Pjesë shtesë sot❤️
Dedikuar alidazagani123 💙-Kam ndier kaq shumë mall për ty, - i tregoi midis lotëve ndërkohë që dy duart e tij u vendosën në faqet e saj dhe sytë e vështronin butësisht. -Të kam shkruar aq shumë letra, ndërsa ti asnjë përgjigje nuk më ktheve. Gjatë gjithë kësaj kohe kam menduar se të kishin lënduar.
Zëri i thyhej herë pas here dhe ngashërima të vogla i dilnin prej buzëve. Ç'lehtësim që po ndiente në ato momente, ç'gëzim të marrë që kishte mundësi ta prekte, ta përqafonte dhe ta puthte sërish.
-Më fal, nuk e dija se do ishe shqetësuar kaq shumë.
Ai e puthi ngadalë në buzë për të ndaluar të qarat e saj, pa e ditur se sa netë ajo kishte vuajtur dhe kishte derdhur lot vetëm për të.
-Më mbërritën vetëm dy prej letrave të tua dhe nuk pata kohë të ulesha e të të ktheja përgjigje. Nuk ka për të ndodhur e njëjta gjë herë tjetër, të premtoj.
-Dua të më premtosh se nuk do shkosh më në luftë, - iu lut akoma pa e mbledhur veten prej ardhjes së tij.
I dukej sikur ai do zhdukej nëse ajo bënte vetëm një hap larg, sikur ëndrrat do bëheshin realitet dhe atëherë s'do kishte kurrë mundësi për ta përqafuar si në atë moment.
-Mos mendo më për luftën. Të kam sërish pranë, kjo është më e rëndësishmja.
Ai mbështeti kokën në supin e saj teksa e shtrëngonte fort pranë vetes dhe i linte puthje në qafë.
-Nuk e ke idenë sa më ke munguar.
Ajo ia mbështolli qafën me dashuri, më në fund e çliruar nga ajo dhimbje që e kish shoqëruar për disa javë rresht. Tashmë e kish pranë dhe asnjë e keqe s'kishte për ta gjetur.
-Duhet të të them diçka, - pëshpëriti sy mbyllur, e kënaqur në prekjen e tij që do donte të zgjaste më shumë, por lumturia për fëmijën nuk e linte të qetë pa folur.
-Çfarë?
Ai lëvizi pak kokën që ta shihte në sy, ndërsa Adalena qeshi si fëmijë, tepër e emocionuar për atë moment të tillë.
Ia kapi dorën dhe ia vendosi në bark, atje ku po rritej fëmija i tyre, fryti i dashurisë së pastër.
-Do bëhesh baba, Delion, - i tregoi ndërkohë që buzëqeshja s'mundej t'i ikte prej buzëve.
Shihte fytyrën e tij të ngrirë dhe vetëm qeshte teksa lotët i feksnin në sy si diamantë.
Filloi t'ia vinte re ndryshimet e ngadalta: një buzëqeshje po i krijohej në buzë ndërkohë që Adalena për herë të parë vështroi atë mashkull të fortë të prekej aq shumë sa sytë t'i mbusheshin me lot.-Adalenë....
Zëri i doli i ulët, tejet i dobët, por kjo nuk e pengoi që të kapte fort trupin e saj dhe ta ngrinte lart si ta kishte pendë, pastaj t'ia puthte butë buzët dhe ta mbante në krahë për një kohë të gjatë.
-Ndihem mashkulli më me fat në botë.
Do të donte ta kishte mbajtur ashtu për një kohë të gjatë, të kompensonte gjithë ato ditë që nuk ia kishte ndier lëkurën e nxehtë dhe nuk kishte pasur mundësi ta shihte, por një trokitje tjetër në derë, tashmë me të vërtetë prej shërbyeses, i ndau prej njëri-tjetrit me pahir.
Ajo i njoftoi se darka qe bërë gati dhe të tjerët po i prisnin. Kur shkuan, vunë re se kishte ardhur edhe Eleonora si ta dinte se çfarë kishte ndodhur.
Kaluan mbrëmjen më të gëzuar që kishin pasur ndonjëherë. Delionin e pati afër çdo moment dhe dora e tij për asnjë çast nuk u shkëput prej të sajës. Shtëpia filloi të merrte menjëherë atë gjallëri që kishte munguar për afërsisht dy muaj, atë ngrohtësi që askush tjetër nuk dinte ta falte.
YOU ARE READING
Parajsë e pafund
Historical FictionVetëm tre-katër centimetra e ndanin prej fytyrës së tij. S'mundej ta hiqte shikimin prej atyre dy syve që i dukeshin si e gjithë bota, nga ajo blu perfekte që ia boshatisi gjithë trurin. -Kujdes, Adalanë, mund të ishe rrëzuar, - i pëshpëriti ai pa m...