V

1.6K 143 5
                                    

Shkolla fillonte neser.

Supozohet te behesha gati, por pertoja teper, keshtu qe kisha zene nje vend te rehatshem ne dritare e shikoja c'ndodhte poshte. Kisha pamje nga pemet e larta te Brighton dhe arrija te ndjeja aromen e luleve te vockla.

E teksa shikoja kete pamje, nga poshte kaloi Ashton.

Merrte fryme rende dhe ishte flak ne fytyre, i rrembyer nga inati. Ecte me shpejtesi dhe mjaft ashper. Ishte aq i inatosur sa qe edhe lart i dukeshin nofullat e shtrenguara dhe vena ne qafe.

U fsheha pakez, por vazhdova ta shikoja.

Pas tij erdhi nje burre me floke gri, mjeker te dendur dhe i veshur me kostum. Me nje te kapur te krahut ai e ktheu Ashtonin nga vetja e filloi t'i bertiste me sa kishte ne koke.

Ashton ne nje moment uleriti 'NUK DUA' me ze shume te larte dhe ia leshoi doren me dhune. Ai vazhdoi per brenda ne godine ndersa burri e thirri disa here ne emer por kur pa se Ashton as qe ia ktheu, tundi koken dhe u largua.

E cuditur, me erdhi ideja te gjeja ndonje justifikim e te dilja jashte te shikoja Ashtonin perseri; reagimin e tij. Keshtu qe mora nje fletore dhe mendova te shkoja te merrja orarin.

Dola nga dhoma ime dhe fillova te ecja. Jo me vone, para meje u shfaq Ashton qe ecte ne drejtim te kundert, per nga dhoma e tij. Dukej perseri me se i inatosur, por as qe m'i hodhi syte.

Ne momentin qe u shkembyem i dhashe nje gjysme buzeqeshje dhe bera te ikja, por nje dore e forte me kapi prej krahu dhe se shpejti pashe se Ashton po me shtynte me force drejt dhomes se tij.

Zemra po me rrihte me shpejtesine e zerit dhe perpak sa nuk pesova ndonje atak paniku. Perpara se te mund te thoja dicka, ai me futi brenda ne dhome dhe perplasi deren aq fort pas tij sa ndoshta u thye.

Me erdhi mu prane fytyres me sy kercenues dhe perplasi grushtin ne mur.

-Ne qofte se te shkon ndermend te flasesh me te tjere per ate qe pe sot atje poshte, betohem qe do e hash shume keq Daisy Schultz. Ke per t'u penduar rende.

-U-une.. Une nuk pashe asgje! -u gelltita me veshtiresi duke tundur koken.

-Mos mendo se me shpeton dot. Edhe dyshemeja ku ti ve kembet eshte prone imja dhe s'do lejoj asgje, asnjeri e as ty te ma prishi reputacionin. Qarte?-bertiti ai.

Pohova me koke e terrorizuar dhe mora fryme. Aty per aty celulari i tij beri zhurme duke treguar se i kishin derguar mesazh ne WhatsApp.

-Dil tani. -tha ai dhe shkoi ta merrte.

Vrapova per tek dera dhe sapo e hapa ia leshova me sa kisha ne koke per te dhoma ime.

U mbylla brenda dhe u ula ne shesh. Cfare sapo ndodhi??

Me ne fund pas pese minutash fillova te merrja fryme si njeri normal dhe pashe rreth meje. Po fletorja ime ku kishte perfunduar? Mos, mos me thoni qe me kishte rene brenda dhomes se Ashtonit. E marrte dreqi!

Eh varja.

Me erdhi nje mesazh i ri nga Alya qe thoshte se do te shkonim te hanim, keshtu qe vesha roba me te pershtatshme dhe rregullova floket. Celulari vibroi perseri

Nga Alya

Anullim plani. Nuk hame ne mence sot - Ashton tha se nuk vinte. Nqs do mund te vish per 5 min te dhoma ime. Do te jete dhe Mia.

I ktheva pergjigjje dhe u nisa per te dhoma e saj duke u shtirur sikur asgje nuk kishte ndodhur.

Hodha nje sy nga dhoma e A-se. Asgje. Qetesi. Tunda koken dhe rashe lehte tek dera e Alyas derisa degjova dike te thoshte 'Hyr'.

U futa brenda dhe pashe Mian dhe Alyan qe po hanin ushqim kinez.

"Daisy, eja." ia beri ajo. "Merr pjesen tende." beri me koke per tek nje kuti sushi e pahapur.

E mora dhe fillova te haja me shpejtesi. Isha shume e uritur.

"Po A-ja cne qe s'erdhi?" ia beri Mia.

"S'ia kam idene cfare shkon neper mendte e atij djali. Ti e di si eshte; i pakuptueshem." ia ktheu Alya.

"Une s'kuptoj pse duhet te rrime ne neper dhoma ne qofte se ai s'do te haje! Me duket e padrejte." thashe une.

"Ai i vendos rregullat fatkeqesisht." mu pergjigj Mia dhe Alya pohoi me koke.

"Nejse."

"Neser shkolle, he?"

"Bobooo, kush fillon meson! Po me pelqente vera." psheretiu Alya.

"E urrej kete shkollen. Vetem per te stresuar! Duhet te kujdesemi edhe per ca bejme se mos na del ndonje thashethem." tha Mia dhe une e pashe e cuditur.

"Thashethem?"

"Po! Keta ketu bejne cdo gje per te te rrezuar poshte. Kur fillon shkolla behen vampira te tere. Kush e kush te te nxjerre sa me keq!"
"Uau, sa te dashur." tunda koken teksa isha duke mbaruar ushqimin tim.
"Po hapen fjale se Ashton ka probleme." peshperiti Alya aq lehte sa pothuaj s'e degjova fare.
Sa degjova emrin e tij m'u rrenqeth trupi teksa kujtoja fjalet e tij me pare.

"Cfare??" u befasua Mia. "Mos me thuaj qe.."
"Po. Prinderit e tij duan te divorcohen perseri por ai s'eshte dakort." vazhdoi ajo.
"Ti di gje?"

"Une?" u tremba menjehere. "Jo, cne une?? Une as qe flas me Ashtonin!!"

"Se mos ne e morem vesh na Ashton! Ai eshte si nje bllok betoni; kurre s'flet per veten!" rrotulloi syte Mia.

Hodha pakon e ushqimit ne kosh dhe u ula perseri tek krevati i Alyas pa bere ze duke i degjuar me kujdes, por mendja ime fluturonte krejt ne vend tjeter.
Nje kalvar gjigand do te fillonte neser dhe duhet te beja cmos qe ta mbaja bursen e shkolles sime.

Ne kishte gje qe urreja me shume, ishte pikerisht letersia.
Uh s'idha fare mire aty e cfare nuk beja per t emarre ndonje note te mire.

Isha njeri i shkencave dhe letersia vec sa me bezdiste, por duket se do te me duhej ta perballoja perseri.
Me pak fjale; fuck school.


ELITES  [SHQIP]Where stories live. Discover now