-Je mirë? Të lënduan? - e pyeti Delioni kur më në fund mbetën vetëm në anijen që do t'i çonte në Istborn të Anglisë.
Adalena vuri buzën në gaz teksa vështronte sytë e tij që e shihnin me përkushtim dhe dashuri. Ia vendosi dorën në faqe për ta përkëdhelur butë, duke dashur të memorizonte ndjesinë kur gishtërinjtë i lëviznin në mjekrën e ashpër.
-Nuk më bënë gjë, s'ke pse shqetësohesh.
Ai e vështroi ngultas drejt e në sy për disa çaste për t'u siguruar se ajo ish duke thënë të vërtetën, pastaj, kur u qetësua disi dhe po merrte frymë lirshëm, e përqafoi fort dhe i la një puthje në qafë teksa merrte mjaftueshëm kohë për të thithur në mushkëritë e veta aromën e saj.
Adalena ia rrethoi trupin me duar, kokën duke vendosur në supin e tij të fortë që bëhej vendprehje për të.-E dija që do vije, - i mërmëriti butë në vesh ndërkohë që i linte puthje të vogla në qafë.
-Askush s'ka të drejtë të të largojë prej meje Adalenë, askush.
Zëri i tij posesiv e bëri të dridhej nga kënaqësia, ndërsa duart e tij që kaluan në kurrizin e saj e bënë të kuptonte se donte ta ndiente akoma dhe më pranë, megjithatë, sado që gjendeshin vetëm në atë kthinë, nuk mund të pretendonin se gjendeshin vetëm në të gjithë anijen. Por duart e Delionit i udhëtuan në trup duke e bërë të harronte se ç'ishte duke menduar. Mos ndoshta po i thoshte vetes se donte ta ndiente më tepër? Apo gabohej? Atëherë pse kishte ndjesinë se do të donte të shtrihej në krevatin e vogël bashkë me të e ta puthte sikur ta kishte pasur vite larg?
Ndjeu nxehtësinë e buzëve të tij në nofullën e saj, prekjen elektrizuese në bel dhe hapat që bëri për të bashkuar trupat e të dyve në një të vetëm.
-Delion, ushtarët janë sipër.
Por do të donte të mos ishin. Dëshironte të ishte vetëm me të, t'i shijonte deri në fund puthjet e ëmbla dhe ndjenjat që ato i falnin.
-Le të jenë.
-Ndoshta ndonjë prej tyre mund të të kërkojë ty dhe...
-Askush s'ka për të ardhur.
Ndjeu se kurrizi iu përplas butë mbas pjesës së drunjtë të anijes, për ta lënë në një hapësirë vërtet të kufizuar, e cila e lejonte të shihte vetëm trupin e tij, fytyrën që i qe afruar pranë buzëve dhe dorën që i qe vendosur anës së djathtë si për ta burgosur në atë pozicion. A nuk ishte e qartë se ajo s'do donte kurrë të largohej prej tij?
Ia ndjeu sërish frymën e ngrohtë para se ai ta puthte në buzë ngadalë, duke shijuar çdo lëvizje të vogël, çdo sekondë që e kalonin me njëri-tjetrin.
Ai dinte aq mirë të sinkronizonte lëvizjet e veta, të dominonte tërësisht mbi të.
Kafshoi butë buzën e saj të poshtme para se t'i largohej për disa çaste, ta shihte në sytë e blertë e t'ia kapte fytyrën me të dyja duart.-Mos e harro kurrë se sa shumë të dua.
E mori sërish në krahët e veta duke e shtrënguar fort në kraharor, i sigurt në vetvete se vetëm ashtu askush nuk do ta lëndonte dot.
-Kurrë, - mërmëriti ajo pas tij me sytë mbyllur.
Në atë çast një trokitje u dëgjua në derën e vogël. Adalena u ngërdhesh lehtë kur dëgjoi një psherëtimë të gjatë të dilte prej buzëve të Delionit.
-Të thashë se do ndodhte.
-Ndjesë për shqetësimin, dukë. Keni mundësi të diskutojmë pak?
Ai i la një puthje të shpejtë dhe, para se të kthehej e të ikte, i tha se nuk do vonohej shumë. Pastaj e la vetëm në dhomë, por ajo vetmi Adalenës nuk i bëri përshtypje, jo kur e dinte se ai ishte vetëm disa metra larg, kur frymonte në të njëjtin vend me të, kur mezi priste ta shihte sërish e të qëndronin bashkë.
YOU ARE READING
Parajsë e pafund
Historical FictionVetëm tre-katër centimetra e ndanin prej fytyrës së tij. S'mundej ta hiqte shikimin prej atyre dy syve që i dukeshin si e gjithë bota, nga ajo blu perfekte që ia boshatisi gjithë trurin. -Kujdes, Adalanë, mund të ishe rrëzuar, - i pëshpëriti ai pa m...