"TE DUA"

339 21 28
                                    

Adeliane 💬
Pas mbarimit te festes shkova te vila Davas me zonjen Marta dhe zotin Viktor.
Nuk ndihesha e qete qe do jetoja ne shtepine e dikujt tjeter, dhomen e nje tjeter vajze dhe me nje familje qe nuk ishe e imja.
Nuk ma priste kurr mendja qe kjo loje te me fuste ne shtigje kaq te ngaterruara, si fejesa me Aidenin.

Pavarsisht se Helene me mashtroj mua dhe braktisi shtepine dhe familjen, perseri me duket sikur po marr gjithcka prej saj, te cilat nje dite do ia rikthej perseri.

- Faleminderit per sot bija ime! Cfare mekati qe nuk kishim fatin te ishim familja jote qe ne fillim!

- Mos e thoni kete zoti Viktor, tek e fundit persa kohe qe mbaj mbiemrin Davas jam pjese e familjes suaj.

- Shpresoj qe te mund te me quash babi nga sot Adeliane?!- tha zoti Viktor dhe une thjesht ula koken duke perseritur ne mendje ate fjale qe kam dashur ta therras me ze per 10 vite me radhe, por qe ishte e kot.

Qe nga vdekja e babit, nuk mund te therras asnjeher kete emer, nuk mund te quaja askend baba, kur tashme i vetmi person qe e quaja te tille nuk ishte me per te me kthyer pergjigje.

- Nese e ke te veshtire...- po thoshte zonja Marta, kur zeri im e nderpreu.

- Jo...ateher naten...b..babi dhe mami!- thash une me zerin qe me dridhej dhe kur ngrita koken drejte tyre, ata po buzeqeshnin.

Nuk e mendoja qe ata mund te ishin aq te lumtur vetem per shkak te nje fjale te vetme! Edhe ata jane prinder, por pyes veten nese vajza e tyre i ka quajtur te tille ndonjeher!?Sa vite vall do ti kene munguar keto fjale te thena nga goja e saj!?
Sa e dhimbshme mund te jete per nje prind te braktiset nga vet femija e tij!?
Sa torturuese, kur femija qe ke rritur me gjithe te mirat dhe edukaten e kesaj bote, kurr nuk deshiroj te mesonte se ka gjera shume me te rendesishme ne jete se pasuria, fama apo pushteti!? Kjo pra doli te ishte sozia ime e vetme ne kete bote....nje djall qe kurr nuk u interesua te njihte driten, por vetem erresiren!?

- Naten bija ime!- thane ata me nje buzeqeshje te hidhur dhe u larguan drejte koridorit.

Mbylla deren dhe u mbeshteta e rraskapitur. E nesermja e dija qe do me priste me surpriza te reja.
*****
U ngrita nga shtrati dhe sapo u bera gati shkova po ne dhomen e ngrenies.

- Mirmengjes Adeliane!- ktheva koken nga tavolina ku ishin ulur zonja Marta dhe zoti Viktor.

- Mirmengjes!- ia ktheva une dhe u ula pran tyre.

- Me vjen keq per meselen ne feste me familjen Willson, por sapo Helene te gjendet une do t'ia le asaj gjithcka dhe do kthehem perseri ne jeten time te qete dhe monotone!- thash une duke buzeqeshur, por kur ktheva koken drejte tyre, ata ulen koken dhe buzeqeshen hidhur.

- Ti nuk bere asgje gabim e dashur! Ti e meriton te jesh pjese e familjes Willson jo Helene!

- Cfare po thoni keshtu... baba!? Kur Helene te kthehet une do largohem. Aiden supozohet te lidhet me ate jo me mua!- thash une e vendosur dhe u ngrita nga tavolina.

- Do shkoj ne shtepi ti tregoj familjes sime qe jam mire!

-Familjes!? S..Sigurisht e dashur!- tha zonja Marta dhe me perqafoj.

- Pse ajo ende deshiron kaq shume te largohet nga ne Viktor!?

- Ne nuk jemi prindrit e saj te vertet Marta!

- Pse motra ime! Pse Adele duhet te ishte vajza e Marias dhe Helene duhet te ishte femija im!?
Une jam me e pasur se Maria, me e famshme, me e bukur....por..por pse eshte ajo me e lumtur se une!?Sikurse kur ishim te vogla ajo e kishte gjithmon dashurine e babait dhe te gjitheve, kurse mua nuk me do as vajza ime!

TÈ KUNDÈRTAT E NJÈ BOTE!✅Where stories live. Discover now