Mengjesi erdhi njelloj si cdo dite tjeter per Dorissin. Pa nje njeri qe ti puthte syte e ti thonte miremengjes. Pa nje arsye per te hapur syte ndaj u mundua ti shtrengonte shume qe gjumi ta zinte serisht. Data shenonte 31 dhjetor dhe vendi ishte i mbuluar nga debora. Kur e pa se gjumi nuk po e merrte me ne arratine e tij u ngrit me pertese dhe kur pa daten nje lot i ra nga syte. Dhe nje vit i kaluar si mos me keq. Dhe nje vit pa dashuri. Dhe nje vit vetem.
Sa shume gjera kishin ndryshuar kete vit. Ishte rritur ama zemra e saj vazhdonte te mbetej e pambrojtur. Nje zemer femije qe ende nuk po mundte te krijonte nje mburoje per te pritur shigjetat e thikat qe e lendonin.
Pa veten ne pasqyre dhe peshperiti: "Kot shpreson Doriss, je e destinuar te vdesesh vetem."
Pas kesaj dita po kalonte monotoni. Edhe pse ishte dita e fundit e vitit Dioni ishte ne pune. Gje qe Dorissin e vrau. Papritur nje kujtim i erdhi ne koke:
1 muaj me pare
Ishte ditelindja e saj. Edhe pse nuk kishte qene e lumtur kurre gjithmone kishte besuar se cdo njeri vjen ne kete bote me nje qellim. Ndonese kishte jeten me te hidhur ne bote e donte ditelindjen e saj. Ama ato 24 ore te 30 nentorit kishin qene nder oret me te dhimbsura te saj.
Qofte edhe nje urim te shkurter nuk kish marre. Prinderit as nuk ishin kujtuar per te. Dioni as nuk ishte interesuar ndonjehere. Te tjeret kishin pak qe e kishin njohur. Por as Heljosi nuk ishte kujtuar per te ate dite. Ate dite e kishte bindur veten se ishte i vetmi njeri i ardhur ne kete bote vetem per te pakesuar oksigjenin dhe per te bere 1 hije me shume. Dhe ate nate e kishte pritur zgjuar "shokun" por ai edhe njehere vetem sa ia kishte perplasur te vertetat fytyres:
"Se kuptoj sa here duhet te ta them se je asgje. Ne syte e mi dhe te gjithe botes. Kot e sforcon veten pa gjume" - i kish thene duke ia thyer zemren ne miliarda copeza. Kish qendruar aty deri sa ai ishte larguar ne dhomen e tij dhe me lotet qe i ndrisnin ne erresire kishte uruar veten: Ma gezofsh ditelindjen Doris! Edhe me fal zemer per dhuraten qe more kete vit. E di se nuk e meriton te thyhesh por nuk eshte ne doren time: E DUA! "
Ate nate e kishte pranuar se kishte rene ne dashuri edhe pse ajo dashuri po e vriste.
Sot
Edhe sot mungesa e tij po e vriste. E sikur te mos mjaftonin keto nga pasditja prinderit e saj ishin kujtuar te vinin.
I pa gjithe mllef dhe qendroi per pak minuta me to sa per tmos lene pershtypje te keqe te njerezit dhe me pas gjeti nje justifikim per t'u larguar.
Plasi deren e dhomes dhe u hodh ne krevat. Zhyti koken ne jastek dhe filloi te bertiste. Nuk e kuptoi sa kohe kishte qendruar ashtu dhe se kishte kuptuar as kur lotet ia kishin mbuluar fytyren.
Erdhi ne vete vetem kur ndjeu nje prekje te lehte ne sup.
- Den, te lutem largohu! - tha ne lutje por perkundrazi tjetri nuk iku por u ul ne krevat dhe filloi t'i ledhatonte floket.
E habitur nga ky veprim ngriti koken dhe u corodit me shume kur pa se nuk ishte Deni prane saj por Dioni.
Edhe njehere lotet e gjeten rrugen e tyre por nuk foli vetem iu hodh ne perqafim. Ishte e vetmja gje qe i duhej ne ato momente dhe ai nuk ia hoqi ate mundesi por e shtrengoi fort ne krahet e tij duke i falur qofte edhe per disa sekonda qetesine qe asaj i kishte munguar prej kohesh.
YOU ARE READING
Jo Thjesht Nje Marreveshje
RomanceNje martese e planifikuar qe lidh dy te rinj dhe ndryshon 2 jete... Per te mire apo per te keq kjo mbetet per tu pare! . ▪Completed . .. ... All Rights Reserved ©