"TAKIMI"

316 17 26
                                    

Aiden💬
Kurre nuk isha bere ndonjeher aq impulsiv dhe i nxituar ne jete, por kur mendova se puthja e saj e pare ishte e dikujt tjeter vec meje e humba fare.
E shkeputa prej kraheve te mi kur ndjeva nevojen te shikoja fytyren e saj te strukur ne kraharorin tim.
Dukej sikur ajo ngjyre e bukur e kuqe qe i kishte mbuluar fytyren e bente edhe me terheqese ne syte e mi, por perseri perpiqej ta fshihte mes duarve.
E kuptova se dhe ajo kishte ndjenja per mua, por ndryshe nga une kishte frike ti shprehte, ndaj nuk e detyrova.

E afrova fytyren shume pran fytyres se saj derisa hundet tona u preken. Nga aq afer syte e bukur blu dukeshin me te qarte dhe rrezellitese nen dritat e qytetit , kur vetem ne ate moment kuptova se ata sy ishin gjithmon magneti im i pare qe me ngjiti keq pran saj.

Kur e pash qe uli koken e sikletosur, buzeqesha i kenaqur nga reagimi i saj dhe para se ta terhiqja drejte makines i lash nje puthje te lehte ne balle.

Sapo makina u nise, midis nesh ra heshtja. E shikoja te perhumbur nga qielli i paster dhe me yje i nates. Dukej sikur donte te shkonte pran asaj hene te plote large gjithckaje, madje edhe shume large meje.

- Qielli i nates eshte me i bukur se qielli i dites!- tha duke harkuar larte njerin cep te buzeve.
Tunda koken lehte dhe prita te tjera fjale prej saj.

- Por toka e dites eshte me e bukur se e nates!

- Perse e thua kete presidente!?

- Sepse qielli naten nuk te le vetem, pasi ai ka yjet dhe henen qe te bejne shoqeri dhe te ndricojne, kurse qielli i dites ka rrete, por ato ikin njera pas tjetres dhe diellin qe te fal ngrohtesi dhe drite, por te verbon kur perpiqesh ta shohesh.

- Po toka ateher?

- Ajo eshte e bukur diten sepse e sheh se ku do shkosh pa perdorur driten e nje telefoni ose elektriku, njerzit zgjohen nga gjumi plote me jete dhe nuk ke frike persa kohe qe sheh gjithcka rrotull teje, ndryshe nga toka e nates qe mbulohet nga erresira e cila fsheh gjithcka nga syte e tu dhe kurr nuk e di kush eshte pas saj.

- Ato jane te kunderta, por edhe te njejta sepse i perkasin nje bote si dita dhe nata, si qielli edhe toka!

- Sikurse une dhe Helene!- pas kesaj fjalie zeri i saj u degjua me i ulet dhe i heshtur ne veshet e mi.
Nuk dija cfare ti thoja per ti ngritur humorin.
Ajo eshte e vetmja per mua, por sa me shume ia them keto fjale, aq me shume te veshtire e ka ti pranoj.

Nuk kaloj shume dhe shkuam ne vilen Davas, ku do me duhet te ndahesha prej saj deri mengjesin tjeter.

- Adele! Ku ishe kaq von e dashur!?- degjova zerin e zonjes Marta qe po vinte pran burrit te saj.

- Ajo ishte me mua sot!- u pergjigja une dhe te dy ata tunden koken.

- Do ta marr Adelianen brenda Viktor dhe ju lutem heren tjeter mos e mbaj vajzen kaq von zoti Aiden!

- Marta..te lutem...

- Vajza ime eshte e lodhur Viktor! Do ta marr brenda tani!- i tha ajo burrit te saj dhe u largua me Adelen.

Menyra si me pa ne ato momente ishte me shume si nje paralajmerim sesa nje keshill. Deri tani kurr nuk e kisha vene re sa shume ngjanin zonja Marta dhe teta Maria, por ende kam pershtypjen qe kjo grua fsheh dicka pas sjelljes se saj.

Pasi pershendeta zotin Viktor shkova ne shtepi, ku po me priste gjyshja dhe Alan gati per te dhenat e reja.

- Si shkoj vellacko?😏

-Mire!😐- thash qete, por ata nuk hiqnin dore.

- Shpjegohu tani nipce!😒- me urdheroj gjyshja dhe me uli ne karrigen pas meje.

TÈ KUNDÈRTAT E NJÈ BOTE!✅Where stories live. Discover now