Dedikimi i radhës është për bleartas 🤗
Shpresoj të të pëlqejëJavë më vonë
Vështrimi i kish humbur në qiellin pa re të fillimqershorit. Disa flutura të vogla kishte vënë re të kalonin aty pranë qetësisht, derisa ndalonin në degët e pemës zbukuruese, gjethet e së cilës ishin fare pranë dritares prej së cilës shihte Adalena.
Nuk e kuptonte se çfarë në të vërtetë dëshironte të shihte, dinte vetëm se nuk mundej dot të lëvizte që aty.Ditët e kaluara kishin qenë të vështira për të. Vdekja e Dorenit ish gjëja më e tmerrshme që kishte përjetuar, më e frikshmja. Ishte mbyllur në vetvete, nuk donte as të fliste, as të rrinte pranë të tjerëve. Donte vetëm vetmi totale dhe mundësi për të shprehur dhimbjen, edhe pse e dinte shumë mirë se nuk duhej të sillej në të tillë mënyrë.
Kish gabuar dhe ndaj Delionit dhe pendimi në zemër kishte një ditë të plotë që e gërryente. Ai, që prej çastit kur Doreni ndërroi jetë, i qëndroi afër Adalenës si ta kishte një fëmijë të vogël. Anuloi shumë takime që i duhej të bënte, nuk lexoi letrat e rëndësishme që i vinin, nuk pranoi as ardhjen e njerëzve në shtëpinë e tij. Donte t'i siguronte Adalenës një mjedis të përshtatshëm për të mbledhur veten sa më shpejt të ishte e mundur.Megjithatë, mbrëmë patën një bisedë që edhe pse Delioni e kish pa të keq, Adalena nuk mundi të mos e fyente. E turbulluar, ajo mbante mend vetëm se ai i kishte thënë se nuk mundej të qëndronte përgjithmonë në atë gjendje. Njerëzit vdisnin dhe do vazhdonin të largoheshin nga kjo botë, kështu ishte krijuar jeta. Pas përgjigjes së ashpër që i kishte dhënë, Delioni e kishte vështruar për një kohë të gjatë në sy, ndoshta i zhënjyer me fjalët e saj, këtë gjë Adalena e kishte të pamundur ta thoshte nisur nga fytyra e tij e zbrazët, pastaj kishte dalë nga dhoma dhe nuk ishte kthyer për disa orë me radhë.
Adalenën e zuri gjumi duke e pritur, se e kishte kuptuar menjëherë gabimin e bërë dhe donte t'i kërkonte falje, por Delioni u kthye sërish kur u sigurua se nuk do ta gjente zgjuar, dhe për më tepër të nesërmen u largua që pa zbardhur mirë.
Ajo e ndjeu praninë e tij vetëm nga aroma e parfumit që kish mbetur në jastëk.Në atë moment gjendej në kolltukun e bibliotekës, me mendjen askund dhe gjithkund njëkohësisht.
Veshët i kapën tre goditje të lehta në derën prej druri lisi dhe kokën e ngriti lehtë për të vështruar. Aty u shfaq Alberti, i cili qe kërrusur pak këto ditët e fundit, aq sa ia kishte ndier nevojën një shkopi të fortë për ta mbajtur drejt.-Mund të vij, Adalenë?
Ajo miratoi me një buzëqeshje të ngurtë në fytyrë. Ndoqi veprimet e tij të ngadalta derisa ai u ul në kolltukun përballë me një rënkim të dalë prej buzëve të rreshkëta.
-Sa shpejt që ikin vitet. Më duket si dje dita kur shkoja në luftë, - tha teksa shkundte kokën i dëshpëruar dhe vendoste pranë vetes shkopin.
Adalena e vështroi me dhembshuri. Duhej të ishte e vështirë për të të kujtonte rininë e fuqishme, kohën kur energjinë e tepërt s'dinte me çfarë ta harxhonte më parë.
-Por besoj se aq e vlefshme sa ka qenë rinia juaj, aq të vlefshme janë edhe përvojat që keni fituar. Kjo është më e rëndësishme, apo jo?
Zëri i saj vazhdonte të ruante të njëjtën ëmbëlsi, këtë s'kish mundur t'ia vidhte dhembja, por kjo s'i pengonte sytë e saj që të qëndronin të përkulur e të lodhur gjatë gjithë kohës.
-Më e rëndësishme se çdo gjë. Sikur gjithë të mirat e botës të më jepnin në këmbim të gjithçkaje që sytë më kanë parë e që kjo zemër më ka ndier, nuk do pranoja. Madje dëshiroj të të tregoj diçka edhe ty. Mundem?
YOU ARE READING
Parajsë e pafund
Historical FictionVetëm tre-katër centimetra e ndanin prej fytyrës së tij. S'mundej ta hiqte shikimin prej atyre dy syve që i dukeshin si e gjithë bota, nga ajo blu perfekte që ia boshatisi gjithë trurin. -Kujdes, Adalanë, mund të ishe rrëzuar, - i pëshpëriti ai pa m...