U mundua shume te flinte gjate gjithe nates por ishte thjesht e pamundur. Imazhet e nje nate me pare i silleshin ne koke si nje torture per shpirtit e saj. Dhe si per dreq donte ta justifikonte. E dinte se ai kishte qene i dehur. E kuptoi pse kishte ardhur ne kete gjendje. Ama nuk ishte faji i saj aspak. Te ndante dy te dashuruar kishte qene gjeja e fundit qe Doris donte te bente ne jete.
Pa oren ne mur. Shenonte 4. Akoma skishte fjetur. Mengjesi erdhi i paftuar sapo kishte mbyllur pakez syte. U ngrit e lodhur nga gjithcka. Lau fytyren dhe ne pasqyre pa nje gjendje jo shume te kendshme.
Poshte syve te enjtur i ishin krijuar rrathe te zinj, buzet i ishin thare e ne balle kishte nje te nxire te e nje te care te vogel. E te gjitha keto mbanin mbi to emrin e Dionit.
U perball me kete te fundit sapo doli nga banjoja. E ne vend te tij ishte ajo qe e uli koken dhe shkoi drejt pasqyres duke u munduar ti fshinte gjurmet e nje nate me pare me make up. E Dioni u ndje bosh. Si fillim nuk kuptoi asgje por kur kujtimet i erdhen ne koke e kuptoi sa kafshe ishte treguar me te.
Freskoi fytyren me uje dhe u afrua kokeulur drejt saj.
- Me fal - i tha me gjysme zeri- Te betohem nuk kam qene ne vete.
- E di Dion. S'ke arsye te kerkosh falje. Une s'jam askush per te me kerkuar falje.
- Jo jo. Doris te lutem mos mendo keshtu. Ne jemi shoke dhe e di se ti e meriton nje shpjegim. A mund te flasim pak te lutem? E di se nuk e meritoj por kam vertete nevoje te flas me dike.
- Sa here te duash.
- E doja Doris, dhe ende e dua. Une isha ai djali i pasur dhe i pathyeshem por ja qe vajza e cmendur e shkolles me theu. Me beri te cmendem pas saj vetem me nje buzeqeshje. Kushedi sa endrra thurem. Isha i lumtur e marrte dreqi. Por per mua lumturia eshte vetem nje iluzion. Ndodh gjithmone gjithcka qe shkatrron gjithcka. Edhe kesaj radhe mori fund. Gjithcka u be cope - cope. Ajo iku.
- Ku iku?
- Sot niset jashte vendit.
- Shko sa je ende ne kohe Dion. Mos e lejo te shkoje. Ti mund te ja dalesh.
- Vertete mendon keshtu ? - tha me nje gezim te dukshem ne syte e tij.
Ajo pohoi me koke dhe ai e perqafoi para se te nisej.
Ndjeu nje shtrengim ne kraharor per ate qe po bente.
Donte te qante por buzeqeshte lehte.
Fundja po mundohej qe ai te ishte i lumtur.
Ai mori makinen dhe doli me nxitim nga oborri dhe per pak minuta ishte para shtepise se saj.
- Nesss- filloi te bertiste si i marre.
- Por para deres u shfaq vetem pronari i shtepise. Iku bir.
- Si iku? Kur? - pyeti menjehere.
- U nis pak me pare ne aeroport, por per mendimin tim mos shko. - e paralajmeroi. Ama Dioni ishte nuk e degjoi dhe u nis menjehere drejt aeroportit. Ecte me shpejtesi dhe pa respektuar asnje shenje rrugore deri sa arriti para aeroportit. Parkoi diku dhe hyri brenda duke vrapuar dhe duke thirrur emrin e saj.
E diku larg dalloi silueten e saj,,, deshi te vraponte por.....
YOU ARE READING
Jo Thjesht Nje Marreveshje
RomanceNje martese e planifikuar qe lidh dy te rinj dhe ndryshon 2 jete... Per te mire apo per te keq kjo mbetet per tu pare! . ▪Completed . .. ... All Rights Reserved ©