XXII

1.6K 127 16
                                    

si fillim ju kerkoj me gjithe fuqine qe me jep wattpad-i te shkruaj kete liber qe gjerat para se te filloni ti paragjykoni T'I LEXONI MIRE. heren e kaluar bera nje koment qe thoshte se ne liber ju presin skena +18 dhe filluan direkt me paragjykimet. me vjen keq por momentin qe babai i ashton do jet gati per te vdekur dhe daisy do i fusi duart brenda trupit te tij per ti nxjerre plumbin, une skene +18 e quaj.  nese mendoni se une do shkruaj skena pornografike e keni gabim -.- shout out i shkon DayDReadingGirl dhe super librit te saj te ri :)

fotoja lart u shkon te gjitha vajzave single :3

"Dime se nuk mund t'i denoncojme direkt. Nuk kemi asnje prove vec fotos. Dhe ne qofte se cojme ate, do te akuzojne vetem Mick-un." tha Harry dhe ata te dy pohuan.
"Une them qe puna eshte me e thelle." fola. "Mia eshte shenjeshtra jone e pare. Eshte e ndjeshme, e frikesuar gjer ne palce dhe e dobet. Por, teksa flisnin ne Skype ajo permendi nje person tjeter."
"Kush na qenka ky?" pyeti Harry.
"Nuk e di, po ata ia kane keq friken."
"Pra duhet te zbulojme kush eshte, 'Ai'." tha Ashton.
"Po. Harry, Jem. Ju jeni vezhguesit tane nga larg. Ne shkolle do te veprojme ne. Por as qe ia kam idene si te fillojme."
"E thjeshte." gezoi Jem. "Foluni me nenkuptime. Nxirjuani me grepa, por duke bere te pafajshmit."
"Po qe je i zgjuar ndonjehere ti?" ia beri Ashton dhe te tere pohuam me ngadale.
"Po ne cfare duhet te bejme ekzaktesisht?" pyeti Harry perseri.

"Duhet si fillim te me gjeni cdo person me te cilin shoqerohej Alexander, kushdo qofte. Dhe Ashton, kam nje pyetje, pse ka dhe nxenes te tjere ne shkolle qe veshin uniformen e Elites?"
Ashton rrudhi vetullat.
"Ajo eshte rreptesisht e ndaluar?! Vetem Elita e vesh ate uniforme. Nga i ke pare ti?"
"Perfundimisht, une dhe ti duhet te vendosim kamera te fshehta e ti mbajme me vete gjithmone. " tunda koken.
"Sa per ate punen e me ke shoqerohej Alex.. Ne e kemi bere me pare apo jo?" iu drejtua Harry te vellezerve.
"E vertete." iu pergjigj Ashton. "E ke akoma?"
Harry pohoi dhe tha qe ta ndiqnim. 

Shkuam ne dhomen e tij dhe nga nje cep nxori nje karton e madh te cilin e hapi dhe e vuri ne kembe qe ta shikonim.
E para ne liste, per habine time ishte vajza e cmendur nga McDonalds-i,
"PO AJO KUSH ESHTE?" pyeta pothuaj duke bertitur.
"Oh, ajo eshte Kris!" buzeqeshi Jem.
"Nga e njihni ju? C'lidhje ka me Alex-in?" pyetjet e mia nuk mbaronin.
"Ajo ka qene e dashura e tij para se te vdiste..?"
"Cfare?? E pse s'ma tha askush kete? Ajo na kishte ngulur syte sot kur ishim tek McDonalds?!"
"Kris? E sigurt qe ishte ajo?" ia beri Harry.
"Po, ajo ishte." rrotulloi syte Ashton.
"Po ti si nuk thua gjys' fjale?" i bertita.
"Une as qe i flas asaj te cuditshmes!" u vetembrojt ai me te njejtin ton.
"He tani, seriozisht?"
"Faji i saj ishte!"

Nderkohe qe djemte flisnin per kush e di cfare, dallova dike tek fotot. Afrova ngadale koken duke bindur veten nese ishte vertet ai person apo jo..
"Um, eshte mire kjo?"
"Per..se po e afron koken tek fl-

"AI! ESHTE AI!!!!" ulerita me sa kisha ne koke duke treguar personin ne foto. "AI KISHTE VESHUR UNIFORMEN E ELITES!"
"Wuu ky tipi." filloi te qeshte Harry me te madhe dhe Jem e ndoqi.

