XV

1.7K 139 19
                                    

a mundet dikush te me coje ne polin e veriut e te me leri atje pergjithmone sepse FUCK VAPA

Aktore te rinj ne kete pjese;

Benedict Cumberbatch si Profesor Benjamin Witmore
Harry Styles si Harold Cooper
Cameron Dallas si  Jeremiah Cooper (foto lart)

Sigurisht qe diten tjeter Ashton u kthye ne nje mace te acaruar qe pak ta prekje do te te ngulte thonjte dhe filloi te bertiste me keq se nje pesembedhjete vjecare ne ditet e saja te menstruacioneve. Madje, perpak pushoi nga puna dike nga stafi i mences sepse makineria e kapucinos nuk punonte ne mengjes dhe pija qe kerkoi i kishte dale e shpifur.

I mora fshehtazi nje gote me leng portokalli duke ia lene mbi tabakan e ushqimit teksa ishte shume i zene duke uleritur dhe pasi e studioi per dhjete minuta te mira vendosi ta pinte. Ndonjehere dukej fiks si femije i llastuar, vecse me i pashem dhe i fuqishem ne nje menyre teper te frikshme.
E gjithsesi nuk me kishte folur gjysme fjale as dje as ne mengjes e as tani ne oren e letersise.
Kisha patur fat me kete lende, profesorja qe e jepte ishte shtatzane dhe zevendesuesi i saj ishte ne nje projekt mesimdhenie ne Nepal, por na kishin njoftuar se sot do te vinte.

E megjithate kishin kaluar pesembedhjete minuta e askush nuk po dukej.
Papritmas dera u hap dhe brenda u fut nje burre i gjate i mbuluar nga letra dhe nje cante pune gjigande.
I la te tera mbi tavoline dhe rregulloi xhaketen.
"Me falni per vonesen. Kjo shkolle eshte goxha e madhe dhe une nuk jam mesuar." foli ai ne theksin e tij te thelle anglez dhe une ndoshta rashe ne dashuri.

Ishte super i gjate, ndoshta mbi 1.80 dhe me goxha trup te mbajtur. Kishte sy te vegjel ngjyre blu te acarte, pak mjeker, buze te trasha dhe floke te krehur kafe qe vinin kacurrel afer fundeve. Dy fjale; ishte yll!
Te njejtin mendim me mua kishin dhe gjithe vajzat e tjera pasi vemendja ne pak sekonda ishte e tera tek ai dhe thuajse degjova ndonje fishkellime nga bankat e fundit.
"Shpresoj t'ju pelqeje letersia sepse do te punojme shume bashke."
Zemer, une per ty do mesoj tere Komedine Hyjnore permendesh; mendova me vete teksa ai mori kolorin te shkruante ne derrase. [like kush i ka derrasat ne shkolle plastike dhe shkruan me kolor mbi to hahah]
Me kaligrafine e tij per t'u admiruar shkruajti; Benjamin Witmore dhe u kthye nga ne perseri.

"Une jam Prf. Benjamin Witmore dhe do ju jap letersi per pjesen tjeter te vitit."
"Sa vjec jeni?" u degjua dikush nga pas dhe te gjithe qeshen.
"Ajo eshte pyetje mjaft konfidenciale por gjithsesi; tridhjete e nente." tha ai me nje buzeqeshje te imet.

