XVI

1.6K 141 25
                                    

ok para se t filloj e para dua t'ju falenderoj shum fare te tereve qe me mbeshtesni ne kete histori e cila do jet super e gjat :P ta dini se nqs keni nevoj x ndihm ose x ndonj cover x historit tuaja mua me keni ketu (me vonese ose jo)
kapitulli i shkon Shirli_ OMG LEXONI LIBRIN E SAJ E KA F A N T A S T I K dhe pervec kesaj esht njeri suuuper i sjellshem !!
pastaj dhe KetiaRusha e meriton nje dedikim se gati dy vjet ne wattpad e s'behet e gjall -.- njs smirushen e km xhan gjithsesi se ka big booty xpppp
Gjithashtu dhe XhulioNdrecajNer57y dhe e fundit por jo e fundit @jerina_writer qe me shoqeron ne cdo kapitull
ah se harrova mos harroni te lexoni librin e ri te XhulioNdrecaj - 100 DITET E FUNDIT ME TY dhe librin tim te ri - TI.
have a good reeeeaaaaddddiiinnnnggg


Hodha syte nga vakti i Ashton; pothuaj i paprekur.
Mora mollen nga tabakaja e tij dhe mendova t'ia jepja me vone. Ai ndoshta do te hante me vellezerit e tij por mund ta gjeja si justifikim per t'i folur. 
Pas shkolles, meqenese ishte perseri e premte shkova nga dhoma e Alya-s dhe filluam te flisnim per gjerat  e zakonshme; shkolla, mesimet, thashetheme dhe ndonje gje per djemte. Ato sigurisht. Nuk mund t'ju thoja se pelqeja pakez Ashton-in, do ishte katastrofa me e madhe. Nuk ishte e lejuar as ne rregullore. 

Nxora laptopin tim nga canta dhe mbylla deren mire me celes.
Hapa direkt Google dhe shkruajta; Ashton Cooper. Jo se do te kerkoja vetem per te, po per te gjithe ata qe kisha njohur ne kete shkolle.

Picerrova syte e cuditur teksa para meje doli nje faqe e cuditshme

'Biografia e Elitave - Ashton Cooper'

E shtypa dhe doli nje dokument i tere prej ndoshta dhjete faqesh qe fliste per Ashton dhe jeten e tij.

"Ashton Denver Cooper, i lindur ne 06.06.96 eshte Elita e nentedhjete e katert dhe i Pari i dymbedhjete ne Brighton Inst. Ai lindi ne Buffalo, New York ne spitalin e St. George nga prinderit Amelia Sophie Greenheart dhe Jameson "James" Cooper. Eshte me i madhi pas Alexander Cooper i dy vellerzerve, Harold (Harry) Denver Cooper dhe Jeremiah (Jem) Denver Cooper. 

Ashton kreu institutin e Lestley per shkollen tete vjecare dhe u be pjese e Brighton Inst. ne shtator te vitit 2012.
Eshte shpallur tre here studenti me i mire i vitit ne Brighton me nje mesatare respektivisht 10.87 - 10.89 - 10.91 dhe ka fituar olimpiaden e informatikes ne rreth kombetar ne vitin 2014 ...
Ashton njihet ndryshe si A-ja ose 'i Pameshirshmi' per shkak te pozites se tij ne kete institut.. Gjate moshes 8 deri 15 vjecare dihet te kete vuajtur nga ortoreksia (crregullim kur dikush obsesionohet me te ngrenit vetem ushqime te cilet ai i quan te shendetshem) e cila perpak i shkaktoi atij anoreksi te rende..."

Mos ishte kjo arsyeja qe Ashton nuk hante pothuajse fare? Ndoshta ai hante por pjatat e tij ne mence mezi ngacmoheshin sa duhej sikur luante me pirunin gjate gjithe kohes. Tunda koken; duhet t'i blija dicka per te ngrene sesben.
Vazhdova te lexoja akoma dhe problemet e tij nuk mbaronin. Ne femijeri ishte dhunuar fizikisht nga nje i aferm i tij, kurse marredhenia me te atin ishte per te ardhur keq. E ema i kishte lene ate dhe vellezerit ne duar te te atit duke u larguar e sot kishte nje familje krejt tjeter, por Ashton kurrsesi nuk pranonte t'u jepte kurrsesi kenaqesine e divorcit prinderve.
Pashe faqe te tjera, akoma dhe me shume - thoshin se kishte crregullim te ekuilibrit emocional, por as qe e besoja qe te gjitha keto ishin te verteta. Ashton dihej se e kishte durimin e paket por jo deri ne ate nivel qe thoshin ata.

Papritmas dera u hap dhe Ashton hyri brenda duke me trembur per vdekje. Mbylla dritaren ne laptop me shpejtesi.
U shtri ne krevat pa fjale dhe filloi te shkruante ne celular.
Mora mollen dhe nje pako m&m (ishte gjithcka kisha) dhe ia lashe mbi tavoline. I pa i cuditur dhe nuk levizi nga vendi.
"Nuk jam i uritur." u pergjigj thjesht dhe iu kthye celularit.

"Hengre me vellezerit?" pyeta une duke iu afruar bashke me to.
"Jo.. Te thashe qe nuk jam i uritur." tha ai teksa ia drejtova.

