Aida's POV
Nga pushimet tona ngeli vetem nje dite. Gjithcka shkonte mire dhe po kenaqeshim shume. Isha mbushur me aq shume kujtime sa shpresoja qe ato do te me mbanin te lumtur per javet e ngelura te veres qe nuk e di ku do t'i shpenzoj. Pushimet verore ne vend zgjasin 13 jave. Dy prej tyre i kaluam si pushime te fituara ne nje konkurs shkolle ne plazhin e mirenjohur te Alamades ne nje hotel me shpenzime te paguara. E di, shume e mire per te qene e veretete! Po me 11 jave te tjera cfare do te ndodhte...
Kaliksi me tha se drejtor Uillsoni do te mendonte per kete. Po sikur te me degedisin ne nje familje tjeter biresuese ose do te filloja te isha e pavarur (por une jam akoma minorene dhe kjo s'ka shume ngjasa te ndodh). Pothuajse do te mbushja moshen madhore dhe akoma nuk e dija cfare do te beja ne jeten time. Pas gjimnazit cfare karriere do te ndjek? Cfare me rezervon fati? A do t'i takoj me miqte e mi? A do te kete me aventura, gezime, te qeshura te ngelura per mua kur te rritem? Askush nuk e di cfare i prete apo nese planet e tyre deshtojne pasi fatit nuk i behet vone per planet e tua. Por ti vendos te besh ate qe do, sepse ne te ardhmen, kur do te te pyesin te tjeret, ti do te thuash se keshtu doje qe te ishe dhe jo keshtu te ra fati. Gjeja me e mire qe mund te behet eshte te presesh momentin e pershtashem per te kapur shkelqimin tend. Nje mundesi qe mund ta shfrytezosh, nje enderr e vene ne zbatim, nje motivim nga premtimet e tua. Nderkohe kur ta kesh ate cka te duhet dhe te plotesosh kriteret, ulu dhe shijo ate qe ke perballe, cfare eshte shtruar ne tryezen e mundesive me njerezit e zemres dhe pirpiqu fort ne tavolinen e punes. Edukimi i duhur eshte i rendesishem sepse ajo lejekalimi per nje te ardhme te sigurte. Kjo eshte arsyeja pse e ardhmja i perkete atyre qe jane pergatitur mire ne te tashme. Une mendoj se jam nje person i mire, qe ka kaluar shume edhe pse ne moshe te re. Mendoj se mund te beje shume per veten dhe te tjeret, sidomos per miqte e mi. Mendoj se kjo eshte ajo qe dua... te jem me te tjeret... Ndoshta jam e nxituar dhe pa mend qe mendoj per te tilla gjera qe ne mengjes.
U perpoqa te perqendrohesha tek gjerat e sotme. Sot kam ditelindjen. Mbush 17 vjece. Nuk mendoj se e di njeri pasi nuk e kam permendur ndonjehere. Mendova gjate nese duhet te them gje, por do te ishte shume e bezditshme per ta ndoshta.
<Si fillim te zgjohem mire, nuk mendoj dot ne menyre te kthjellet qe te mengjes. >
U drejtova per ne banje, pak e pergjumur, per te lare syte dhe dhembet. Pak nga pak e ndjeva se me doli gjumi plotesosht. U ktheva ne dhome dhe nuk u habita kur pashe vajzat qe nuk ishin aty.
- Me siguri kane shkuar poshte, - mendova dhe nderova rrobat e gjumit me nje kombinim prej pantallonash te lehta e te gjera gri dhe nje bluze pambuku, pa menge, ngjyre te bardhe. Dola nga dhoma dhe u drejtova per nga shkallet. Kur pashe poshte ne dysheme, gjeta nje spango te kuqe. U bera kurioze dhe e ndoqa. Ajo te drejtonte nga dhoma e ngrenies. Papritur degjoj nje bertitje apo ulerim gezimi.
- Shume urime per ty! - filloi nje kenge ditelindjeje. Qendrova si statuje per pak sekonda derisa u rikujtova se ishte ditelindja ime sot. - Shume urime per ty! Shume urime per Aiden! Shume urime per ty!
Filluan te duartrokisnin dhe te fishkellenin. Kishin shperthyer letra me ngjyre 🎉 dhe Saga mbante nje torte 🎂 ku shkruhej "Gezuar ditelindjen Aida". Nje val gezimi me mbeshtolli te gjithen. Isha shume e lumtur ne ato momente pasi miqte e mi me pergatiten nje surprize.
- Mire, po nga e dinit qe ishte ditelindja ime? - Pyeta e surprizuar duke ditur se nuk ja kisha permendur ndonjerit se kur ishte ditelindja ime.
- E dija une, - tha Saga duke ngritur doren. - Mendoj se duhet ta di meqe je søsteren min.
Po i veshtroja te gjithe me lumturi. Gati sa nuk me plasen syte. Por nuk po e gjeja Uilliamin.
- Prit se te kemi marr edhe nje dhurate, - tha Austini dhe te gjithe sollen nje pako te madhe, me te gjate se une. Hodha syte drejt daj. Ishte e mbeshtjell me letra me ngjyra dhe fjongo. Mendoja por mendja nuk me conte ne ndonje ide se cfare mund te ishte kjo pako e madhe perballe meje.
YOU ARE READING
Nxenesja e Re | ✔ |
FantasySë shpejti Aida, një vajzë e re në qytet, shkon në vit të dytë në një shkollë tjetër. Ajo është përjashtuar nga shkolla sepse i vuri flakën fundit të vajzës së drejtorit të shkollës gjatë orës së kimisë. Pavarsisht kësaj ajo mendon vetëm si të përsh...