"Tridhjete e nente?" pyeti dikush i befasuar. "Dukesh si njezet e pese a dicka e tille!"
"Mire, mire. I leme komentet tani. Hapini librat ne faqen 352.."
Filloi te shpjegonte me nje admirim te pafund per letersine dhe lexonte aq rrjedhshem sa thua kishte perpire gjithe librat e botes.
E mua qe me ngelen syte tek ai.
Profesori i lendes time me te urryer ishte yll bote dhe tashme isha shume konfuze.
Ktheva koken dhe pashe Ashton qe ia kishte ngulur syte librit te letersise dhe po shkruante dicka ne te.
Dukej akoma dhe me i bukur ashtu. Daisy, boll. U ktheva perseri ne vendim tim dhe kapa fillin se ku ishin te tjeret.
"Schultz?" degjova te me therrisnin dhe pashe lart.
"Nuk po ta ngaterroj emrin apo jo?" pyeti profesori.
"Jo." tunda koken.
"Cfare do te shprehi Dante kur na tregon per dashurine pasionante midis dy personazheve te kundert?
"Epo.. Ai edhe pse ishte nje person mjaft i dedikuar pas fese kerkon gjithashtu te tregoje disa aspekte ne te cilat kisha gabon, aspekte paksa tabu per kohen e vet."
Ai pohoi me koke duke picerruar syte.
"Sakte, me pelqen menyra se si mendon."
U lehtesova qe e kisha pergjigjjen te sakte dhe iu ktheva mendimeve te mia te perzjera. Ktheva perseri koken nga Ashton. Dicka po bente ai djale. Mblodhi vetullat i cuditur dhe papritmas kerkoi te dilte jashte. Prf. Witmore e la dhe vazhdoi mesimin por une isha pak e dyshimte.
Nuk kaluan as pese minuta e u kthye perseri brenda, kesaj radhe me i qete duke futur celularin ne xhepin e pantallonave.
Ne moment ktheu shikimin nga une dhe u ul ne nje bange me mua duke mu ngeshur afer. Pa nese profesori po shikonte nga ne dhe mxori iPhonin e tij sa nje pllake e tere duke me treguar nje foto. U afrova tek ekrani e cuditur duke studiuar personin aty. Nje djale brun me sy te kalter floke te zinj trup te palestruar dhe nje shenje ne fytyre. Ku e kisha pare kete person?
Vazhdova ta shikoja me kujdes dhe atehere e kuptova. Me erdhi nje lemsh ne stomak dhe u ngjesha pas karriges.
"Ky.. Ky eshte personi qe me sulmoi." peshperita dhe Ai tundi koken.
U kthye ne bangen e tij me kujdes pa asnje fjale teksa mua me rrihte zemra si bombe me sahat. Ashton iu kthye shkrimit te tij ne liber dhe dukej me se i zhgenjyer.
"Cooper, lexo fragmentin numer gjashte te lutem." Ia beri profesori dhe automatikisht ai filloi te lexonte.
Nuk e dija se si e kishte zbuluar por vetem mendimi me frikesonte. Klasen e pushtoi qetesia dhe ne sfond degjohej vec zeri i tij i qete.
"Duhi e ferrit kurre nuk tulatet
dhe bart me vete shpirtrat ne peshtjelle,
i tund, i shkund, sa i cfilit te ngratet.

Dhe kur arrijne mu mbi hon te thelle
ata bertasin, qajne edhe gjemojne,
ata mallkojnë zotin lart ne qiell."
Zilja ra dhe profesori na dha detyre te benim nje ese per Francesken dhe Paolon. E shenova ne fletore dhe u ngrita per te shkuar ne mence per te ngrene.
Ashton ecte para meje dhe une e ndiqja pa bere ze.
Nje ankth i tmerrshem me shtynte ta pyesja se si e kishte gjetur personin qe me sulmoi por dicka tjeter me thoshte te kunderten. Arritem ne mence dhe u vume ne radhen e gjate per te marre ushqimin. Ne tavolinen tone te zakonshme na prisnin te tjeret dhe njemije sy qe te na shikonin koke e kembe cfare veprimesh do benim.
Kesaj radhe Ashton mori te gjitha racionet (shpesh nuk merrte pothuaj asgje) dhe shkuam te uleshim.
Gjithnje perballe njeri tjetrit.

Alya filloi direkt te fliste per profesorin e ri dhe cdo thashethem qe kishte degjuar per te. Ne nje moment dy djem erdhen prapa Ashton dhe nje prej tyre beri sikur i theu qafen. Ai ktheu koken menjehere dhe nje buzeqeshje qe s'e kisha pare kurre.

