"S'KA MÈSHIR"

199 17 36
                                    

Adeliane 💬.
Vetem nje moment dhe humba cdo fuqi, cdo qellim per tu ngritur ne kembet e mia.
Koridoret e spitalit ishin mbushur plote me njerez. Mami kembenguli te vinte ne spital, por gjyshi nuk e la per shkak te gjendjes se saj shendetsore.
Binjaket enden ne çdo cep te spitalit per te pyetur doktoret se si eshte Adeoni, por ende asgje.
Gjyshi eshte rrenuar fare qe kur mori lajmin, kurse une rri e perhumbur me syte nga dera e salles se operacionit.

Cfare mund te beje me shume se te lutem!? Cfare mund te bej me shume se te mallkoje veten per emrin "nene" qe mbaj, kur nuk mbrojta dot femijen tim.

Aideni ulesh here pas here pran meje. Edhe lotet e tij, sikurse lotet e mi mbeten ende te pashterur.

- Shefe!?- degjova zerin e Matias i cili erdhi pran Robertit dhe te tjereve.

Thjesht ngrita shikimin drejt tij dhe u perpoqa te flisja, por tashme zeri kishte shterur me lotet.

- Cfare ka ndodhur ketu!?- degjova zerin e te vetmit njeri qe nuk doja te me shikonte te dergjesha e dobet ne kembet e tij.

- Cfare kerkon ketu Eduardo Willson!?- tha Mikaeli duke e pare me percmim.

Ai ktheu shikimin nga une dhe me ngriti me njeren dore si nje leck nga dyshemja.

- Ti genjeve!! Si mund te me fshihje nipin tim per kaq shume vite!!??- berrtiti ai duke me treguar ADN- ne.

Ne moment ndjeva trupin tim te rrembehej nga duart e Eduardos.

- E vertet eshte kjo Adele!? E dija! E dija dashuria ime! Sapo vogelushi yne te zgjohet do jetojme te tre si nje familje. - tha ai dhe ne sekond u  ndava nga trupi i Aidenit dhe u ula perseri nuk dysheme.

Nuk me interesonte asnje fjale, asnje veprim, por e vetmja gje qe mendoja ishte vogelushi im.

- Cfare po beni ketu!? Dua te shoh nipin tim! Ku eshte vogelushi!?- u degjua e berrtitura e Eduardos dhe ne sekond hapi me force deren perball pa e menduar.
Syte e tij u hapen kur pane Adeonin ne sallen e operacionit te veshur me nje veshje spitali dhe te rrethuar nga doktoret dhe surumet.

- Mbylleni deren!- berrtiti nje doktor dhe erdhi me vrap te mbyllte deren perseri.

- Nipi im...ai..cfare..- po belbezonte Eduardo dhe ra ne toke me syte nga salla e operacionit.

Me mjaftoj vetem ajo pamje te humbisja cdo fuqi te mbetur ne trup. Per nje moment dikush do me mendonte si nje trup i vdekur,  po te mos ishte per gjyshin qe me ngriti nga krahu dhe me mbeshteti te muri.

- Zgjohu!! Keshtu do ti mbrosh te gjithe Adeliane!? Keshtu do ulesh dhe do heqesh dore vetem me nje dhimbje!? Kur nuk po heq dore as vogelushi yt dhe po lufton me vdekjen te kthehet, hoqe dore ti!? Mos harro se nuk je vetem nje nene e mori djalli!! Ku dreqin eshte" Gjeneralja e gjenerates se re " !? Ku eshte  mbesa e te madhit Ivan Adeson!? Ku eshte "Feniksi i kampit ushtarak "!? Keto na duhen tani! Ngriu dhe merri hakun e femijes tend!

Mjaftoj vetem zeri i gjyshit te me kthente ne vete.
U ngrita dhe hoqa doren nga shtrengimi i tij.

- Edhe nese kjo do te thote se duhet te vrase!?- u ktheva perseri me ze te mekur.

- Ne kete bote gjaku lahet me gjak! Nuk je me vajza e nje heroi, por dhe mbesa e gjenerali, duart e te cilit jane mbuluar shume here nga gjaku.

- Ateher kushdo qe e beri kete duhet te marri pasojat dhe meshira nuk vlen me. - thashe une dhe futa pistoleten ne breze.

- E gjetem shefe!- u degjua zeri i Robertos.

- Me tregoni rrugen!- urdherova une kur dora e Aidenit me bllokoj.

TÈ KUNDÈRTAT E NJÈ BOTE!✅Where stories live. Discover now