"Por ti nuk hengre asgje ne dre-
"Je bere gje mamaja ime tani?"
"Thjesht haji." mora fryme thelle. "Te lutem?"
"Jo."

Me hipen nervat. Po une pse shqetesohesha per kete idiotin tani?? Hapa m&m-te dhe mora disa.
"Ashton."

"Me ler re-
Nuk mbaroi dot fjaline sepse i ngjesha sa kokrra kisha ne dore me m&m ne goje duke e kapur ne surprize.
"Shfall dllethin..?" bertiti ai me gojen plot dhe mua me erdhi te qeshja si histerike.
Ashtu i marrosur i pertypi dhe i hengri nga halli.

Ia lashe pjesen tjeter mbi krevat bashke me mollen dhe shkova  per ne anen time ne dhomen por nje dore e forte me kapi e me ktheu pas.
Para se dicka te ndodhte (dhe mua te me binte te fiket) dera ra fort dhe Ashton u detyrua te me leshonte me nje fytyre paksa te zhgenjyer.

Josh u shfaq ne prag duke marre fryme rende sikur kishte vrapuar per kilometra te tera.
"A-Ashton!" tha ai duke gulcuar. "Dikush sulmoi Harry-n teksa largohej!"
"Cfare??" bertiti Ashton. "Eshte mire?"
"Po, po. Por ai qe e sulmoi.. U arratis. Eja."

Ashton vrapoi me te jashte me sa kishte fuqi dhe une ngela perseri e vetme ne dhome. Kishin sulmuar Harold-in? Po ai c'lidhje kishte?

Hapa perseri laptopin. Kerkova nga fillimi te gjithe pjesetaret e Elites.

Cfare perfundimesh nxora?
Josh ishte i adoptuar dhe motra e vellai i tij nga prinderit adoptues e urrenin me gjithe shpirt sepse gjtihnje ai kishte qene me i mire se ta, Alya ishte perfshire ne nje skandal ne shkolle pasi shoqerohej me nje vajze nga grupi i kemishgrykave; gje absolutisht e palejuar nga rregullorja, Mick kishte ngelur nje vit ne shkolle dhe kishte qene shoku me i mire i Alexander Cooper-it. Gjithashtu njihej per romancat e tij super, super te gjata (supozohej te ishte dicka e mire por ne internet thuhej e kunderta)
Mia ishte kulmi i te tereve; prinderit e saj ishin pothuaj pa kokerr leku ne xhep dhe per Mian as qe u interesonte. Ajo jetonte me nje grua qe punonte si stiliste per kompanine Topshop dhe ndonjehere dhe per GUCCI-n, e cila i garantonte pikerisht Mia-s (qe emrin e vertete e kishte Maya) cfaredo lloj gjeje qe te donte. Legalisht Elizabeth Bore (stilistja) nuk mund ta adoptonte, por ato jetonin bashke tashme prej shtate vjetesh dhe thuhej se ishin te pandashme.

Pa e vene re, kisha kaluar plot tre ore e njezete minuta para ekranit te kompjuterit duke kerkuar dhe Ashton as qe ishte kthyer ndersa degjova disa te trokitura te qeta ne dere. Vendosa te mos e hapja. Kushdo ishte duhet ta dinte qe Ashton nuk ishte ne dhome. Dhe une supozohet mosa ta dinte njeri qe isha tek dhoma e tij.
Dera ishte e blinduar dhe e mbyllur per jete a vdekje nga vete A-ja. Teksa pepriqesha te rrija urte pashe me cep te syrit nje ekran diku nga fundi i dhomes te ndizej.

E cuditur arrita atje me hapa te vegjel dhe u ula ne karrigen e madhe levizese.
Ashton kishte vendosur kamera kudo ne shkolle!
Une nuk i kisha dalluar kurre, thuaj ishin kaq mikroskopike? Me maus shtypa ne nje mbi to teksa tek dera vazhdonin te trokisnin qete dhe sapo u hap me ngeci fryma.
Ishte kamera para deres se Ashton dhe nje njeri i veshur i teri me te zeza dhe me maske qendronte aty duke trokitur. Me kapi paniku. Po tani cfare?
Pashe perseri nga dera. E mbyllur. Dritaret, te mbyllura. Dritat, te fikura.  Isha afersisht e sigurt.
"E di qe je aty brenda." u degjua nje ze nga jashte.
Qendrova e ngrire si ndonje statuje duke mbajtur frymen e frikesuar. Jo nuk jam ketu, ik tani.
"Eja Daisy, dua vetem te flasim pak." tha ai perseri duke me trajtuar si nje femije dy vjec. F*ck you, idiot. Zere se dola.
Pas disa sekondash u ndje nje goditje e madhe por dukej se askush nuk munda ta mposhte deren e blinduar te Ashton. 

Njeriu me te zeza u largua i nevrikosur pasi degjoi disa zhurma dhe une sa nuk kerceva nga gezimi por.. Po sikur ai te kthehej perseri me ndonje mjet te forte?

Ndjeva zhurmen e celularit dhe kur e mora ne dore pashe se me kishin derguar mesazh. E hapa dhe ishte nga nje numer i panjohur

Nga +1 845 8962 253
mos dil nga dhoma mos bej prove te levizesh derisa te vij une
je ne rrezik
-ashton


ELITES  [SHQIP]Where stories live. Discover now