7

367 29 72
                                    

Ceremonia martesore shkoi mirë, por kur çdo gjë mbaroi në kohën e muzgut dhe Adalena tashmë po drejtohej për te kështjella e saj e re, nuk mundej dot ta largonte boshllëkun e krijuar në stomak. Luante me duart e saj pa e pasur mendjen dhe asnjë fjalë nuk shkëmbeu me Delionin, ndonëse ndodheshin vetëm të dy në të njëjtën karrocë. Dashur padashur, mendimet i shkonin vetëm te nata që do kalonin së bashku. Nuk ndihej aspak gati t'ia falte trupin e saj atij, por e dinte se tashmë nuk kishte asnjë justifikim. Ishin burrë e grua dhe Delioni kishte të drejtën e botës për të pasur një trashëgimtar.

Karroca ndaloi.
Adalenës iu duk sikur këmbët i kishin zënë rrënjë dhe e ndjeu veten të rëndë aq sa nuk mund të qëndronte dot ngritur, por u ngrit, ndonëse me mundim.

Pjesëtarët Frost nuk u dukën. Ajo e mori me mend se ata kishin mbërritur më herët dhe kishin shkuar gjithsecili në dhomat e tyre, pa dashur t'i pengonin ata të dy.

Qëndronte në krah të Delionit dhe orientoheshin në kështjellë vetëm me anë të dritës që përcillnin qirinjtë.
Ndaluan për pak sekonda përballë një dere. Duka uli dorezën dhe i la hapësirë Adalenës të futej brenda. Ajo kishte filluar të dridhej. Kur hodhi vështrimin në krevat, e kuptoi se ishte koha të hiqte fustanin dhe të vishte këmishën e bardhë e të gjatë të natës që ia kishin lënë mbi shtrat.

Dëgjoi derën të mbyllej pas saj. Madje arriti të dëgjonte dhe zemrën që i rrahu marrëzisht shpejt.

Pa u kthyer, ndjeu praninë e Delionit pas vetes. Fryma e tij u përplas në qafën e saj të hollë. Adalena uli kokën dhe mori frymë thellë. Vuri re se edhe duart kishin filluar t'i dridheshin dhe këmbët nuk mundej ta mbanin për shumë gjatë. S'kishte qenë kurrë aq pranë një mashkulli, sidomos pranë një mashkulli si ai.

Buzët e tij i lanë një puthje të nxehtë në lëkurë, atje ku supin e kishte të zbuluar.
Lëvizi kokën instiktivisht kur ndjeu atë kontakt dhe me bisht të syrit kapi një nënqeshje të fshehtë në buzët e tij.

U kthye me fytyrë dhe trup drejt dukës. Në errësirë ai dukej akoma dhe më tërheqës, a thua se nata ish krijuar posaçërisht për të.

Sytë e tij shndritën. Tashmë ata dukeshin si një det i errët në të cilin ajo mund të mbytej.
Sa dëshironte në atë momente të mos e kishte aq të vështirë t'ia shprehte faktin se akoma nuk ndihej gati.

-Qetësohu, - i tha me të njëjtën nënqeshje në fytyrë. -Mund të ndërrohesh. S'do bëj asgjë pa dëshirën tënde.

Dhe ai sërish kish arritur ta kuptonte thjesht me një shikim.
U largua prej saj ngadalë dhe mori disa veshje të tijat në dorë, pastaj hapi një derë që e lidhte me një dhomë tjetër, në të cilën shkoi për t'u ndërruar.

Ajo vështroi me habi derën të mbyllej, derisa i erdhi ndërmend të ndërrohej me të shpejtë para se Delioni të hynte sërish.
Veshi këmishën e natës, e cila edhe pse ishte mjaftueshëm e lirshme dhe e rehatshme, e vendosi në siklet si shkak të tejdukshmërisë që kishte.
Lëshoi flokët e errët e të dendur, iu dha një të krehur të ngadaltë e pastaj u shtri në shtrat.

Delioni erdhi disa minuta më vonë pa bërë zhurmë. Mbylli derën me kujdes dhe, pasi fiku llambën e vogël mbi komodinë, u shtri krah saj.

Adalena buzëqeshi me veten kur kujtoi çastet e mëparshme. E vlerësonte jo pak veprimin e dukës, se ishte diçka vërtet e rrallë që ai të priste derisa ajo të ndihej gati kur nga ana tjetër të gjithë kërkonin një të vogël për të trashëguar pushtetin e tij.

Ndoshta kështu ai do ia merrte zemrën: duke u kujdesur për gjëra që të tjerët kurrë s'do t'i vinin re, duke pritur atëherë kur të gjithë nxitonin, duke i qëndruar pranë atëherë kur të gjithë do t'i largoheshin.

Parajsë e pafundWhere stories live. Discover now