U ngrit ne kembe dhe pas tij u duk nje djale jashtezakonisht i pashem, shume pak me i shkurter se Ashton me floke te gjate kacurrela dhe sy jeshile te hapur. Kishte pak hijen e tij dhe shkembyen nje perqafim te perzemert bashke. Djali i vogel ngjitur tij me tipare brune dhe sy ngjyre mjalti kishte buzeqeshur aq shume sa thua do qante nga gezimi. Ashton i bllokoi qafen me krah dhe filloi t'i shpupuriste floket teksa me i shkurtri bente cmos te clirohej prej tij.
"Qenke zgjatur, hee??" tha Ashton dhe djali me floke te gjata perballe tyre qeshi.
Pasi leshoi te voglin te tre u kthyen nga ne.
"Paskemi fytyra te reja kete vit." tha ai me floke te gjata qe po ma merrte shpirtin me ate buzeqeshje. "Une jam Harold kurse ky ketu;" u drejtua per nga me i vogli "Eshte Jeremiah. Jemi vellezerit e Ashton." perfundoi duke me shtrenguar doren.
Tani, kishte dy mundesi;

Ose babai dhe mamaja e Cooper-it i kishin zgjedhur neper kataloge femijet qe do te kishin,
ose ne ngjizjen e tyre kishin marre pjese Jezu Krishti, Maria dhe te gjithe shenjtoret e tjere.

Pse?

Si pse?
Ishin qe te tre yje, me sakte qe te katert bashke me Alexander-in.
U pershendeten me te tere ne dhe filluan te benin muhabet vec.
"Cne ketu?" pyeti Ashton.
"Nuk kisha mesim sot ne universitet keshtu qe mora Jem-in dhe thashe te vija njehere. Si ke qene?" pyeti Harold.
"Eh te thashe cfare ndodhi." ia ktheu ai dhe Harold kaloi nje dore neper floke.
"Mendon se policia do e hapi perseri ceshtjen e Alex-it?
"Mos bej pyetje kot." tundi koken A-ja. "Nejse, ne po ikim pak. Shihemi pastaj." na pershendeti dhe u larguan te tre.
"OMG OMG PSE DREQIN DUHET TE JETE PESEMBEDHJETE VJEC JEREMIAH???" bertiti Mia kur ata ishin ne distance.
"Cfare lesh Jeremiah, e ke pare ndonjehere Harold-in??" ia ktheu Alya teksa uleshim perseri. "Isha gati t'i kerkoja per martese mu ne mes te mences! Pa unaze fare!"
"Pffft, ju vajzat." psheretiu Mick. "Ku e keni mendjen."
"More je qorr ti?" ia shkrepi Mia. "Nuk e shikon sa te mire qe jaaaaan- 
"Ooook, mund te hame tani?" e ndaloi ai duke rrotulluar pirunin ne makarona.
"DAISY! Thuaji!"
"Seriozisht le te hame tani." qesha une. "Po ai Harold-i ta shkulte zemren nga vendi."
"Boboooo...!!" vuri duart ne koke Josh-i. "Pushoni, ju lutem."

"Thote njeri qe ka dy jave qe s'ia heqe syte asaj Beatrix Mayer-it nga Xhaketat." foli Mia dhe Josh-it sa s'i dolen syte nga vendi.
"C-CFARE? JO! Kjo s'eshte e vertete!" u mbrojt ai.
"Uh ja shikoje se po kalon!"
"Ku?" pyeti Josh-i duke pare rreth e rrotull i corientuar.
"HAAAAHAAA!! Iiii! Ta hodha!" qeshi Mia djallezisht dhe ai e goditi ne krah.
"Na shkrive, Cutchell." rrotulloi syte. "Ja po s'i thashe Jeremiah-s qe ti vdes per te!"
"Uhh e une direkt vete i them Bea-s se ti qan cdo here qe shikon filmin The Fault In Our Stars!" kerceu Mia ndersa ne te tjeret qeshem.
"Pse te kam shoqe une ty?" ia beri ai i lodhur.
"Sepse jam e bukur, gazmore dhe t'i di gjithe te palarat." u pergjigj Mia me se krenare.
Qesha me ta por mendja ime lundronte ne dete te tjera, aq te thella sa thuaj se nuk kthehesha me kurre. Kisha nje plan per ate nate dhe do ta zbatoja me se miri.


ELITES  [SHQIP]Where stories live. Discover now