Aiden 💬
Pas 7 ditesh.Me zemren qe tashme me ishte ndare ne pjese dhe trupin qe dridhej pa ndalim, rrija i heshtur para deres.
Keto dite pritje dukeshin sikur nuk kishin te mbaruar.Ndjeva doren e babait ne shpatullen time dhe ne sekond ngrita shikimin. Ata sy te shkruar kishin grumbulluar nje perde lotesh, te cilen nuk e leshonin poshte. Vall nga krenaria e tij prej burri te pathyeshem!? Apo vall hija e se shkuares nuk e le te shohi gje tjeter!?
Largova doren e tij dhe u ngrita ngadal nga dyshemja. Me trupin qe ende lekundej si nje lavjerres ndalova te shkallet perball sallonit. Ngrita shikimin dhe ne sekond u perballa me fytyrat e shqetesuara te te gjitheve.
Disa vazhdonin bindin veten se ajo eshte e forte, nuk heq dore, disa fusnin fytyrat mes duarve dhe qanin sikur lotet ti qetesonin, te tjere i kishte perpire heshtja dhe frika se do humbisnin dike te cmuar, kurse nje burre i moshuar qe deri dje zjente nga guximi dhe rrinte si nje shkemb ne kembe, tani nuk eshte me shume se nje trup pa shpirte, nje trup qe vazhdon te pije nga mengjesi ne mbremje pa ndalim dhe mallkon veten qe se mbrojti dot.
Po une vall cfare jam tani!?
Me shume me duket vetja si nje hije qe po pret trupin e tij ose rrezet e para te diellit qe ta zhdukin nga nje bote qe ta duket boshe.- Ajo do te zgjohet Aiden!- degjova zerin e Xavierit pas meje, i cili erdhi prane Alexit.
- S..si eshte Alice tani!?- arrita te flisja dicka vetem per tu shmangur fjaleve te tij.
- Ajo ka pak qe pushoi se qari dhe tani e ka zene gjumi!
- Po Matia...ai..- beri te pyeste Alexi dhe ne sekond u ndalua nga zeri i Robertit.
- Ai eshte ende i dobet, por e kaloi rrezikun! Ende nuk i kemi treguar gje per Adelen!- tha ai dhe ne sekond ndjeva grushtin te me shtrengohej derisa me doli gjak.
Vazhdoja te perserisja me vete te njejten gje "Ishte faji i tij " Nese ai nuk do ishte ne ate gjendje, ajo do ishte ketu prane meje "
Ecja disa hapa dhe me pas ndalova duke mermeritur me vete "Pse nuk shkova pas saj ate dite!?"Ngrita shikimin dhe e gjeta veten perball deres se saj. Doreza me zhdukej para syve sapo ngrija doren ta terhiqja. Ndoshta zhdukej sepse e di se cfare do me presi brenda asaj dhome!?
Nje trup i fjetur qe duket sikur do zgjohet nga momenti ne moment, por pavarsisht sa i therret ende asgje...syte e saj ende rrine te mbyllur.Sapo u ktheva te largohesha perseri, me dukej sikur zemra kishte ngecur ne nje vend dhe me rrihte gjithmone e me shume.
-Dua ta shoh! Dua te ndjeje perseri aromen e saj te embel! Kam nevoje per te!- psheretita dhe sapo u ktheva hapa deren qe deri dje kurre nuk kisha guximin ta hapja.
Eca disa hapa dhe ne sekond ngrita shikimin nga trupi i femres qe me mori zemren, dhe tani po fle per dite te tera pa e ditur se sa po vuaj nga malli per te.
Kudo rreth trupit kishte aparatura qe ne dukje e kishin lidhur forte pas jetes dhe ia ndalonin rrugen per te shkuar me engjejt e qiellit.
Vall ishin ato aparatura, apo dicka tjeter qe e mbante perseri mes nesh!?
U afrova prane, por ne sekond ndalova kur pash Adeonin qe e kishte zene gjumi mbeshtetur te dora e zbehte e Adeles.
Syte ende i kishte te kuqe nga lotet dhe trupi i vogel ishte bere nje me dyshemen.
E mora ne krahe dhe e vendosa ne divanin prane. Ishte aq i dobet dhe i vogel sa kisha frike mos e lendoja. U ula prane tij dhe zgjata gishtin ti fshija lotet, por tashme lotet ishin thare ne fytyre dhe nuk kishte mbetur asgje vec gjurmeve qe kishin pershkuar.