"Ky homo-ja qe vdiste per Alex-in!"
"Po kur i kerkoi autograf e mban mend?" tashme qeshi perseri Harry.
"Qepeni, qepeni, QEPENIIII!" bertita qe te pushonin.
"Qetesohu, moj femer." ia beri Jem.
"Pra ky kishte veshur uniformen e Elites?" foli me ne fund Ashton.
"Po. Ky. Dhee po me shikonte me inat te papare."
"Mire, shume mire. Ia ndreqim ketij." pohoi ai me duke kryqezuar krahet.




E hene.
Une e Ashton u sollem sikur asgje nuk kishte ndodhur dhe buzeqeshja me shkelqente ne fytyre, por s'ishte buzeqeshje gezimi, ishte nga ato buzeqeshjet kur ke nje plan hakmarrje fantastik qe te ben te ferkosh duart nga thrill-i.
Bera provimin e matematikes ku si gjithnje dola shume mire dhe qe ne mengjes Ashton i instaloi mua dhe vetes kamer te fshehte ne trup qe do te regjistronte njezet e kater ore ne njezet e kater. Keshtu qe pa u shqetesuar fare u ulem te hanim dreke me grupin, dua te them 'mashtruesit', sepse ky ishte emri i tyre i ri tani.
Dicka mu kujtua teksa shikoja Josh-in dhe vendosa te provoja ate qe tha Jeremiah.
"Josh, e gjete ate?"
Kokat e tre te tjereve u ngriten duke e pashe Josh-in ne sy per vdekje teksa ai u zbardh ne fytyre.

"Gj-gjeta cfare?" u gelltit me veshtiresi.
"Karten e kreditit! The se e humbe apo jo?" iu pergjjigja une si e shqetesuar.

"Aaaaaah po." u clirua ai, "Po, e gjeta, faleminderit qe pyete."
"Asgje."
Ashton nderkohe i buzeqeshte pjates se vet duke u perpjekur qe te tjeret te mos e dallonin.
E dinte c'po beja. Kurse keta idiotet as qe e kuptnin dhe me shume trembeshin.

"E di cfare??" u degjua zeri i nje vajze nga Betat qe quhej Neri, "Me ke care koken!"
Mori pjaten me makarona qe kishte para dhe ia hapi ne fytyre nje djali yll te grupit te saj me emrin Christian.

Te tere filluan te qeshnin nderkohe qe Christian u ngrit ne kembe dhe i hodhi asaj goten e tij me uje.
Neri u befasua krejt dhe e goditi me bananen e sapo hapur ne tavoleten e saj e cila i vajti mu ne fytyre. [Ner57y see what i did there hihihihi]
"LUFTE ME USHQIM!!" uleriti dikush tjeter dhe ne pak se kater sekonda ne mence plasi ushqimi nga te tera anet.
Mora lengun e portokallit dhe ia hodha Alyas qe perpak sa nuk bertiti, por ma kembeu duke me goditur me brokolin e saj.
Filluam te godisnim ke te mundnim edhe pse askush nuk guxonte t'i afrohej Ashtonit.
"Hej Ashton!" i bertita une dhe e godita me nje kokerr rrushi.
"Mu kthye i befasuar dhe me hodhi dhe ai tere rrushin e vet ne fytyre.
Qesha me te madhe teksa lufta perkeqesohej dhe punonjeset e mences ulerinin te ndalonim.

Ne hare e siper ndjeva celularin te levizte ne xhep dhe e hapa per te pare nje mesazh te ri nga nje numer i panjohur.

'shume keq daisy. shume keq. le te shohim se sa do arrish te nxjerresh gje prej kesaj qe po ben'

qe ketu e poshte merita i shkon vetem e vetem XhulioNdrecaj qe me dha idene e mrekullueshme. thank you qe me mbeshtet ne cdo gje! xxxxoooo

Pra ky mendonte se me frikesonte dot mua? Hah, po ngaterrohesh me personin e gabuar.
Lashe mencen ne fshehtesi dhe ia futa vrapit per ne dhome.

Sapo arrita hapa laptopin dhe printova foton e Mick qe qellonte Alex-in kater here me printerin e Ashton. I palosa dhe sa per ti trembur akoma dhe me shume, i futa poshte dhomes se secilit nga mashtruesve.
U ktheva ne mence me vrap te shpejte dhe bera sikur s'kisha ikur kurre qe aty duke sulmuar perseri te tjeret.  Pa te shikonim tani c;do behej.


ELITES  [SHQIP]Where stories live. Discover now