41

654 38 179
                                    

Duka i hapi sytë atëherë kur një heshtje e rëndë kish pllakosur gjithë dhomën. Ishte mesnatë, dhe të gjithë të lënduarit ishin të pavetëdijshëm; ose gjendeshin me të vërtetë në gjumë, ose ilaçi që iu kishin dhënë infermieret i kishte futur në një gjendje kllapie.

Vetëm Adalena ishte zgjuar. Kishte mbështetur kurrizin mbas një karrigeje që i kishte sjellë Eleonora dhe njëjtë si në fillim, me dorën që nuk ia kish lëshuar për asnjë çast Delionit, vështronte jashtë dritares së vogël gjysmëhënën ndriçuese.

Ndjeu një shtrëngim të butë në dorë që e bëri të ndryshonte menjëherë fokusin e saj, nga hëna drejt dukës.

-Delion, - mërmëriti me të ulët duke ndier se si një buzëqeshje e madhe iu krijua në fytyrë. -Je mirë? Të njoftoj mjekun?

Largoi karrigen dhe u ul në një cep të shtratit për ta pasur më pranë, ndoshta kështu dëgjonte edhe më mirë zërin e tij të ulët.

-Nuk është nevoja.

Ai deshi të buzëqeshte, por dhimbja e trupit vetëm sa e bëri të rënkonte thellë e të mos denjonte të lëvizte sërish.

-Ke nevojë për një qetësues. Më prit këtu.

U ngrit pa dëgjuar asnjë fjalë më tepër prej tij. Nuk e kuptonte se pse duhej të ish aq kokëfortë edhe në ato momente kur vuajtja ia shqyente trupin!

U rikthye me doktorin brenda dy minutave. Ai, pasi i bëri qetësuesin dhe ia kontrolloi plagët për t'u siguruar se nuk ishte nevoja t'ia dezinfektonte sërish, u largua me hapa gati të padëgjueshëm pa shtuar asgjë më tepër, veç urimit të përhershëm "Shërim sa më të shpejtë".

Vështroi sërish Delionin. E përmalluar, iu afrua pranë fytyrës së tij dhe i la një puthje të ngadaltë në buzë.

-Mendova se të humba, - i tha pa u larguar ende, se i pëlqente ta kishte pranë e të mbështeste sa më lehtë të qe e mundur ballin e vet mbi të tijin.

-Nuk të lë kurrë vetëm.

Qeshi e lumtur me ato fjalë, dhe ajo trysni e lehtë që iu krijua në sy detyroi lotët e mallit të binin në faqen e dukës.

-Më frikësove shumë. Pesë muaj pa të parë, pa të dëgjuar zërin...

Por tani e kishte aty, po e shihte, po e dëgjonte, po e prekte. Buzëqeshi sërish midis lotëve.

-Të dua jashtëmase.

Ia përkëdheli faqen me dashuri para se të vendoste të ngrinte kokën e të merrte qëndrimin fillestar, shumë e ndërgjegjshme për faktin se Delioni e kish dhjetëfish më të vështirë të merrte frymë me të që i rëndonte në kraharor.

Ai mblodhi sërish vetullat prej dhimbjes. Atëherë kur do t'i thoshte se dhe dashuria e tij nuk ishte më e pakët se e saja, humbi ndjenjat dhe ra sërish në një gjumë të thellë.

Ditë më vonë

-Nxitoni, duka duhet të jetë duke ardhur, - urdhëroi Sharlota gjithë energji shërbyeset, të cilat që prej mëngjesit nuk kishin pushuar për asnjë çast.

Rikthimi i Delionit në kështjellë ishte pritur prej gjyshes njëjtë si të bëhej fjalë për një vizitë të mbretit. Iu kishte qëndruar shërbyeseve mbi kokë për të parë nëse po gatuanin siç duhej, nëse po e rregullonin kështjellën siç ajo dëshironte, dhe, thënë më thjesht, për një ditë të vetme e kishte shndërruar veten në një maniake pas rregullit dhe perfeksionizmit.

-Çdo gjë është mirë, mos u streso kaq shumë.

-Jam shumë e emocionuar Eloizë! Më ka marrë malli ta kem nipin tim këtu.

Parajsë e pafundWhere stories live. Discover now