I

2.6K 162 17
                                    

       Daisy arrin ne 'Brighton Institute' dhe meson per historine e tij. Eshte koha e perzgjedhjes per te dhe dicka e papritur do t'i ndodhe.


Arrita ne godinen e konviktit e lodhur dhe u futa brenda me hapa te ngadalte duke psheretire. Me ne fund, i thashe vetes. Terhoqa valixhet pas meje per tek recepsioni me shpresen se nuk do te shkaktoja ndonje skene sic e kam zakonisht. i kisha menduar qe ne aeroport fjalet qe duhet te thoja.

-Miremengjes. -i buzeqesha burrit me floke gri e syze te zeza qe qendronte aty.

Ai ishte duke plotesuar disa fleta dhe me veshtroi paksa cuditshem, gjersa me ne fund u drejtua e beri te fliste.

-Si mund te te ndihmoj?

-Jam Daisy Schultz. Studente e re ketu. - u prezantova miqesisht. -Keto jane dokumentat e mia. Deshiroj te kem celsat e dhomes sime, ju lutem.

-Jo para se te zgjidhesh. -ma ktheu ai duke picerruar syte mbi pashaporten time.

Te zgjidhem? Po kjo cfare do te thote?

-Uh.. Nuk ju kuptova dhe aq mire.

-Ellen! -thirri ai me ze te larte duke veshtruar nga e majta e tij. -Ka ardhur nje studente e re!

Per pak sekonda u shfaq para meje nje vajze e shkurter dhe e dobet, me floke ngjyre kafe te shkurter, sy te blerte te erret dhe syze te medha me skelet te kuq. U afrua me shpejtesi, me buzeqeshi ne menyre mekanike dhe pa me lene te prezantohesha, filloi te fliste.

-Une jam Ellen Miky, jam informuesja e studenteve te rinj. Une mund ti flas te tereve ketu!

Me erdhi te qeshja me te madhe kur degjova fjaline e fundit. Ellen, a si e kishte emrin, me siguri nuk ishte mire menderisht. Cfare kishte interesante mundesia e te folurit me te gjithe? Mos kishte ndonje rregull per tu folur te tjereve ne kete shkolle apo ca? E injorova kete pjese dhe vazhdova ta degjoja. Me duheshin celesat e dhomes time dhe per fat te keq duhet te degjoja kete vajze per t'i marre.

-Atehere, mesa shoh nuk ke ndonje informacion per Brighton Institute, apo jo?

Tunda koken dhe ajo pohoi.

-Brighton u ndertua nga Jeff Jeffin ne viti 1986. Ai ka qene nje nga politikanet me te pasur te Passadenes dhe sigurisht qe kjo shkolle mori famen e tij. -buzeqeshi Ellen duke qeshur dhe une e ndoqa nga pas. -Shkolla ka gjithsej 8 godina, 4 prej tyre mesimore dhe 4 konvikte. Kjo eshte godina 1, kryesorja. Gjithsesi. Nga pervoja personale te them se e vetmja gje qe do te te interesoje ketu eshte grupi shoqeror ne te cilen do besh pjese. -tha ajo dhe u fut ne nje korridor plot me studente te ndare ne grupe.

Neper mure kishte foto te si duket, nxenesve te vjeter te shkolles. Te gjithe dukeshin te krimbur ne para, vajzat me buzeqeshje aq te hijeshijte dhe djemte me te buukur se kurre. Mes tyre dallova ne nje foto vajzen e Bill Clinton dhe e surprizuar iu afrova me shpejtesi.

-Ka studiuar ketu? -pyeta Ellen. -Vajza e Bill Clinton?

-Po. -mu pergjgij ajo thjeshte.

-Si.. Si ishte? - pyeta me syte e hapur krejt.

-Eh, kurve. -me tha ajo duke shtrenguar shpatullat dhe vazhdoi te ecte.

Rrudha vetullat konfuze dhe e ndoqa nga pas.

-Shkolla ka nente grupe shoqerore. -vazhdoi Ellen, -Te cilet ndahen ne tre kategori; Gamat, Betat dhe Alfa. Tek Gamat bejne pjese; Pulovrat -peshkopet, Kemishat e bardha - nxenesit e dobet, Papillonet - artistet dhe Kemishgrykat - infromaticienet e shkolles. Tek Betat qendrojne Xhaketat - kryesisht studentet qe studiojne per diplomaci ose qe kane oratori te perkryer, Mengeperveshurit - sportistet, Modestet - ata qe vishen sipas modes se fundit dhe Lozonjaret - te cilat.. me pak fjale jane mendjeperdhredhurat e shkolles.

ELITES  [SHQIP]Where stories live. Discover now