Po sillej ne korridor duke menduar per ato qe i kishte thene Deni.
U ul ne divan. U ngrit serish. Vetem ideja e asaj te fundit e bente te humbiste kontrollin e vetes.
Pa e menduar gjate ngjiti shkallet dhe u gjend para dhomes se saj.
Uli braven dhe fatmiresisht ishte pa celes.
U fut brenda pa u ndier dhe eci me hapa te vegjel afer saj.
Ajo qendronte e shtrire permbys ashtu sic e kishte zene gjumi duke qare.
Arriti te degjonte frymemarrjen e saj te renduar dhe ndonje denese here pas here edhe pse ishte ne gjume.
I dhembi qe ishte ai shkaktari i loteve te saj.
U ul ne karrige afer saj dhe vetem ia kishte ngulur syte si i cmendur.
Me fal vogelushe - foli me ze te ulet- ti nuk ke asnje faj. Madje ti je me e pafajshmja por sduhet ta besh.
Ti duhet te dashurosh dike qe do te te doje njesoj jo mua. Per te miren tende mos i lejo ndjenjat te rriten. Une nuk e meritoj dashurine tende ashtu sikur ajo nuk e meriton dashurine time. E une i trembem nje dashurie te tille. Sepse e di shume mire c'do te thote te dashurosh dike qe nuk te do.
E di shume mire cdo te thote te jetosh me shpresa e te thyhesh ne fund.
Di te sillem edhe si i dashuruar. Di edhe te aktroj sikur jam i lumtur por nuk dua ta bej. Nuk dua qe ti te vazhdosh te ujisesh nje gur me shpresen se do cele lule.
Guri mbetet gur e lulet nuk celin kurre. E ne fund serish ti do lendohesh.
Mos bjer pre e kesaj ndjenje te lutem.
Dhe mos tento te besh ndonje gabim.
Bota ka nevoje per nje engjell si ti vogelushja ime. - tha pa e menduar fjaline e fundit dhe u afrua ta puthte ne faqe por mjaftoi nje levizje e vogel e Dorissit dhe perfundoi duke puthur buzet e saj. E ajo puthje sikur i dogji shpirtin me gjithe cmbante brenda. Ajo puthje e paplanifikuar i shkaktoi nje rrahje aq te forte zemre si kurre me pare.
Mos valle mjaftoi nje puthje per tia shkundur dashurine e vjeter si pluhur nga zemra e tij. Apo mos valle ky ishte vetem nje fillim i ri per te?
Keto mendime ia pushtuan koken ne te qindten e sekondit dhe e bene te terhiqej pa deshire nga ajo. Eci me hapa te lehte por shpejt dhe pa e kthyer koken. Sepse...
Sepse pati frike se nese do e shihte edhe njehere ndoshta fytyra e saj nuk do e lejonte te largohej nga ajo sonte.
E nese ajo do e gjente aty ne mengjes do merrte force te ujiste gurin.
U fut ne dhomen e tij edhe me i trullosur se me pare.
Cfare dreqin po ndodhte me te?
Mori rrobat dhe u fut ne dush per te shpelare trurin nga ato mendime por e verteta eshte se uji po prekte vec trupin e tij dhe po ia shtonte mendimet.
Ne koke i perseritej vetem ajo puthje si skene e nje filmi.
Nuk ishte femra e pare qe kishte puthur por ishte puthja e vetme qe e kishte bere te dridhej ne menyre te tille?
E kesaj ai nuk i jepte dot shpjegim ndaj po e mundonte veten ta harronte.
- Ti je gur qe nuk cel per te! - ia kujtoi vetes dhe njehere sepse dashje pa dashje nuk donte te pranonte se kesaj radhe pranvera kishte qene aq e bekuar sa edhe nga guret po celnin lule! ❤
.
.
.
.
.
.
( I FUCKING LOVE THIS PART)
.
.
00:00❤
YOU ARE READING
Jo Thjesht Nje Marreveshje
RomanceNje martese e planifikuar qe lidh dy te rinj dhe ndryshon 2 jete... Per te mire apo per te keq kjo mbetet per tu pare! . ▪Completed . .. ... All Rights Reserved ©