Nje jete e re

1.7K 82 47
                                    

Sapo mbarova së paketuari valixhen e fundit të rrobave. Dhe mamaja ime birësuese po më priste në makinë. Sapo kam lëvizur m në një qytet te ri, kjo d.m.th që më duhet të shkoj në shkollë të re. Kush jam unë, do të pyesni? Një vajzë e thjeshtë me probleme. Unë  quhem Aida dhe jam 17 vjeçe. Kam dobësi për kafshët sidomos ato me pellush. I kam alegji frutat e thata. ( Mos e përdorni këtë si komplot kundër  meje). Kam pasur probleme në shkollën  e vjetër, kështu që u transferova këtu. Jetoj me prindërit e mi biresues. Ata jane pothuajse jashtë vendit me punë  dhe rrallë i shikoj. Shkolla ku do të  shkoj është shkollë konviktore, pra zgjidhja më e mirë për fëmijë që ju bezdisin. Thellë, thellë ndihesha e lënduar, por s'kam ç'ti bëjë. E futa vet veten në këto telashe. Sipas broshurës  është një nga shkollat më të  rekomanduara e blah blah... Dhe ja ku arritëm. Shkolla kishte një oborr të madh. Perfekt për disa akrobaci, por e di që nuk do t'i bëj. Tashme ja ku jemi. Pasi u përshëndeta me Xhenin (Mamaja ime birësuese ). Sot do të  shkoj në shkollën e re. E di që do të takoj miqt të mirë. Kam bërë një list me gjërat që kam për synim të bëj kur të arrij atje. Nuk dua të më ndodh si në shkollën e kaluar. Do të veproj, keshtu :

1. Të lë përshtypje të mirë që në ditën e parë.

2. Të marrë pjesë në aktivitete shkollore e joshkollor.

3. Të krijoj një grup miqsh.

4. Të jap më të mirë në mësime.

Po e kontrolloja për herë të fundit. Ra zilja, sinjali i hyrjes sime. Kur  ~bump~ u përplasa me një vajzë. Flokë deri te supi, flokë të çelët, veshur me një  fustan rozë të shkurtër deri te gjunjët. Dukej si një kukullë Barbara, gjithsesi e mbajta këtë mendim për  vete.

- Bëjë kujdes ku hedh këmbët, - klithi ajo. - Kjo është çanta ime e re dhe nuk dua ta ndot.

- Kristina?! - u habita. Po kjo ç'bën  këtu?!

- Shiko, shiko Aida pisanjosja. Mendova se me gjithë atë nam që le në shkollë, ike e na le shendet. Mendova se nuk do të të shihje më.

Duhet ta gjej fuqine ta duroj. Por ja ktheva :

- Haha, ndjenja është reciproke. Si e ke fustanin e djegur? I kreve ritualet mortor.

- O Zot! - tha. - Do të paguash për atë.

Dhe ja mbathi. Ajo vajza ishte Kristina, Bleta-Mbreteresh e shkollës së vjetër. Babai i saj eshte drejtori i shkollës së  kaluar dhe ky ishte shkaku pse më duhej të largohesha nga shkolla. Kjo dhe se i vura flakën fustanit të saj në orën e kimisë.

- E çuditshme, -thashe me vete, kur nuk e pashë më valizhen time, por afër  meje qëndronte një djalë rreth 17-18 vjeç, me qëndrin serioz, por me një buzëqeshje në fytyrë, i veshur me uniformën  e shkollës pantallona dhe xhaketë gri, këmishë e bardhë, kollare dhe stema me germa të praruara GA e shkollës. Rreth belit te tij kishte një shirit që lexonte "Mirë se erdhët student të rinj". Ky ishte guida ime me siguri. Po më mbante valixhen.

- Përshëndetje, - tha djaloshi.- Jam ...

 -Elias Mitchen dhe je presidenti i këshillit studentor, - e ndërpreva.
                                   
- Si e... Mos je tele...

- Nuk jam telepatike, - u përgjigja. - E ke tek kartela.

Më dhuroj një buzëqeshje dhe më zgjati dorën.

-Aida Leiba, - u prezantova duke i shtrënguar dorën. - Faleminderit që... po më ndihmon. Nuk mendoi se do ta gjej dhomën time... në këtë godinë të madhe.

Nxenesja e Re | ✔ |Where stories live. Discover now