Dedikuar verand11 💖
Paris, Francë
-Me respektin më të madh që kam kundrejt jush, ju njoftoj se nuk mund të ndërmarr as edhe një hap përpara. Britania është duke kaluar kohëra të vështira. Ushtarët nuk janë trajnuar akoma, ata që kishin përvojë përfunduan ose të vdekur, ose të lënduar prej luftës që sapo lamë pas.
Nuk mund t'ia bëj një kërkesë të tillë mbretit kur jam vetë prezent për dobësinë ushtarake.
Edhe një herë, ju kërkoj ndjesë për këto lajme të këqija. Britania ju mbështet në çdo situatë. Për çdo nevojë tjetër që do keni, ajo do jetë e gatshme t'ju ndihmojë,
- lexoi Pierre fundin e letrës.Zëri i tij solemn kumbonte në sallën e madhe mbushur me personat më të rëndësishëm të Francës.
Presidenti qëndronte në krye, ndërsa të tjerët vinin rresht në tavolinën e gjatë drejtkëndore, me kokën ulur teksa dëgjonin lajmin e keq të dukës.Rajmondi bëri dorën grusht dhe shtrëngoi nofullat fort, aq sa nga të dyja anët kërycen dy muskuj të tendosur si dej.
-Nuk duhej të merrnim një përgjigje të tillë, - tha serioz me një zë të ashpër dhe të prerë.
Sytë e tij u ftohën, por u përpoq të mos e shfaqte inatin e fortë që ndiente.
-Çfarë do bëjmë? Sulmi është shumë i rëndësishëm për të siguruar Francën.
Ishte konti i Lionit ai që foli, një burrë pesëdhjetëvjeçar i ngjashëm me një tullumbace të fryrë gati për të plasur, i njohur vetëm për dredhinë dhe finokërinë që në moshë të re.
-Nuk do ndalemi, kjo është e sigurt. Kemi nevojë me patjetër për Britaninë.
Presidenti rregulloi jakën e këmishës teksa sytë i qarkullonin rrotull dhomës. Buzëqeshi kur shikimi i ndali te një fytyrë e menduar, i lumtur që kishte gjetur aq shpejt një zgjidhje.
-Frederik, duhet të bisedojmë.
(Shënim: Për të gjithë ata që ndoshta nuk e mbajnë mend, Frederiku është kunati i Delionit, dmth bashkëshorti i motrës së dukës)
Iu kërkoi ndjesë pjesëmarrësve për largimin, por iu premtoi se do kthehej shumë shpejt. Pas kësaj iku me kontin e Parisit te zyra e tij e errët dhe i bëri me shenjë të ulej te kolltuku përballë tavolinës së tij.
-Vetëm ti mund ta zgjidhësh këtë çështje.
E vështroi ngultas në sy, si të donte ta bindte pa folur akoma.
-Çfarë mund të bëj?
-Të zëvëndësosh Delionin. Mund të të shkarkoj që tani nga posti i kontit dhe pas pak kohësh mund të drejtohesh në Londër.
-Është e pamundur. Delioni nuk do ta pranojë kurrë diçka të tillë.
Frederiku gjithmonë kishte dashur të ishte dukë i Londrës, por kur punët nuk i kishin ecur mirë dhe Delioni kishte marrë përkrahjen e mbretit, kishte vendosur të largohej në Francë, i sigurt se atje do mundej të gjente një post të kënaqshëm.
-Atëherë vrite, Frederik, - nxorri më në fund fjalët që kishte dashur që prej fillimit t'ia thoshte.
Tjetri heshti. Kishte menduar shumë gjëra, por kurrë nuk e kishte çuar ndërmend ta vriste dukën.
Këmba e tij filloi të lëvizte lehtë prej nervozisë, ndërsa mustaqet e zeza dukej sikur ndienin edhe emocionin më të vogël, ndaj dridheshin herë pas here.
Bashkoi duart me njëra-tjetrën dhe teksa mendimet vazhdonin t'i kalonin si shirit filmi, po kuptonte se nuk ishte gjë e vështirë të krijonte një atentat. Pas kësaj mund të hiqte qafe edhe Adalenën nëse ajo i hapte punë.
YOU ARE READING
Parajsë e pafund
Historical FictionVetëm tre-katër centimetra e ndanin prej fytyrës së tij. S'mundej ta hiqte shikimin prej atyre dy syve që i dukeshin si e gjithë bota, nga ajo blu perfekte që ia boshatisi gjithë trurin. -Kujdes, Adalanë, mund të ishe rrëzuar, - i pëshpëriti ai pa m...