Pushimet ne plazhin Alamada mbaruan. Te gjithe nxenesit tani ndodheshin ne shtepite e tyre me familjet. Ndoshta duke festuar per nje vit te suksesshem per femijen e tyre, ndersa une pres te me thone ku do te rri, ndoshta nuk do te kem me kurre nje familje.
Sigurisht nuk duhet te harroj festen e maturanteve. Eliasi, Linda, Karina, miqte e lojes se dodgeball-it: Filip dhe Bartolomeo, dhe shume maturant te tjere u diplomuan diten kur mberitem nga pushimet. Te gjithe dukeshin shume bukur ne ato kostumet e te diplomuarve. Shume persona nuk u diplomuan edhe pse kishin mbushur moshen, kjo ishte per shkak se shume ishin pezulluar nga shkolla per shkak te nje ndeshje midis bandave te vitparistave, e cila iu mori 1 vit, shume prej pjestareve te bandave, si Eduardi, Uilliami dhe Aleksi. Ata jane ne klasen time, ne vit te dyte ne vend qe te ishin maturant dhe te diplomoheshin.
Do te me marr vertete malli per ta. Por c'e kam kete fytyre prej te marre!
Habitem nga fakti sesi ne fytyre pasqyrohen mendimet dhe emocionet tona dhe sidomos tek syte. E di qe mund te tregosh me cfare partie politike eshte nje person. Ose nese nje vajze, ndoshta me e famshme se ty, eshte interesuar per ty, por ti je shume i frikesuar nga refuzimi per t'i folur dhe ajo del me tipin me acarues qe ti njeh, si Rikard Tomson dhe qe uron te mos ta takosh ne mbledhjen e gjimnazit. Keto dhe shume te tjera i kemi mesuar tek Klasa e Dyluftimeve ne oren me prf. Kladius (ai eshte mesuesi i analizimit psikologjik). Une marr pjese ne pothuajse te gjitha kurset e Klases se Dyluftimit. Ajo eshte nje lende me zgjedhje, e cila nuk llogaritet ne deftes, pasi kush do te pranonte luftetar te stervitur si nenpunes, te cilet shfrytezohen pafundesisht. Vlen vetem opinioni i mesuesit, nese nje nxenes ja vlen t'i bashkohet qeverise, mesuesi mund ta rekomandoi si ushtar special ne agjencit sekrete te qeverise ose ne FSRT (Forcat Speciale per Rastet e Te dhuruarve) Ose me sakte keshtu thone thashethemet...
***
Ju kujtohet ajo puna e familjes për të cilën ju fola. Harrojeni!
Tani ndodhem ne nje makine, e cila do te me dergoi ne shtepine time te re, me familjen time te re biresuese. Isha vertet kureshtare per ta. Drejtor Uillsoni nuk me tha se kush ishin, çka me rriste dyshimet.
Ne zyren e drejtor Uillsonit para disa oresh
Isha ulur perballe tij. Ai qe ulur ne tavolinen e tij, qe sa e sa nxenes kane enderruar per te mos e pare me kurre, dhe une tere vesh prisja qe ai te me thoshte se cfare do te ndodhte me mua tani, por nje gje e dija se nuk duhet te isha nervoze, tek e fundit cfare mund te shkonte keq...
- Aida, - filloi te fliste me nje fytyre, tipike e tij, per nje rast serioz, - sic e di ja kam shpjeguar rastin tend dhe ShIS dhe organeve kopetente per "te dhuruarit" dhe kemi gjetur nje zgjidhje per kujdestarin tende.
Beri nje pauze per nje hop dhe me pas shtoj: - Kemi gjetur nje familje biresuese e cila ishte e gatshme ose me sakte doli vunelltare per te marr kujdestarin tende.
Ngriva. E c'eshte me e keqja kisha ngelur sy te shqyer, nderkohe qe flisja me drejtorin balle per balle.
- Doli vunelltare? - Ne fytyren time shprehej qartaz nje perzierje e habise dhe kuriozititetit. Domethene te dalesh vunelltar per te perkrahur nje person te panjohur m'u duk e pakuptimte.
- Po, - pohoi ai duke tundur koken ne shenje vertetimi. U kthye nga une edhe nje here dhe tha: - Por nuk mund te them dot se cila eshte familja qe doli vunelltare per te te biresuar.
- Eh? - Habia u zevendesua me kuriozitet. - Perse, kjo fshetesi e madhe?
- Eshte deshira e tyre, - m'u pergjigj drejtori Uillsoni duke u ngritur nga vendi.
YOU ARE READING
Nxenesja e Re | ✔ |
FantasySë shpejti Aida, një vajzë e re në qytet, shkon në vit të dytë në një shkollë tjetër. Ajo është përjashtuar nga shkolla sepse i vuri flakën fundit të vajzës së drejtorit të shkollës gjatë orës së kimisë. Pavarsisht kësaj ajo mendon vetëm si të përsh...