Nje armik i ri

251 30 14
                                    

9. Një armik i ri

Kur më drejtoi pistoletën, zemra dhe mendja po më buçisnin si të çmendura.

<Ku e futa veten? >

- Ajo s'është e vërtetë, - i thashë.

Edhe frymëmarrja po më shpeshtohej, a është normale kjo, pasi unë jam vete ajri. Instiktivisht mbylla sytë, kur ai hoqi siguresën. Nuk lëviza.Sikur frika më kishte gozhduar në vend. Isha duke pritur për më të keqen, por kur hapa sytë pashë se si pistoleta e Dobërmanit i ishte larguar nga dora.

- A nuk mund të mos ngatërohesh me tipa të rrezikshëm që nuk i njeh?! - Anash kisha Uilliamin. Ndalimi i pistoletetës ishte pnë e tij. Ai mund të kontrollonte metalet.

- Po të ishte kështu nuk do të isha miqësuar me ty apo me Austinin, - i thashë. Eduardin nuk e përfshij dot, akoma e kam frikë.

- Këta tipat janë ndryshe, kështu që mos u ngatërro, - më tha.

-..., - nuk fola se e di që kishte të drejtë. – Prapë nga i gjetën armët e vërteta?

- Janë pistoleta me ajër; i përdorim në praktikë. Maksimumi I demit – lëndim I organeve të brendshme.

- Jo more, sikur s'është gjë fare!

- Po kjo, e dashura jote është?! - pyeti pa pike turpi Dobërmani.

- Nuk ka ç'të duhet ty... - ia ktheu Uilliami. Shumë mirë ja bëri! Pse duhet që dikush të thotë gjëra të paqena për njërezit e tjerë?

- Epo mirë si të duash, gjithsesi jemi këtu vetëm për të të dhënë një mesazh nga shefi ynë: -Bëj kujdes tani Uilliam, sepse kemi mbështëtje të fortë dhe nuk i trembemi Grupit tend të lodhur.

Uilliami ishte nxirë nga inati. Vështrimi në fytyrë i ishte nxirë dhe një aura kërcënuese e rrethonte.

- As nuk i frikësohem një tufe qesh burracak, - tha ai. - Tani largohu dhe thuaji Fishelit, që Uilliam Kid nuk i nënshtrohet askujt. Të sugjëroj që të ikësh për ndryshe do të më duhet të ndërtoj një kafaz qensh prej hekuri për ty, Dobërman.

Ky i fundit shtrëngoj dhëmbët nga fjalët e Uilliamit, por kur në ajër u shfaqen nja 10-tra armë zjarri, thika, u përmbajte.

<Po ky i kishte me vete këto?>

- Mirë... po ikim... Hajdeni djema, - tha ai në fund dhe u kthye nga na tjetër.

-Jo kaq shpejt, - thirri një zë. Ishte Marku, shoku i Aleksit. Në krahë kishte një shirit që lexonte Komiteti Disiplinor*. Këta ishin ata që në kohë lirë iu duhej të merreshin me zënkat midis nxënësve. – Nxënësit Uini, Ojko, Hamst kanë për të ardhur me mua. Rezistenca do të rezultojë në rritjen e ndëshkimit.

Banda e Fishelit u dorëzua pa rezistencë,ndërkohë që shoqëroheshin nga shokët e Markut.

- Mbiemri i tij është Uini, - qesha në mendje, pasi isha shumë e frikësuar të shprehesha.

- Nuk ka gjë për të parë tani, - tha Marku. – Vazhdoni si më parë. Dhe të na lajmëroni pak më shpejt, s'do ishte keq.

Të rinjte që po luanin me lojrat po vazhdonin sikur nuk kishte ndodhur gjë. Thuajse sikur ishte diçka që ndodhte shpesh.

- Dhe unë që doja t'iu jepja një mësim për hatër të Borit, - tha Uilliami me një fare vetkënaqeje.

- Faleminderit! - i thashë me një zë të dridhur. U kthye me fytyrë nga unë, më mbërtheu fytyrën, në fakt po ma shtrydhte dhe më tha: - A ka mundësi të mos e fusësh veten në telashe? Ai tipi bën pjesë në një bandë të rrezikshme dhe nuk e kanë problem t'i bëjnë keq dikujt, edhe nëse iu duhet të futen në Riedukim. Dhe më beso se riedukimi nuk është fushë me lule.