E putha lehte ne balle dhe e mbulova me nje batanije.U ngrita ngadal nga dyshemja dhe me trupin qe me dridhej u afrova prane Adeles.
Vendosa koken te qafa e saj e bardhe dhe u mbusha me fryme. Me dukej sikur atje prane saj ishte oksigjeni qe me mbante gjalle.
Ngrita koken dhe e vendosa te balli i saj duke i lene puthje te lehta ne gjithe fytyren.
Ishin si puthjet qe i jepja cdo mengjes ne endrrat e mia, kur e nesermja me zinte ne krahet e saj.
Nuk ndaloja duke e puthur, pavarsisht se lotet tashme po me vershonin nga syte dhe binin mbi fytyren e saj.Ktheva shikimin ne kerkim te dores se saj, por pasi e pash ngriva ne vend. Ishte sikur diten kur erdhi e plagosur ne krahet e Ivan Adeson dhe gjithe keto dite ajo dore e bukur dhe e bardhe si bora mbetet ne te njejtin vend...mbi barkun e saj.
Per nje moment ne mendje me erdhen fjalet e doktorit pasi u largua.
********
- Si si eshte mbesa ime!!??- Me vjen keq zoti Adeson, por ajo ka rene ne gjendje kome pasi humbi shume gjak dhe per nje grua shtatzene kjo eshte fatale.
-Po..po..bebi..
- Fal zotit bebet jane ende gjalle dhe te sigurt. Nuk e di si, por nena e tyre i ka mbrojtur zonja Maria.
- Ju thate bebet!?
- Po zoti Eduardo! Ajo eshte afersisht 4 muajshe dhe ka binjake! Nje vajze dhe nje djale!
-Ku..kur do zgjohet mbesa ime atehere!?
-Me vjen keq por kete nuk e di! Ka gjera qe edhe ne doktoret si kemi ne dore, por do vijme dite per dite ti bejme gjilpera, pasi bebet kane nevoje per vitamina te mbjetojne ne trupin e nenes.
-Por do kene ndikim te Adele...
-Mos u shqetesoni zoti Misaki! Vitaminat jane per fetusin jo nenen, por si doktor me lini tu them se nese nena do te vdesi dhe femijet vdesin me te!
******
-Ti po rri me ne per hire te femijeve tane dashuria ime! Ti po rri gjalle sepse deshiron ti sjellesh ne jete shpirti im! Kthehu shpejte jeta ime! Une, Adeoni dhe gjithe te tjeret po presim qe ti dhe femijet te ktheheni perseri!
Aq e bukur eshte ajo enderr qe po te mban large nga ne Adele!? Hapi syte dashuria ime dhe te premtoi se ate enderr qe po te terheqe do te ta beje realitet!- pas ketyre fjaleve e vendosa koken te barku i saj dhe e perkedhela lehte.Ishte zemra e nje burri qe po priste gruan dhe jeten e tij apo zemra e nje babai qe rrihte kaq forte per gjakun dhe femijet e tij!?
Dy zemra rrihnin ne mes te te njejtes dhimbje dhe luteshin per te njejten gje.Per nje moment mbylla syte dhe ndjeva nje goditje te lehte qe me beri te qaja dhe buzeqeshja ne te njejten kohe.
- Adeliane! Degjo zemra ime! Femijet tane jane brenda teje! Kthehu te jemi nje familje e lumtur Adeliane!
Mora doren e saj dhe e shtrengova trupin e saj ne krahet e mi. Me lotet varge dhe koken nga qielli arrita te peshperisja vetem disa fjale te cilat u uleriste zemra
-Te lutem o zot! Me merr mua, vetem kthemi engjejt e qiellit!
*******
Hey te gjithe! Sorry per vonesen por ja ku erdhi pjesa e sapo nxjerr nga duart e mia!Mendoj se do beje ca armiq ne kete pjese!😂
azure_writer
InaQershori
AntigonaFataj
adelajda1
k_elezi
Anastaglia31 dhe gjithe te tjeret shpresoje tu pelqeje pjesa ❤
YOU ARE READING
TÈ KUNDÈRTAT E NJÈ BOTE!✅
RomanceADELIANE MEJER èshtè njè vajzè 18 vjecare, jeta e sè cilès shkatèrrohet para 10 vitesh kur i ati Adeon Mejer, nje shef policie ose Sherifi hero qè i thèrrisnin nè gjithè Londrèn vdes nè njè aksident tè dyshimt. Pas vdekjes sè tij Adeliane gjenè dhe...