Festivali

148 17 3
                                    

Aida's POV

Sa u zgjova, pashe jashte pamjen e mrekullueshme te qiellit te ndritshem dhe pa asnje re. Me pelqente pasi moti ngjasonte me humorin tim ne keto momente. U ngrita pa ngurim, u vesha pa pertim. Zbrita poshte me nje fryme, ne korridor vrapova me nje rryme. Poshte ishin te gjithe pervec Austinit dhe Uilliamit. Ishte shtruar mengjesi dhe pasi hengrem, erdhi Austini; Uilliami nuk erdhi akoma. Pyeta Austinin: - Di gje pse s'po vjen Uilliami?

- Nuk ndihej mire, - u pergjigj ai, - ka marre nje te ftohur me siguri.
Saga dukej e shqetesuar per nje moment.

- Djema si mendoni te shkoni ne qytet sot. Ata po bejne pergatitjet per festivalin neser, - na propozoi Taylor. - Do t'ja kaloni bukur.  

- Festivali i pervitshem i Shen-Gentianit apo jo? Kam lexuar se origjina e ketij festivali lidhet me zbarkimin e mbretit Gentian, i cili shpetoi banoret vendas nga nje epidemi shkateruese.

- Po, - pohoi me koke Fobosi, - dhe ne nder te tij ai u be i shenjti i tyre dhe festivali mori emrin e tij.

- Mua me duket interesante, - tha Alda, - por prape a ka ndonje gje tjeter?

- Ka edhe nje qender tregtare, e cila afron ulje te mira per festivalin, - u pergjigj ajo duke zgjuar crregullimin e pandreqshem te bjerjeve ose ndryshe oniomania tek Alda.

- Shkojme, - tha Alda, - Linda do te vish ti?

- Ne rregull.

- Ju vajza jeni shume te fiksuara pas rrobave, - tha Aleksi nen ze.

- Mire ato qe do te shkojne per te bere pazar, po ne?

- Kam nje plan, - tha Eliasi duke nxjerr nje hart te cdo pike turistike te Eldemon-it (qyteti ku ndodhen), - do te shkojme tek...

- Si thua te shkojme tek malet ruse, - u hodh te thoshte Austini.

- Dua te shkoje tek gjiri Maidu, - tha Aleksi, - kam degjuar se dallget atje arrin edhe ndertesat.

- Po ti Eduard ku do te ikesh? - pyeti Austini. Por nuk kishte kujt t'i drejtohej pyetja pasi Eduardi nuk ndodhej atje. - Po ky ku shkoi?

- Po ti Aida do te vishe me ne? - pyeti Saga.

- Jo, - thashe, - dua te rri te relaksohem sot.

- Ne rregulle, ne po ikim.

Dhe te gjithe kishin plane per te cilat dolen per t'u mos u pare per pak kohe. Taylor dhe Fobos kishin per t'u marr me nje pune te rendesishme apo dicka e tille. Ngela vetem, pra kisha mundesi te beja dicka pa u vene re nga te tjeret. Isha e merakosur per Uilliamin. Ai nuk kishte zbritur akoma. Ngjita shkallet dhe u drejtova per tek dhoma e djemve. Trokita ne dere dhe pyeta:  - Uilliam, aty je?

Uilliam's POV

Kete mengjes u zgjova vone keshtu qe u ngrita menjehere, por ne te njejten menyre edhe u ula. Me dhimte koka dhe per te mos permendur kisha nje kolle te tmershme. I vija fajin dites se djeshme. Isha lagur ne shi dhe per te mos permendur sfiden e pishines. Si bie shi ne mes te veres njehere. Mbeshtillesha si krimb me batanije per te mbajtur temperaturen e trupit. Vazhdoja te njejtin proces derisa degjova nje trokitje. Nje ze (dukshem i Aides) pyeti: - Uilliam, aty je?

Pse duhet te vije te me takoje ne kete gjendje?

- Po ketu jam.

- A mund te vije? - pyeti dhe ne te qindten e sekondes u ngrita dhe hapa deren.

- Hej - kollita, - Aida! Ke ndonje ilac per kolle?

- Uilliam je semure, - tha ajo dhe me shtyti ne dhome. - Qendro ne dhome.

Nxenesja e Re | ✔ |Where stories live. Discover now