Kapitulli 5

1.5K 67 0
                                    

Pasi hengren mengjes Doris dhe Deni dolen per te blere rroba dhe u kthyen ne shtepi me plot rroba te blera me kembenguljen e Denit pasi Doris ende e ndjente veten te huaj ne kete familje. U kthyen duke qeshur dhe dukej se kishin nje kimi te kendshme me njera-tjetren. Duke marre parasysh edhe faktin qe ishin ne te njejten moshe e bente edhe me te afer lidhjen me njera - tjetren. Me sa shihej nje miqesi e bukur po lindte ne kuptimin e plote te fjales se "miqesi" po lindnin plot.
U kthye ne shtepi pas disa ditesh dhe sapo hyri brenda mamaja iu afrua me nje buzeqeshje te embel.
- H shpirt i mamit u ktheve? - i foli si kurre m pare e Doris vetem e pa me nje shikim te akullt dhe nuk i ktheu pergjigje fare.
- Pa shiko pa shiko. Shkove te burri dhe dole nga binaret. As nuk te flet. Po harrove ti moj se tere jeten e kalove ketu?
- Jo nuk harrova. Por do doja te mos e kisha kaluar. Me mire te ngelesha jetime se sa me njerez si ju. Dhe sa per burrin. Nuk e gjeta une ju ma dhate keshtu qe te mos iu degjoj asnje gjysme fjale mbi kete teme. Dhe po pas nje jave do celebrohem! Keshtu qe mos harxho fryme kot dhe ket jave. Ja dhe 7 dite dhe sdo ma shohesh me fytyren mama e dashur. Mos e harro premtimin qe te kam dhene. Mbaje mend mire. - tha duke
u munduar te mbante lotet dhe iku ne dhomen e saj. Filloi te qante serish. Lotet lagen edhe njehere fytyren e saj. Dhe c'eshte me e rendesishmja nuk ia kishte idene pse po qante. Thjesht qante per gjithcka qe i kishte ndodhur dhe per ato qe do ndodhnin. Sepse ajo e ndjente se gjerat nuk do ishin kurre njelloj.
Nuk doli nga dhoma as kur u erresua.
As te nesermen nuk kishte pike deshire te dilte por beri si beri dhe u ngrit nga shtrati. E kurajonte veten duke menduar se nuk do ishte aq keq. Por as vete nuk e konceptonte dot si do vazhdonte jeta e saj pas ketyre diteve mbytese.
E vetmja gje qe po shkonte sic duhet ishte shkolla. Kishte kapur te gjitha deget qe donte por ishte e bindur te vazhdonte per mjekesi. Kishte qene endrra e saj me e madhe ndaj keto dite i duhej te shkonte te regjistrohej ne universitet. Dhe teksa po mendonte keto degjoi trokitjen ne dere. I thirri te emes por mesa kuptoi nuk ishte askush ne shtepi keshtu qe u ngrit nga shtrati dhe shkoi vete drejt deres. Hapi deren dhe para syve iu shfaqen Dioni dhe Deni.
- Miremengjes! - pershendeti duke u skuqur pak dhe ne fakt nuk kishte faj.
Kishte dale ashtu me pizhama dhe me floket e shkatrruara para tyre dhe i dukej vetja si palaco. Dhe ja ku ndodhi ajo qe pritej. Edhe Dioni edhe Deni ia plasen te qeshures.
- Seriozisht kunate?! Edhe 3 dite martohesh dhe akoma vesh pizhama me disneyn
- Hmm... Ejani brenda - foli e turperuar.
- Jo jo ik nderrohu dhe hajde se do regjistrohemi ne shkolle sot.
- Me te vertete? - u hodh e entuziasmuar duke pare nga Dioni dhe ai vetem pohoi me sy.
- Erdha per dy minuta - tha dhe vrapoi per ne dhome. Veshi xhinset e zeza, t-shirt e bardhe dhe nje pale dhe nje pale atlete te bardha ndersa floket e gjata vetem i lidhi. Nuk vuri make up dhe doli menjehere.
- Shih sa shpejt jeni kombinuar. Po sa shpejt e pare se cfare ka vesh ky trapi. Ncncncc - i tha Deni kur pa se ishte veshur njelloj si Dioni.
- Ne fakt ndodhi pa qellim se di.- tregoi te verteten.
- Po po se ta po ta besoj.
- Ejani tani - tha Dioni duke qeshur qe edhe pse nuk e shfaqi i pelqeu fakti qe ajo ndoshta edhe pa qellim iu pershtat aq bukur. Por e shkundi koken shpejt dhe iu kthye realitetit prej se cilit ajo kishte filluar ta nxirrte pak si shpesh.

Jo Thjesht Nje MarreveshjeWhere stories live. Discover now