Kapitulli 7

1.4K 65 0
                                    

Pasi shperndane dhuratat dhe luajten pak me femijet dolen te tre shume te lumtur.
-Seriozisht Dor s'jam kenaqur ndonjehere aq shume ne jeten time. - tha Deni.
- Jane me te vertete shume te mire.
- Nuk e di se si kane mundur ata prind ti lene femijet e tyre ne meshire te fatit.
- Epo jeta nuk tregohet e drejte me te gjithe! - tha duke ulur koken dhe Dioni vetem i hodhi nje veshtrim. Nuk ishte aq idiot sa te mos e kuptonte se ate fraze ajo nuk e tha vetem per femijet e jetimores.
- Eshte dreke doni te hani dicka? - pyeti pastaj.
- Te them te drejten po vdes per te ngrene tani vella. Si thua ti Dor?
- Ne fakt po mendoja te shkoja ne shtepi sepse u be pak vone.
- Eja eja ha dicka dhe pastaj te dergojme une dhe Dioni. S'besoj se e ke problem ?
- Jo jo s'ka problem. Po vij.
Vendosen te hanin pica dhe shkuan ne nje nga picerite me te mira te qytetit. Pasi erdhen porosite filluan te hanin dhe te bisedonin rreth njeri - tjetrit.
- Une do shkoj pak ne banjo 2 minuta. Nuk vonohem. - tha Ardenisa dhe u ngrit nga tavolina qe ti linte pak hapsire edhe Dorissit dhe Dionit. Por sapo ajo u largua asnjeri nuk po fliste.
- Pra edhe 3 dite e? - foli Dioni me ne fund.
- Edhe 3 dite. - pranoi Dorissi kokeulur.
- Ta kam thene edhe me pare s'ke pse e ul koken. Asgje nuk do ndryshoje. Thjesht do vish te jetosh ne shtepine time per ca kohe.
- Po ti seriozisht e ke? - iu kthye pak keq. - e kuptoj se jeni familje e perparuar e me ide te tjera por me te vertete mendon se do jete aq e lehte.
Ti nuk je as vellai as babai im. E une nuk jam as motra as nena jote. Do thuash ti do e konsiderojme njeri-tjetrin shok por a me te vertete mendon se do jete aq e lehte te rrish ne nje dhome me shokun e ngushte ne thonjeza gjithmone?! Nuk e di ca te thote mendja ty Dion por une jam e sigurt se shume gjera do ndryshojne.
- Cfare do te thuash ti me kete? Mos po me kerkon te jemi nje cift normal?! Epo me vjen keq Doriss por une nuk mund te sillem si i dashuruar marrezisht me nje vajze qe e kam njohur 3 dite me pare. Ta kam bere te qarte qe diten e pare dhe mesa mbaj mend une kemi rene dakord te dy.
- Mos mendon se desha une te martohem me dike qe e kam njohur 3 dite me pare?! Ti kaq idiot je sa te mos e kuptosh se mua nuk mu dha mundesi te zgjedh as per jeten time. Pastaj mire une qe u detyrova por ti s'di pse pranove?! Pse dreqin pranove te me shkaterrosh jeten mua dhe vetes tende?
- Nuk e di pra pse pranova?! Po ti kaq idiote je sa nuk e kupton se edhe une jam i detyruar?! Jam i detyruar te pranoj te shkaterroj te tashmen per te siguruar te ardhmen. - tha dhe ne ate moment nje njoftim ndricoi ekranin e telefonit te tij.
"Nusja
Pse nuk me ke telefonuar akoma?! Me ka marre malli per zerin tend!"
- Dhe per te lumturuar nje femer ti zgjedh te shkaterrosh lumturine e nje femre tjeter! Te lumte "shoku"! - tha me lot ne sy dhe u ngrit nga tavolina e vrare.
Sapo u largua pak metra nga piceria u mbush me fryme me veshtiresi dhe lotet i rrodhen faqeve instiktivisht.
Nderkohe sapo ajo u largua Deni u kthye dhe u habit kur nuk e pa Dorissin aty.
- Ku iku Doriss?
- U largua.
- Si u largua ore? Ca i the vajzes?
- U grindem pak dhe u largua Den ne rregull? - ia ktheu i bezdisur ndersa ajo vrapoi drej deres pa harruar ta shante njehere : Ti je idiot Dion!
Po binte nje shi i lehte dhe sa beri te ecte serish gjithcka iu erresua.
- Doriss! - bertiti Deni kur e pa te binte ne toke dhe vrapoi drejt saj.

Jo Thjesht Nje MarreveshjeWhere stories live. Discover now