Nuk patën kohë të qëndronin për më gjatë të përqafuar. Rrotull dëgjuan zhurma të rënda dhe të tjerë gjermanë u shfaqën, si të mos kishin kurrë fund.
-Qëndro pas meje. Mos ki frikë, - e këshilloi ai para se të nxirrte prej millit shpatën e tij të ndritshme e të luftonte gjermanët e ardhur si të luante me lodra.
Kishte diçka të veçantë në mënyrën se si ai lëvizte. Dukej sikur shpata ish krijuar për të dashuruar luftëtarin dhe ndoshta Zoti i kish falur një aftësi të tillë Delionit që e bënte njësh me armën e ftohtë që përdorte.
Aty ai nuk shfaqej më si ai Delioni i ngrohtë që ajo njihte. Aty ishte luftëtari që vendoste gjithë shpirtin e tij në veprimet që bënte, në shpatën që e lëvizte me një thjeshtësi të çuditshme si të ishte një art më vete që e kish pasur që në lindje.E mrekulluar prej lëvizjeje të tij, vuri re se brenda një minute ai kish arritur të vriste armiqtë që i kishin rrethuar.
U ndje krenare që ish martuar me një mashkull të tillë, por nuk ia shprehu atij adhurimin e pamatë që ndjeu.-Eja. Nuk besoj të ndeshim të tjerë, - i tha ndërkohë që shihte edhe një herë të vrarët me një përbuzje të madhe në fytyrë.
Filluan të ecnin të dy krah për krah për në pjesën përballë kështjellës.
-Çfarë ka ndodhur? Pse u bë gjithë kjo rrëmujë? -pyeti teksa nxitonte që të ruante të njëjtin hap me të.
-Pati një ndryshim plani në momentin e fundit. Nga Liverpuli na u desh të shkonim për në Portsmuth. Atje qenë drejtuar gjithë të tjerët, se dyshohej që gjermanët i kish ndihmuar një tradhtar për t'u fshehur.
Ai bëri një pauzë të vogël për të hedhur shikimin përreth, akoma në mëdyshje nëse ishin vetëm apo jo.
-Xhasperi mori vesh se ishin nisur për këtu. Atëherë u nisa edhe unë bashkë me Dorenin.
Delioni nxitoi akoma dhe më shumë si të kishte parandier diçka të keqe. Dhe ndërkohë që përreth kishte rënë një heshtje e çuditshme që Adalenës nuk i pëlqeu, dy të shtëna me armë u dëgjuan, pas kësaj një britmë e thellë vuajtjeje që të dyve ua ngjethi mishin.
-Nënë, - mërmëriti Adalena e frikësuar dhe filloi sërish të vraponte për në vendin nga ku u dëgjua zëri.
Të qarat u bënë akoma dhe më të forta. Sa më tepër që afroheshin, aq më shumë krijohej një lëmsh tmerrësisht i thellë në gjithë qenien e saj, derisa këmbët iu ngulën në tokë kur arriti në derën e bërë copë e thërrime. Frymëmarrjen që deri në atë çast e kish pasur të çrregullt iu duk sikur e humbi fare.
-Doren.
Markezja shtrëngonte fort të birin dhe qante me ngashërima mbi trupin e tij të palëvizshëm. E thërriste me emër, ia shkundte supet, por asgjë nuk e sillte atë në vete.
Adalena mbeti si kufomë në prag. Nuk reagoi, edhe pse ndjeu gjithë qiellin t'i binte mbi supe dhe ta rëndonte me dhimbjen e gjithë botës. Kaloi pështymën me vështirësi, deshi të bënte një hap pas si të donte të largohej nga ajo botë e shëmtuar, por vetëm sa u pengua dhe kurrizi i preku kraharorin e Delionit.
-Ai...Ai është gjallë, apo jo? - pyeti me një mërmërimë dukën duke ndier se si lotët po i mbështilleshin në sy dhe po ia rëndonin qerpikët.
