"SHPETIMI I ALICES"

199 15 16
                                    

Adeliane 💬
Ndjeja lotet qe me rreshkisnin ne fytyre dhe me turbullonin shikimin. Timonin e makines e mbaja shtrenguar sikur te kisha frike mos me ikte.
Syte i mbaja drejte rruges ku nga momenti ne moment, prisja te shikoja portin.

Zilja e telefonit me terhoqi vemendjen nga rruga dhe ne ekran ishte emri i gjyshit.
Tashme isha e pasigurt se cfare mund ti thoja, ndaj e mbylla, por perseri zilja nuk kishte ndermend te ndalonte.
Shfryva lehte e bezdisur dhe e hapa.

-Adeliane! Ku je!? Mos beje asgje pa ardhur une!

- Me vjen keq gjyshi, por kesaj radhe nuk te degjoje dot! Helene Davas eshte preja ime!

- Mjafte u bere kokeforte! Nese jo per vete, te pakten mendo per femijen qe mban ne trupin tend!

- Ai femije eshte gjaku im gjyshi! Kurre nuk do te le ti ndodhi gje!

- Kjo nuk eshte nje shaka Adeliane! Kthehu...- po thoshte gjyshi, kur une i mbylla telefonin.

- Me vjen keq! Me fal gjyshi, por kjo eshte pergjegjesia ime!

Teksa mermerisja keto fjale, ndjeva sikur dicka levizi brenda trupit tim.  Ishte nje jete e re, e gjalle dhe femija im! Preka barkun me dore dhe disa pika loti me rreshkiten faqeve.

- Mami eshte ketu bebi im! Mami do te sjelli ne kete bote dhe do te fali nje jete te lumtur! Te lutem prite edhe disa muaj dhe do te te shoh me ne fund!- peshperita duke fshire lotet e sapo rene ne fytyre.

Ngrita shikimin nga rruga dhe me ne fund kisha arritur te porti.
Dola nga makina me pistoleten ne dore dhe u fsheha pas nje arke gjigande. Kudo kishte burra te armatosur te cilet ngarkonin kuti me armatime dhe droge neper anije.
Te qarat e nje femije 5-vjecar me bene te ktheja shikimin dhe ne sekond u perballa me fytyren e zbehte te Alices dhe duart e vogla  gjithe te cara nga litaret dhe te gervishura qe kishin filluar te kullonin gjak.

- Eja tani princessa! Nuk me pelqen te merrem me vogelushe qaramane si ty!- degjova zerin e nje burri i cili po e terhiqte drejte anijes.

- M..mami...k..ku eshte mami!..

- "Mami " Me lejo te te them se je femija me pafat qe ke nje mama si Helene Davas! Asaj femre nuk i kane interesuar as prindrit e saj qe e linden dhe e rriten, e jo me nje femije si ty qe lindi si aksident i nje nate mizore per te! - tha ai duke buzeqeshur si i cmendur dhe ne sekond ndjeva zemren te me coptohej kur Alice ra ne gjunje dhe po perpiqej te mbante lotet.

- A..atehere....une j..am vetem! U..une nuk kam...babi..tani dh..dhe mami nuk... me do! Une.. une nuk kam fa...familje si gjithe femijet e t..tjere!

Ne sekond ndjeva trupin te me levizte vet dhe syte te me zjenin nga urrejtja per personin perballe, i cili po qeshte me lotet e nje femije te pafajshem.

- Ti nuk ke askend qe te do vogelushe, ndaj eja me ne tani!- tha ai shtaza dhe e mori prej krahu.

- Kush tha se ajo nuk ka!?-thashe une sapo dola nga ku isha fshehur me pistoleten ne dore  dhe floket me nje pjese te fytyres mi mbulonte kapuci i xhupit te zi.

-Helene Davas!? Cfare do ti ketu? Ne kishim nje pakte!- tha burri prane Alices.

Ngrita shikimin nga fytyra e tij dhe ne sekond fsheha armen kur e kuptova se ai me njihte si Helene Davas.

- Me kthe vajzen!- fola perseri serioze dhe ne sekond Alice u largua nga ai dhe vrapoi prane meje.

-Mami!!- berrtiti ajo dhe ne sekond sa pa fytyren time u largua disa hapa.

-Teta Adele...ti..

- Shhh! Mos u shqeteso Alice! Behu vajze e bindur dhe vrapo te makina e zeze ne fund.

TÈ KUNDÈRTAT E NJÈ BOTE!✅Where stories live. Discover now