Shijoje pjesën j2kms4 , vetëm për ty është😂
Sado që Delioni do të donte ta kalonte gjithë ditën pranë Adalenës, punët nuk prisnin. Letrat që kishte marrë nuk ishin të pakta dhe teksa lexonte kuptonte se problemet ishin rritur mjaftueshëm, aq sa nuk mund të injoronte asnjë prej tyre.
Mbreti kërkonte rekrutimin e ushtarëve të rinj, çka nënkuptonte se duka, duke qenë se njihej si një ndër trajnuesit më të mirë në gjithë Britaninë, duhej të fillonte trajnimin e tyre sa më shpejt të qe e mundur. Kjo punë do t'i harxhonte disa orë të mira në ditë, pastaj i duhej të mësonte edhe Adalenën njëjtë siç i kish premtuar. Përveç këtyre, duhej të bënte personalisht një kontroll në kryeqytet për t'u njohur më nga afër me gjendjen e banorëve dhe duhej të organizonte një mbledhje ku do diskutohej për mjetet luftarake.
Municionet nuk ishin të shumta: kjo i tërhiqte një hap pas dhe i bënte më të dobët përballë fuqive të tjera ushtarake, gjë që s'duhej të ndodhte. Ndërkohë që shtetet e tjera ngadalë po zëvëndësonin shpatat dhe shigjetat me armë, predha vdekjeprurëse dhe bomba më të sofistikuara, për anglezët mbështetja më e madhe mbeteshin shpatat dhe harqet. Kjo i bënte të dobët përballë armikut, të prekshëm ndaj fatkeqësive dhe të rrezikuar nga të gjitha anët prej vdekjes.Mendimet po i vinin si furtunë ndërkohë që priste te vendi i trajnimit ardhjen e rekrutëve. Shikimin e mbante të fokusuar në një gur të vogël poshtë si të ishte mahnitur pas ndërtimit të tij, kur në fakt mendimit i vlonin në një botë tjetër.
-Shumë i menduar më dukesh që pas martesës, Delion, - bëri shaka Xhasperi, që sapo kish zbritur prej kalit dhe po i vinte atij pranë.
-Gruaja t'i fut të dyja këmbët në një këpucë, apo jo? - vazhdoi shakanë teksa vinte buzën në gaz dhe largonte shikimin prej gurit. -Thjesht po mendoja për gjendjen në të cilën ndodhemi.
Xhasperi u mbështet në mbajtësen e harqeve dhe shpatave njëjtë si Delioni, me vështrimin e mprehtë rrotull.
-Po e them, së shpejti do kemi sërish një luftë tjetër. Jam shumë i sigurt për këtë.
Por Delioni s'kish nevojë për një siguri të tillë kur edhe vetë e kishte të qartë se shumë çrregullime do të ndodhnin.
-Duhet të kesh dëgjuar, populli ka filluar të ngrejë krye.
Disa fjalë i kishin shkuar në vesh, por pak gjëra dinte rreth asaj çështjeje duke qenë se e gjitha koha e tij kish shkuar për Adalenën.
-Ndaj teje, dukë. Janë shumë të pakënaqur që pas fundosjes së anijes. Presin që të organizosh së shpejti një luftë ndaj gjermanëve si një hakmarrje kundrejt tyre.
-Këtë urdhër e jep mbreti, jo unë, - iu përgjigj ai ftohtë vetullrrudhur, i bezdisur se si njerëzit asnjëherë nuk e kishin kuptuar që pushteti i tij shtrihej deri në një pikë të caktuar e më tej nuk shkonte dot. -Megjithatë do bisedojmë.
Aty filluan të shfaqeshin djemtë që kërkonin të rekrutoheshin në ushtri dhe ata të dy e ndërprenë bisedën e shkurtër. Atë çast filloi edhe puna e vërtetë për Delionin, një listë e gjatë veprimtarish që të pranishmit duhet të kryenin dhe më pas, duke parë aftësitë e tyre, duka do vendoste nëse do t'i rekrutonte dhe do vazhdonte menjëherë punën me ta, apo nëse do t'i çonte në garnizon ku do merrnin mësime shtesë prej kolonelit para se të bëheshin pjesë e ushtrisë. Normalisht kjo fazë hyrëse nuk zgjaste shumë, mbyllej brenda tre ose katër orëve dhe më pas vazhdonte në ditët në vijim, por këtë herë qe ndryshe. Numri i pjesëmarrësve nuk ishte aspak i vogël dhe nevojitej një përkushtim dhjetë herë më i madh se zakonisht. Edhe pse ndihma e Xhasperit i bëri shumë punë, nuk mundën të mbaronin derisa mesdita kaloi dhe vetëm një orë më vonë do perëndonte dielli.
KAMU SEDANG MEMBACA
Parajsë e pafund
Fiksi SejarahVetëm tre-katër centimetra e ndanin prej fytyrës së tij. S'mundej ta hiqte shikimin prej atyre dy syve që i dukeshin si e gjithë bota, nga ajo blu perfekte që ia boshatisi gjithë trurin. -Kujdes, Adalanë, mund të ishe rrëzuar, - i pëshpëriti ai pa m...