se do ishte aty per te gjate gjithe jetes nese ai do kishte nevoje per te.
Dolen te perqafuar nga dhoma dhe iu bashkuan serisht te tjereve.
Te tjeret buzeqeshen si gjithmone ndersa Deni shqeu syte dhe per nje moment filloi te mendonte se ishte nje nder aktrimet e tyre.
Levizi pak koken drejt Dorissit ne menyre qe ta pyeste se cfare po ndodhte e tjetra vetem puliti qerpiket per te thene se gjithcka ishte ne rregull.
Pervec prezences se prinderve te saj. Ndoshta tani gjerat mes saj dhe Dionit po rregulloheshin por ajo nuk i harronte dot 19 vjet te kaluara pa dashuri, 19 vjet pa marre nje perkedhelje, 19 vjet te rreme sepse kishte qene vetem nje e huaj ne ate te ashtuquajturen familje.
Mezi po permbahej te mos shperthente teksa ato flisnin me nje afrimitet aq te madh.
Sikur te me kishi folur te pakten nje here ne jete keshtu....sikur te me kishi dashur njehere ne jete.., sikur te me kishit perqafuar qofte edhe njehere - donte t'iu thoshte e duke menduar keto nje lot deshi te dilte nga syte e saj por ajo e fshiu me shume mjeshteri. Nuk do e lejonte veten te derdhte lot per njerez qe nuk ia vlejne tani e tutje. E ai veprim nuk kaloi pa u vene re nga Dioni i cili e kuptoi menjehere tensionin te Doriss. I shtrengoi doren qe i dridhej dhe u ngrit ne kembe.
- Ne po dalim! - tha duke buzeqeshur dhe pa pritur pergjigjen e te tjereve e terhoqi me kujdes dhe dolen jashte.
- Sa shpejt fillove te behesh hero, supermen. - foli Doris duke qeshur.
- Ta thashe dhe me pare nuk ka njeri ne bote qe do mund te sjelle me lot ne syte e tu dritez. Qofshin ato edhe prinderit e tu une nuk do i lejoj. - tha dhe e perqafoi.
Teksa ecnin rruges Doris papritur ndaloi.
- Pse ndalove?
- Dion dua te me premtosh dicka - i tha duke e pare ne sy.
- Cfare?
- Eja te ulemi fillimisht.
Tani une e di se di nuk me dashuron. Fundja dashuria nuk esht dicka qe lind sot per neser. Nuk je sjelle si duhet per afersisht 2 muaj por te kuptoj dhe nuk te gjykoj aspak.
Ke bere ate qe te thonte zemra dhe dua te mos e sforcosh veten ne kete lidhje. Eshte e vertete qe nuk dua te te humbas, nuk ka nevoje te ta them une se kam ndjenja per ty sepse e ke kuptuar vete por nuk dua ta kem ne krahe gjithe jeten dike qe nuk me do. Deri ne perfundim te kontrates... Nese deri ne perfundim te kontrates nuk do me duash atehere ai do jete dhe fundi i kesaj lidhjeje te cuditshme. Ma premton ?
- Shiko Doriss.... Bere mire qe i the keto sepse une te detyrohesha nje shpjegim dhe spo dija si tja filloja.
Sjellja ime keto kohe e di se nuk ka qene e denje. E dija. Edhe pse vazhdoja te sillesha ashtu e dija se eshte e gabuar. Ama ne fillim isha i vrare e pastaj fillova te kisha frike.
Kisha frike nga ajo vajza qe kujdesej per mua pa pritur dicka ne kembim. Kisha frike nga ajo vajza qe edhe pse e dinte se nuk do perfundonte mire vazhdonte te me priste cdo nate ne erresire. Kisha frike Doriss.. Kisha frike nga syte e tu te cilet filluan te me shikonin me dashuri edhe pse nuk e meritoja aspak. U zhgenjeva dhe fillova te kem frike te dashuroj dhe te ndihem i dashuruar serisht.
Kisha frike dhe per ty. Nuk doja te perfundoje si une.
Ama kur pashe se situata ishte ndryshe nga se e mendoja une atehere edhe sjellja ime duhet te ndryshonte. Tek e fundit qe te frika qe kisha per ty e kuptoja se ti po me ndryshoje. Fale teje arrita te kuptoja se dashuria ska nevoje per fjale! Dashuria do vepra! Qofte edhe gjestet me te vogla mund te shprehin me shume dashuri se sa nje mije fjale.
Dhe po...ta premtoj ate qe me kerkove por me beso... Edhe nese ajo marreveshje perfundon neser une nuk iki nga ti! - permbylli ai! ❤
YOU ARE READING
Jo Thjesht Nje Marreveshje
RomanceNje martese e planifikuar qe lidh dy te rinj dhe ndryshon 2 jete... Per te mire apo per te keq kjo mbetet per tu pare! . ▪Completed . .. ... All Rights Reserved ©