Aiden 💬
Nuk me zinte gjumi kur mendoja se ne keto momente gruaja ime ishte pran nje mashkulli tjeter dhe femija im ne krahet e tij.
Urreja veten qe nuk kisha te drejte as te mbaja duart e gruas qe doja dhe as te mbaja ne krahet e mi femijen tim.
Te nesermen u bera gati dhe dola ne sallon ku te gjithe po prisnin per tu nisur ne SHBA.-Ju ruani Helene Davas!- i thashe disa rojeve pas meje.
- Ne rregull zoti Willson!
- Ti e di qe jam gruaja jote i dashur ~~! Le te shkojme si nje cifte i bukur ne SHBA. - tha ajo me nje buzeqeshje ironike ne fytyre.
- Mbylle Helene Davas!! Nese nuk do ishte per Alicen...te betohem se do te te vrisja!- ulerita une dhe sa u ktheva drejt saj ndjeva doren e babait ne krahe.
- Lere ate femer! Tani me e rendesishme eshte te rimarresh pas familjen tende te vertet! Nuk mund te lejosh gjakun tend te quaj baba dike tjeter.
- Nuk eshte nevoja te me kujtosh ti Eduardo Willson!
- Eja tani Aiden! Rruga eshte e gjate!- tha Rina duke ardhur me Raelin, Rajanin dhe gjyshe Linen.
- Po Alani!?- pyeta une kur nuk e pashe rrotull.
- Ai u largua 2 ore pas familjes Davas. - u pergjigje gjyshja.
- Ju merrni Helenen, kurse Alice do rrije me mua!- u ktheva rojeve dhe ata tunden koken.
Pas 8 oresh ...
Pasi u veshem per ballon, hipem neper makina dhe u nisem drejte viles se vjeter te Ivan Adeson.Sapo arritem vendosem maskat dhe hyme brenda.
Ngado qe ktheje koken kishte persona te veshur me maska, por Adeliane dhe Adeoni nuk dukeshin ende.- Per cilin po kontrollon i dashur!?- ndjeva duart e Helenes qe u varen te krahu im dhe sa do largohesha prej saj Alice me japi doren tjeter dhe e shtrengonte me te dyja duart sikur te kishte frike mos ikja.
- Shefe!!- degjova zerin e disa burrave me veshje ushtarake te cilet po shikonin me admirim nga shkallet e larta.
Ngrita shikimin dhe ne sekond ngriva nga engjelli perball meje. Syte e bukur blu si qielli i paster qe i rrethonte nje maske e bardhe modeste. Ne qafen bardhoshe i rrinte bukur nje fjongo blu me trendafil. Floket e gjate derdheshin deri te kurrizi dhe mbulonin pjesen e hapur te fustanit te bardhe te gjate qe cahesh pergjate kembes se djathte. Sandalet blu lidheshin me shirita deri te gjuri.
Pran saj rrinte princi im i vogel. Fytyren e rrumbullaket ia mbulonte nje maske e bardhe, floket e shkurter rrinin te ngrira larte, pervec disa fijeve te shkurtra qe i binin ne ballin e vogel. Syte e shkruar sot shkelqenin me te paster se cdo dite dhe kostumi i bardhe me papion blu lidhej perfekt me te nenes se tij. Kjo ishte familja ime! Familja te cilen enderrova dhe humba per 5 vite me radhe.
U bera gati te hidhja disa hapa para kur ndjeva duart e Helene Davas qe me kishin bllokuar dhe dora e vogel e Alices ishte lidhur forte me te timen.
Ktheva koken perseri nga shkallet kur syte e saj po me shikonin me nje shprehi qe nuk munda ta kuptoja.
Uli syte e bukur te duart e Helenes dhe ne sekond sapo ndjeva shikimin e saj te akullt u largova nga Helene.Sapo ngrita shikimin perseri drejte saj, gjaku me zjente kur pash doren e mashkullit qe preki krahun e engjellit tim.
Ne sekond ajo kthehu koken drejte tij dhe buzeqeshi embel, sikur te mos i interesonte se sa dhimbte zemra ime.
Ajo buzeqeshje e embel qe duhet te ishte e imja, sot i perkiste shume te tjereve, pervec meje.
Syte e saj u kthyhen perseri drejte meje, por kesaj radhe me te ftohte dhe boshe.Me dukej sikur mjaftonte vetem ai sekond dhe ai shikim i saj te humbisja cdo fuqi ne trupin tim.
Dola ne kopeshtin e viles dhe fillova te pija pa ndalim, sikur ajo pije do me sheronte zemren qe ende dhemb me shume se para 5 vitesh kur e humba dashurine time.
*****
Adeliane 💬
Sapo hyra ne sallen e madhe syte me shkuan te personi i pare qe po me veshtronte ngultas. Ajo maske mund ti fshihte nje pjese te vogel te fytyres, por syte e tij te shkruar pasqyroheshin si kurre me pare te dritat e larta.
Per nje moment humba ne syte e tij, kur femra dhe vajza e vogel e shtrenguan pran dhe me vertetuan se tashme ai mashkull perball meje ishte thjesht gabimi im i pare.
Per nje moment sapo u perball me shikimin tim, ai hoqi krahun nga femra pran.
Ne sekond ndjeva sikur shikimi i tij me mbyste ngadal.
Ktheva koken, kur ndjeva doren e burrit tjeter pran meje.
YOU ARE READING
TÈ KUNDÈRTAT E NJÈ BOTE!✅
RomanceADELIANE MEJER èshtè njè vajzè 18 vjecare, jeta e sè cilès shkatèrrohet para 10 vitesh kur i ati Adeon Mejer, nje shef policie ose Sherifi hero qè i thèrrisnin nè gjithè Londrèn vdes nè njè aksident tè dyshimt. Pas vdekjes sè tij Adeliane gjenè dhe...