S'kisha ç'bëja dhe thashë me vete: "Hajt, po e postoj edhe një pjesë tjetër sot jam që jam." 🤣
Shijojeni😛U fut brenda kështjellës dhe shkoi në dhomën e ndenjies, atje ku ishte shtruar tryeza e mëngjesit.
-Eja Adalenë, po të prisnim, - i tha Alberti. -Dëgjuam se po flisje me dikë.
Lëvizi kokën ngadalë duke u ulur në karrigen e saj mendueshëm.
-Ishte një shitës. Kishte nevojë të bisedonte me Delionin.
-Çfarë ndodhi? U zgjidh problemi?
-Aspak. U largua kur dëgjoi të flitej për sëmundjen.
Ish-koloneli ngadalësoi përtypjen e ushqimit dhe për disa momente nuk futi gjë në gojë. Nga buzët e holla nxorri një psherëtimë të gjatë të pakënaqur.
-Njerëzit do inatosen shumë kur të kuptojnë se ky fakt është mbajtur fshehur.
-Por Delioni do zgjohet, çdo gjë do shkojë në normalitet kur ai të vijë në vete.
As ai dhe as Sharlota nuk folën pasi dëgjuan fjalët e saj, dhe Adalena nuk e kuptoi heshtjen e tyre që zgjonte fatkeqësi. Iu dukën të trishtuar, sikur të dinin diçka që ajo nuk e dinte, madje akoma dhe më keq, sikur nuk mbanin më shpresë për shërimin e dukës.
-Eleonora është pranë tij, apo jo?
-Po, - u përgjigj gjyshja këtë herë. -Gjeti një libër tjetër mjekësor. Tha se kishte mbetur diçka e fundit pa u provuar.
-Dhe kjo është shpresa jonë e vetme. Nëse as kjo nuk bën punë, fundi nuk do jetë aspak i mirë.
Alberti deshi ta përgatiste sadopak për atë çka pritej të ndodhte nëse asgjë nuk funksiononte me dukën. E kishin vendosur që nuk do t'i tregonin gjë për fjalët e doktorit, por ishte e padrejtë ta mbanin me shpresa të kota gjatë gjithë kohës kur nuk e dinin nëse kjo gjë do ia vlente apo jo.
Adalena hëngri në heshtje, edhe pse gjithçka iu duk pa shije dhe e rëndë. Madje as keku i preferuar me fruta të thata dhe me mbushje qershie nuk i bëri përshtypje, vetëm sa i hodhi një shikim copës së vet dhe e la të paprekur.
Pasi mbaroi së ngrëni dhe u ul në kolltukun pranë dritares së hapur për të marrë pak ajër, ndodhi ashtu siç e kishte imagjinuar: shërbyesja filloi t'ia sillte një nga një letrat e banorëve së Londrës, derisa mbi tavolinën rrethore që kishte pranë u bë një grumbull i madh që sa vinte dhe rritej.
Filloi t'i hapte me radhë. Përveç pak urimeve të sinqerta nga njerëzit e së njëjtës sërë, të cilët lusnin që Delioni të shërohej sa më shpejt dhe të bashkohej sërish me Londrën, pjesa tjetër ishin nga njerëz që ndoshta ose nuk dinin të flisnin me mirësjellje dhe humanizëm, ose e urrenin dukën me gjithë shpirt."Është e vërtetë që duka është sëmurë? Sepse nëse po, atëherë ka gjetur atë që gjithmonë ka merituar."
"Thonë se duka është shumë keq. A do të vdesë?"
"Një i çmendur bërtet para derës që duka ka këtë sëmundjen e çuditshme. Më tregon pak se si po e përjeton? Se jam duke shkruar një libër dhe kam nevojë për detaje të hollësishme."
Adalena shtrëngoi dhëmbët fort. Çfarë njerëzish të marrë! Të paedukatë!
"Delioni është në shtratin e vdekjes, kështu? Më vjen vërtet keq që asnjëherë s'pata mundësinë ta përqafoja fort dhe t'i thosha se sa shumë e doja."
Ngriti njërën vetull pas leximit të rreshtave të shkruar aq bukur. Kraharori iu duk se iu mblodh i gjithi sa një grusht dhe qe bërë gati për të pëlcitur.
E grisi letrën në copëzat më të vogla të mundshme, pastaj mori tjetrën në dorë.
YOU ARE READING
Parajsë e pafund
Historical FictionVetëm tre-katër centimetra e ndanin prej fytyrës së tij. S'mundej ta hiqte shikimin prej atyre dy syve që i dukeshin si e gjithë bota, nga ajo blu perfekte që ia boshatisi gjithë trurin. -Kujdes, Adalanë, mund të ishe rrëzuar, - i pëshpëriti ai pa m...