Dëgjoi sërish të bërtiturat e markezes.
-Oh Zot, biri im! Ngrihu!
Por shpresa që ai të ngrihej humbi që në momentin kur i doli para së ëmës për ta shpëtuar nga plumbat e gjermanëve.
-Delion.
Adalena nuk mundej të shihte në trupin e mbuluar me gjakun e pafajshëm që kishte filluar të nxinte edhe pllakat e bardha, gjysmë ore më parë të ndritshme si të mos kish shkelur asnjëherë këmbë njeriu mbi to.
Vendosi duart në kraharorin e tij të fortë pa hequr sytë nga ajo blu e trishtuar.
Vështrimi po i turbullohej. Delioni i dukej si një hije që qëndronte në gjysmëerrësirë pranë saj.-Më thuaj që kjo nuk është e vërtetë. Më thuaj që... që ajo po gënjen. Doreni... është mirë.
Buzët i dridheshin. Prej tyre pasonin herë pas here frymëmarrje të shkurtra që e mbysnin. Pastaj ndjeu një lehtësim në sy: lotët kishin dalë prej tyre dhe e përvëlonin tek ndiqnin rrugën për në mjekër.
-Më vjen keq Adalenë, - i tha ai me gjysmë zëri.
-Jo, ai është mirë. Ai... është gjallë.
Zëri i saj u thye. Një dënesë e thellë i doli prej buzëve dhe gjoksi i dogji i gjithi si t'i kishte marrë flakë.
-Doren, djali im i vetëm! - vazhdoi britma e së ëmës që shkatërroi çdo nerv të Adalenës.
Do të donte të ishte e shurdhër, ndoshta vetëm kështu zëri i së ëmës nuk do ia fuste të dridhurat deri në palcë.
Delioni e tërhoqi pranë vetes duke dëshiruar një mijë herë me veten e tij të ishin diku tjetër. Ishte e dhimbshme për të të vështronte sesi Adalena vuante dhe mbytej në lot në krahët e tij.
E shtrëngoi fort pranë vetes, e mbajti afër edhe kur ajo deshi të ikte për të parë të vëllanë.
-Më lër! Ai është gjallë! Doreni është gjallë! - i bërtiti e lodhur, pa forcën e mjaftueshme që të shkëpuste veten nga krahët e tij të fuqishëm.
Nuk donte që Adalena të shihte trupin e vdekur që prehej tre metra larg saj. Nuk donte që ajo njollë e madhe gjaku të mbetej përherë në kujtesën e dukeshës si një nga makthet më të këqija.
Ia kapi duart e ftohta për ta ndaluar, dhe kur nga ato buzë të zbehta doli një tjetër rënkim dhimbjeje, ai e përqafoi sërish.
Nuk gjeti fjalë që t'i thoshte. Situata ishte e tillë që asgjë e thënë nuk do ndryshonte mënyrën se si ajo ndihej. Gjëja më e mirë që mund të bënte ishte t'i qëndronte pranë e të zbuste zemrën e saj që po ngurtësohej prej dhimbjes, por për momentin asgjë nuk kishte në dorë.
Asgjë përveç atij përqafimi.Ild, pjesa jote kjo (azure_writer ). Dhe mos më shaj pasi ta përfundosh, mirë? 😁 Ta dish që nuk mund të bëja asnjë ndryshim, sepse pastaj do ndryshonte e gjithë rrjedhja e ngjarjeve dhe do më prishte shumë punë. Që kështu mos më bëj bllok, nuk kam faj😇😂
YOU ARE READING
Parajsë e pafund
Historical FictionVetëm tre-katër centimetra e ndanin prej fytyrës së tij. S'mundej ta hiqte shikimin prej atyre dy syve që i dukeshin si e gjithë bota, nga ajo blu perfekte që ia boshatisi gjithë trurin. -Kujdes, Adalanë, mund të ishe rrëzuar, - i pëshpëriti ai pa m...