2

432 31 164
                                    

Mos ja vini re Adalenës po foli keq për Delionin, s'merr erë nga meshkujt ajo😂
Delioni është si shpirt, e kam shumë xhan🥹

-Jo, qirinjtë nuk duken mirë aty. Provoji t'i vendosësh te cepi tjetër... As këtu s'duken mirë. Po tek ai tjetri?

Çaji qetësues që sapo kishte pirë nuk kishte ndihmuar aspak në qetësimin e nervave të Adalenës. Koka vazhdonte t'i godiste si çekan dhe këtë s'kishin për ta ndryshuar dot as gjithë ilaçet e botës.

Atë mbrëmje në kështjellën e tyre do vinte duka Delion. Margarita ish ngritur sapo kish parë rrezet e para e të dobëta të diellit, dhe që nga ai çast e deri tani që qielli po hirnosej e dielli po bëhej gati të linte gjithçka pas, ajo s'kishte ndaluar së rregulluari ambientin. Arriti deri në atë pikë sa të merrej edhe me gjërat më të vogla të mundshme, për të cilat Adalena vinte dorën në zjarr se Delioni as që kish për t'i vënë re.

E zinte koka duke parë gjithë ato lëvizje, mbi dhjetëra shërbëtorë që i kalonin para syve. Por edhe kur u fut në dhomën e saj për t'u bërë gati, asgjë s'ishte ndryshe.

Emili po e ndihmonte me fustanin. Ishte një fustan i gjatë i bardhë që mbulonte gjithë trupin e saj. Në pjesën e sipërme mbante disa dantella të qepura perfeksionisht, belin ia shtrëngonte fort si çdo fustan tjetër, duke e bërë atë të dukej i vogël aq sa të rrethohej me dy duar, ndërsa poshtë derdhej i gjithi lirshëm.
Ndihmësja ia krehu flokët e zinj me onde dhe ia hodhi pas shpine. Ia leu buzët me një ngjyrë rozë të lehtë dhe i hodhi pak parfum jasemini.

-Dukeni shumë e bukur, zonjushë. Duka ka për t'ju pëlqyer.

Mbushi gjoksin me një psherëtimë të madhe krejt e pakënaqur.

-Si do mundem ta shtyj jetën me një njeri të tillë?

-Çfarë thonë për të? Pse jeni kaq e shqetësuar?

Kishte fiksuar vështrimin mbi pasqyrë, në veten e saj që qe rregulluar për dikë tjetër, për dikë që nuk e donte dhe që s'do ta donte kurrë. Ëndrrat e saj për një jetë me Eduardin ishin prishur të gjitha.

Vuri re se sytë filluan t'i skuqeshin nga lotët që i digjnin çdo gjë që preknin.

-Ai është i frikshëm, Emili. Është një luftëtar i zoti, por është mizor. Kam dëgjuar se ka vrarë gjithë ata njerëz në mënyra makabre. A mund të jetë i lumtur njeriu nëse jeton me dikë të tillë? Të shohë jo pak herë aktet e tij të pamëshirshme?

-Por ndoshta nuk mund të jetë aq i keq. Njerëzit thonë shumë gjëra, dhe pak prej tyre janë të vërteta. Po sikur me të të kaloni kohën më të bukur të jetës suaj? Atë kohë që këtu ju ka munguar?

Heshti. Edhe pse ishte në dyshim të madh për fjalët e saj, nuk tha asgjë. Mendonte vetëm kohën e vet të humbur kot, pa ndonjë gjë që ia vlente të kujtohej. Ish rritur vetëm me dashurinë e së ëmës brenda atyre katër mureve. Markezi pjesën më të madhe të kohës nuk gjendej në shtëpi, por edhe kur ishte i pranishëm nuk fliste për gjë tjetër veç për luftërat që kishin ndodhur dhe konfliktet e ashpra me shtetet fqinje. Ishin tema të përditshmërisë së tyre, që i kishin krijuar Adalenës iluzionin se bota jashtë ishte e tmerrshme, vrasëse.
Qe rritur vetëm duke mësuar si të sillej, pa i mësuar askush se si supozohej të jetonte. Ajo thjesht frymonte. Asgjë interesante dhe të vlefshme s'kish në jetën e saj.

-Ndoshta, Emili, ndoshta, - tha me zërin e ngjirur dhe, kur nga jashtë dëgjoi trokëllima kuajsh dhe një prishje të qetësisë së zakonshme, kuptoi se duka kish arritur. -Mund të largohesh, të falenderoj shumë për ndihmën.

-Ishte një kënaqësi për mua, zonjushë.

Adalena, e cila po ndiqte atë me sy derisa të largohej dhe të mbyllte derën, kur vuri re se ish vetëm, me hapa të ngadaltë iu afrua dritares. Lëvizi perdet e holla dhe hodhi shikimin jashtë.
Vuri re një karrocë të errët fisnikësh, me gërmën "F" të gdhendur në pjesën e drunjtë të saj. Akoma pa dalë njeri prej karrocës, Adalena e kuptoi se në të gjendej Delion Frost.

Parajsë e pafundWhere stories live. Discover now