Nuk e kuptoi se sa kohë kish kaluar që kur kish qenë e vetëdijshme. Dinte vetëm se u zgjua sërish me të njëjtën dhimbje të fortë, a thua se i kishin thyer ndonjë kockë.
Sa hapi sytë, vendosi dorën e mpirë në qafë instiktivisht, ndoshta për të vërtetuar se ish qëlluar. Prishi fytyrën menjëherë para se për t'u ngritur të kapej në disa prej objekteve që ishin në dhomë. Atëherë filloi të kuptonte ngadalë se ç'po ndodhte: gjendej në një kabinë të vogël anijeje, në njërin cep të së cilës kishte disa fuçi të mëdha druri. Përballë gjendej një tavolinë e vogël me disa harta sipër, një krevat marinari në anën e majtë e disa objekte të tjera që rrëshqisnin butë sa nga njëra anë te tjetra prej lëvizjes së anijes në detin me pak dallgë.
U mbajt më fort në njërën prej fuçive, si të kish frikë se mos ndoshta një tronditje e fortë e detyronte të binte përtokë, pastaj mbajti vesh për të dëgjuar ndonjë zhurmë.
Nga lart dëgjonte njerëz që flisnin me të ulët me njëri-tjetrin, megjithatë aq ishte mjaftueshëm për Adalenën që të kuptonte se ishin francezë dhe anija ishte duke udhëtuar drejt Francës.Presidenti më në fund kish vepruar. Pas një heshtjeje shumë të çuditshme një javore, duhej ta kishte marrë me mend se po paralajmërohej stuhia.
Mori frymë thellë. Ajri i lagësht dhe erë myk që thithi e bëri gati për të vjellë, ndaj u përpoq të merrte ajër sa më qetë e sa më pak të ish e mundur, ndonëse mushkëritë i kërkonin më tepër.
Mendoi t'i afrohej derës për ta hapur. Shpejt ndërroi mendje kur një shkulm ere deshi ta hapte të gjithën, por ishte shuli që i kishin vendosur i cili e bëri të pamundur atë gjë. Gjendej e mbyllur brenda asaj kthine ku mungonte ajri i pastër, ku asnjë rreze dielli nuk hynte e asnjë këmbë njeriu nuk kishte afër.
U përpoq të qetësohej. Çdo gjë do shkonte mirë, për të dhe për fëmijën e saj. Presidenti nuk do mundej dot ta lëndonte, në të kundërt Delioni bënte gjëmën pa u menduar shumë. Po, duka do bënte gjithçka për të, as që e vendoste në dyshim.
Kështu mendonte për të shmangur futjen e frikës deri në palcë. Sy mbyllur e mbështetur te një karrige e fortë aspak e rehatshme, priste derisa anija të ankorohej që më në fund ta nxirrnin nga ai vend.Nëse do ishte e saktë me matjen e kohës, mund të thoshte se qëndroi në të njëjtin vend e në të njëjtën gjendje edhe për tre orë të tjera.
Filloi të dëgjonte të ecura. Hapat e rëndë ndaluan aty diku afër derës dhe një çelës u rrotullua disa herë para se dera e drunjtë të hapej e gjitha. Një burrë i gjatë, thatim, veshur formalisht, ishte personi me të cilin u ndesh.
U drejtua për tek ai.-Jemi në Francë, dukeshë. Do bëni një udhëtim të këndshëm për te presidenti, - i foli me një ton midis seriozit dhe tallësit.
-Për çfarë?
-Do ta zbuloni së shpejti, nuk më pëlqen t'i tregoj surprizat. Vetëm më lini t'ju them se gjaku i kontit Frederik nuk do mbetet pa u larë.
Pas thënies së atyre fjalëve, shtrëngimi i tij në krahun e Adalenës u bë akoma dhe më i fortë teksa ecnin të dy për të shkelur në tokën e huaj.
Adalena sforcoi një buzëqeshje, vetëm kështu mund ta përballonte dhimbjen.
-Më pëlqen sinqeriteti juaj, megjithatë do ju vlerësoja shumë herë më tepër sikur të tregoheshit të drejtë. Ishte një akt vetëmbrojtjeje ai që bëri duka, kjo është mëse e qartë.
-Nuk mendoj kështu, e dashur. Lërini argumentet për në takimin me presidentin, ndoshta atje ju hyjnë në punë.
Nuk foli më tepër. Të humbiste durimin dhe qetësinë në ato momente kritike ishte gjëja e fundit që dëshironte. Vetëm vështronte drejt me kokën lart, pa vendosur asnjë shprehi në fytyrë që do ta bënte të dukej e mundur.
ŞİMDİ OKUDUĞUN
Parajsë e pafund
Tarihi KurguVetëm tre-katër centimetra e ndanin prej fytyrës së tij. S'mundej ta hiqte shikimin prej atyre dy syve që i dukeshin si e gjithë bota, nga ajo blu perfekte që ia boshatisi gjithë trurin. -Kujdes, Adalanë, mund të ishe rrëzuar, - i pëshpëriti ai pa m...