29

284 24 95
                                    

-Nuk ju besoj dot syve. Është e pamundur.

Doktori kishte gjysmë ore që qëndronte i ngrirë në këmbë kur kishte hyrë në dhomë dhe kishte vënë re se Delioni ishte zgjuar.
Ky i fundit vazhdonte të qëndronte sërish në të njëjtin pozicion si më parë, me kokën në jastëkun e butë që Adalena ia kish ngritur pak. Sytë kishte një orë që i kishte hapur, por deri në ato momente vetëm pak fjalë kishte arritur të thoshte. Pyetja e parë që i kishte bërë dukeshës, e cila shkriu zemrën e saj ngadalë, ishte "Keni qenë mirë ti dhe foshnja?". Këto fjalë ia kishin mbushur sytë me lot dhe i kishin vendosur një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

E trishtuar që akoma nuk kishte mundësi ta përqafonte fort dhe të shtrihej pranë tij, vetëm e shihte dhe falenderonte Zotin që ia solli sërish në vete Delionin.

-Kura që ju tregova funksionoi, doktor. Duhet ta provojmë edhe te pacientët e tjerë.

-Është një mrekulli, vërtet.

Ai po tundte kokën i menduar, veprim që bënte xhamin e syzeve të trasha të ndriste herë pas here prej këndit të dritës.

I hutuar, ndjeu dorën t'i djersinte nga shtrëngimi i fortë që i kishte bërë çantës së zezë të lëkurës. Vetëm atëherë u kujtua të shkonte pranë Delionit dhe t'i bënte një kontroll të përgjithshëm. Kur mbaroi brenda një kohe shumë të shkurtër, u largua disa hapa pa ia ndarë sytë shikimit të dukës.

-Më vjen vërtet mirë që ju shoh në këtë gjendje, i nderuar dukë. Shumë shpejt do ta rifitoni gjithë fuqinë.

Delioni vuri buzën në gaz pa folur, i lodhur për të menduar se si të formulonte ndonjë fjali.

-Mund të bisedojmë pak, Eleonorë? Për kurën që gjete?

-Po, sigurisht. Urdhëroni.

Ajo i bëri me shenjë nga dera dhe të dy së bashku shkuan në dhomën e mbushur anë e kënd me libra mjekësie, ndërsa Adalena ndjeu gëzim që më në fund tashmë mund të qëndronte vetëm për vetëm me bashkëshortin e saj.

-Ke nevojë për ndonjë gjë? Të të sjell diçka për të ngrënë?

E dinte se ç'përgjigje do të merrte, por kjo gjë s'e ndaloi që të mos e pyeste.

Delioni mohoi me kokë. Adalena vuri re se si ai deshi të zgjaste dorën për ta lidhur me të sajën, por u zmbraps kur çoi në mendje kushtet në të cilat gjendeshin.
I buzëqeshi ëmbël për ta inkurajuar.

-Do bëhesh mirë. E keqja tashmë kaloi.

Mori frymë thellë duke futur në brendësi të vetes fjalët e sapothëna, e çliruar nga një brengë që vetëm tani po e kuptonte se sa e tmerrshme dhe gllabëruese kishte qenë.

-Ka pasur ndonjë problem?

Dëshironte të fliste me të, edhe pse zërin e kishte të mbytur dhe kraharori i sëmbonte  lehtë prej dobësisë.

-Mos e ço mendjen te këto gjëra tani. Shërohu si fillim.

Toni i butë dhe i bindshëm me të cilin foli nuk e bënë Delionin të heshtte. Edhe pse gjysmë në vete, arriti të dallonte në sytë e saj një sinqeritet të thyer.

-Dua të di çfarë ka ndodhur, Adalenë.

-Mirë, në rregull, do të të tregoj, vetëm mos lëviz, - tha me nxitim kur ai deshi të lëvizte prej shtratit. Njërën dorë ia vendosi në shpatull që të ndalonte çdo përpjekje tjetër të mundshme ikjeje, ndërsa me tjetrën ia ngriti akoma dhe më tepër jastëkun që të mbështetej në kokën e krevatit. -Je mirë kështu?

Parajsë e pafundWhere stories live. Discover now