- Po e konsideroj veten me fat që m'u gjende pranë atëherë, - i thashë unë me qendrimin e një fëmijë.

Ai dukej në siklet nga përgjigja ime, kruajti kokën me gishtin tregues dhe uli armët, por kur një pistolet u përplas, shkrepi dhe çahu mes për mes një nga lojrat që ndodheshin aty.

<Të paktën nuk u vra njeri.>

- Ups... - vetëm kaq mund tha.

- Ç'dreqin? – bërtiti Marku. Dukej sikur i kishte ardhur në majë të hundës puna e tij.

- Okej... me vjen keq, Mark, - tha ai për t'u shfajsuar. - por nuk ishte faji im, ajo ndodhi aksidendalisht.

-"Më vjen keq" mund të thuhet nëse i ke shkelur këmbën dikujt padashje. "Më vjen keq" mund të thuash nëse të bie lapsi gjatë kohës se një provimi dhe bezdis tv tjerët. "Me vjen keq" thuhet për diçka që ndodhë aksidentalisht dhe nuk shkakton ndonjë dëm të madh. Veprimi që sapo bën nuk mund të shlyhet me një "më vjen keq" të thjeshtë, - ia ktheu ai. Do të më duhet të të marrë për në dhomën e dënimit, ku do të paraqitesh për prishje të pronës së shkollës, - tha Marku. Kur pa që Uilliami nuk po bindej kollaj, flakë blu dolën nga duart e tij. Një blu e thellë e ngjashme me atë të flakës Bunsen, por më e ndrishme, më fosforeshente, gati mahnitëse.

Si atëherë kur më shoqeroj për tek dhoma ime. Ai mund të krijonte edhe forma të ndryshme, si krahë shpendi. I doli Uilliamit përballë për ta sulmuar. Por ndaloi, kur i doli përpara Aleksi: - Hej Mark...

- Aleks, çfarë po bën? - pyeti Markoja dyshues.

-Shiko, Mark, - tha Aleksi dhe drejtoi gishtin tregues nga Uilliami. - Ai është përgjëgjësia ime dhe nëse ti e arreston, unë... do të futem në telashe.

- Ti je tashmë në telashe ... A nuk duhet të ishe duke u kujdesur për vëllain tënd që duhet të ishte në denim? Ti je pjesë e Komitetit Disiplinor dhe i di këto punë? - i tha ai duke i hedhur një vështrim Austinit, që ishte aq i përqendruar te loja sa nuk kishte vënë re asgjë madje as kur erdhi banda e Fishelit.

- Haha... Po.., - tha Aleksi. - Po, por ti je një mik i shkëlqyer... kështu që ti nuk do të tregosh? Të premtoj se do të mbuloj në çdo turn që do për tërë vitin.

Marku ferkoi kokën dhe iu drejtua Aleksit : - Ti duhet të ndihesh me fat që jam një shok i mirë.

Ai gotiti lehtë me grusht Aleksin në sup dhe i tha: - Nxito përpara se dikush të shfaqet shpejt.

Aleksi iu përgjigj me një gjest respekti dhe i tha: - Faleminderit shoku!

- Nuk ka më justifikime... - bërtiti Marku nderkohë që Aleksi kapi me dorën e tij të majtë dhe Uilliamin me dorën e djathtë dhe me kuptimin e parë të fjales na tërhoqi zvar jashtë nga salla e lojrave kompjutërike.

--------------------------------------------------------------------

Shenim i Autores : * Komiteti Disiplinor është si policia e studenteve. Janë një grup nxënësish që kontrollojnë një grup në caktuar nxënësish të tjerë. Për shembull:  Aleksi ka në përgjëgjësi dhomat nga 100- 110 ku bën pjesë dhoma 102 (dhoma e Aidës, Austinit, Eduardit dhe e Uilliamit). Ata kanë të drejtën që të arrestojnë dhe të dënojnë nxënësit që kanë thyer rregullat. Kur një nxënës/e dënohet, i tërhiqet vrejtje anetari i Komitetit Disiplinor të i ka në angazhim.

Nxenesja e Re | ✔ |Where stories live. Discover now