Aiden 💬
Duart me dridheshin si kurre me pare, por ende nuk i largoja nga timoni i makines.
Kur deri dje harrova ekzistencen time dhe bindesha se duhet ti harroja ata sy si qielli dhe ate buzeqeshje me hyjnore se gjithcka, sot edhe vdekja nuk do ishte me e dhimshme per mua.Zeri i saj me vertitej ne mendje dhe lotet me turbullonin pamjen.
Nga momenti ne moment me dukej sikur shikoja silueten e saj qe nuk shikonte me ata sy blu me te thelle se deti, nje det plot me urrejtje dhe dhimbje.
Nuk kishte asnje faj qe me urrente , pasi dhe une e urreja veten time me shume se pafundesia.Sapo ndjeva reflektimin e dritave te viles Adeson, ndalova makinen dhe vrapova drejt Helene Davas, gruas qe me mori thesarin me te cmur dhe me beri ta harroja ekzistencen e saj.
Duke ecur neper turmen e njerezve, degjoja zerin e Alanit dhe te tjereve, por urrejtja qe ndjeja mi kishte erresuar syte.Ne nje cep syte me zune babain i cili sapo shtrengoj nje cop letre ne duar u largua i shqetesuar nga salla.
Isha kurioz se ku po shkonte aq i friksuar, sikur nga momenti ne moment nje fantazem do i shkonte nga pas.
E harrova per nje moment ate, kur pash silueten e Helene Davas ne mes te salles.- Aiden!? Ti erdhe per mua i dashur!?
- Mbylle gojen!
- Cfare ka ndodhur Aiden!?
- Helene Davas! Mbylle dhe me thuaj cfare ne te vertet ndodhi 5 vite me pare??!!
Pas fjaleve te mia fytyra e saj mori nje hije frike dhe syte i uli ne toke.
- N..Nuk e di per cfare po flet! Eja te gjejme Alicen Aiden. Ajo donte te takonte babain e saj.
- Mjaft ndryshove temen dhe mu pergjegj! Pse Adeliane Mejer nuk ishte martuar!? Ti ishe nusja ate dite e mori djalli!?
- Po, une isha! Ti duhet te ishe i imi qe ne fillim Aiden. Une shpika gjithcka dhe te futa ne kurth, por tani qe ajo ka vdekur, ti mund te ndihesh gjithe jeten fajtor , por perseri se ndryshon faktin qe je burri im!
- C..cfare kam bere keshtu!? Adele...dashuria ime nuk me braktisi, por une e braktisa ate ne fund. Sa duhet te me urrente ajo!? Sa duhet ta kem bere te vuaj!? Kur e urrej kaq shume veten time, sa duhet ajo te me urrente tani nese do ishte gjalle!?
Ky...ky eshte i gjithe faji yt Helene Davas. - e kapa nga qafa dhe po e shtrengoja me sa fuqi kisha.
Syte me digjeshin nga urrejtja dhe zemra behej copa- copa nga faji.- Babi!! Leshoje mamin!! Ti po e lendon ate! A..ajo ajo po mbytet babi!!
Duart e vogla te Alices u varen te krahu im dhe lotet e saj i lagnin faqet e kuqe.
Doja ta vrisja ate grua, por perseri nuk mund te behesha nje monster ne syte e vogelushes sime.Terhoqa krahun dhe e hodha trupin e Helenes disa metra larg meje.
- Shpetove vetem per shkak te Alices Helene Davas, por ne te ardhmen nese me shfaqesh para syve te mi do te vras.
- E..eshte e ...pamundur " i dashur " . Tashme..une...solla ne jete femijen tend...dhe do apo s'do ti... je burri im!
- Mos luaj me fatin tend se do te te vras Helene Davas!- thash une dhe u largova drejt nje cepi te salles.
Ndjeva trupin te me binte ne toke dhe syte te me mbusheshin nga lotet.
Po tani!? Ku eshte dashuria ime, kur kam nevoj per aromen e saj!? Ku eshte dora e bukur qe ia leshova aq shpejt dhe nuk mund t'ia shtrengoj perseri!? E humba dhe fajtori i vetem jam une.
Me duket sikur po cmendem nga malli per te. Me duket sikur ne cdo moment po humbas arsyen pse jam gjalle!
Kjo dhemb aq shume...aq forte...aq mjerueshem, sa dhe ferri do me dukej parajsa para saj!
YOU ARE READING
TÈ KUNDÈRTAT E NJÈ BOTE!✅
RomanceADELIANE MEJER èshtè njè vajzè 18 vjecare, jeta e sè cilès shkatèrrohet para 10 vitesh kur i ati Adeon Mejer, nje shef policie ose Sherifi hero qè i thèrrisnin nè gjithè Londrèn vdes nè njè aksident tè dyshimt. Pas vdekjes sè tij Adeliane gjenè dhe...