"Hej."
"Shhhh."
"Hej."
"Mos me shperqendro."
"Heeeeejj."
"Per ate dja- Auuuuuç po kjo per cfare dreqin ishte?"
Ndeza elektrikun e dores dhe ia drejtova Mikey-t ne fytyre duke e verbuar krejt.
"Nuk mendon se po e teprojme pak?"
"Jo, une mendoj se jemi treguar shume te bute." u pergjigj ai teksa mbyllte kutine e 'dhurates'.
"Nuk mund t'i vije salce domateje?" e ndihmova t'i vendoste fjongon.
"Jo." u ngrit ai nga vendi. "Coje prapanicen tani dhe fike ate gjene."
"Pfft, mire."
Me hapa te padukshem, vendosi dhuraten para deres se Lenes bjondines dhe posa trokiti ne dere, ia futi vrapit duke me marre dhe mua me vete.
Nuk kaloi shume dhe Lena hapi deren duke pare rrotull e cuditur gjersa syte i vajten tek kutia e madhe e rregulluar per merak tek kembet e saj.
"Aww, me siguri ndonje admirues tjeter imi." perplasi ajo duart e buzeqeshur dhe mori kutine ne dore, duke mbyllur deren.
"Prite." peshperiti Mikey dhe te dy te paduruar qendruam ne qetesi te degjonim.
"AAAAAAAAAAAAAAHHHHHHHHHH!!!!!" plasi nje ulerime si zeri i Ariana Grande-s dhe floke shumengjyreshi ngjitur meje u shtri ne shesh nga te qeshurat.
"FLOKET E MI! O ZOT GJAK! GJAAAAKKKK!!!!!"
Lena doli duke qare me te madhe nga dhoma, e lyer e tera ne gjakun fallco qe Mikey i kishte futur brenda ne kutine 'rreng'.
Fillova dhe une te qeshja dhe arritem ne nje stad ku thjesht shikonim njeri tjetrin dhe qeshnin pa kuptim.
"Cohu idiot, se do na gjejne." e kapa prej menge qe te ngrihej por rashe plasur me te ne dysheme dhe e lashe Mikey-n te rrokej para prapa pa nxjerre asnje zhurme dhe gojen e hapur dhe syte qe po i dilnin lote.Akoma nder te qeshura, u futem ne dhomen time dhe u hodha ne krevat duke mbajtur barkun me dore. Mikey u ul afer meje teresisht i skuqur ne fytyre dhe me syte qe i shkelqenin nga lumturia.
"Mire, mire. Te behemi pak serioze tani...." drejtoi ai shpinen dhe une pohova me koke.
"Te ta bej nje pyetje?"
"Shkrepe."
"A e vrau vertet Kris-i Alex-in?" e pyeta dhe ai me pa me nje veshtrim te cuditshem.
"E fute vete ne burg dhe tani me pyet mua?" ngriti njeren vetull.
"E di. Por provat conin gjithnje tek ajo." mora fryme.
"Nese do ta njihje Kris-in, do mendoje vertet ndryshe. Alexander do te hidhej nga ura e Blooklyn vetem per t'i provuar asaj se e donte. Duhet te shikoje dhurata qe i blinte.
Por do te dukej e habitshme kur te te thoja se cdo dhurate nga ato eshte bere cmos per t'i kthyer prapa ne dyqanet ku u blene. Kris e dashuronte Alex-in, kjo ishte e sigurt. Por duke qene e lenduar mjaft here nga njerezit rreth saj, e kishte te veshtire ta besonte se dikush do te dashurohej me te nje dite. Ajo nuk kishte as arsyen me te vogel per ta lenduar, e jo me per ta vrare sic u akuzua."
"Kush atehere do t'ia bente kete gje Kris-it?? Qe ta akuzonte per gjene me te rende ne bote?"
Mikey beri te thoshte dicka, por e mbylli gojen perseri dhe u ngrit.
"Eshte vone." tha ai. "Po iki me mire."
Mblodha vetullat por vendosa qe me mire ta lija te shkonte kete muhabet. Une hoqa dore prej asaj pune gjithsesi.
"Naten e mire." e pershendeta dhe shkova pas tij te mbyllja deren.U shtriva perseri ne krevat pasi mbylla te gjitha dritat, pervec abazhurit te komodines si gjithnje. Pashe dhomen e erret rreth meje dhe shtrengova jorganin.
"Edhe pese muaj, Daisy." mbylla syte me shpresen se do te flija e nuk do te ngrihesha me kurre.
Qetesia e mjedisit te kaptonte me vete. Degjoheshin vec zhurmat e ndonje gjinkalle jashte prej dritares pakez te hapur dhe frymemarrja ime e rregullt. Futa njeren dore nen jastek dhe tjetren e mbeshteta tek qafa ime per ta shpetuar nga i ftohti.
"Daisy."
"Cfare.." fshiva syte teksa ndjeva dicka te rende siper meje.
"Daaaiiiiisssy."
U ngrita ne krevat por dukej sikur pesha shtohej akoma dhe me shume.
Hapa syte dhe para meje u shfaqen dy te tjere, flak te kuq.
"Ndih-" nje dore gjigande u vendos mbi gojen dhe se shpejti e gjeta veten njesh me krevatin.
Sapo u ambjetova me driten por jo me zemren qe po me cmendej nga te rrahurat, vura re siper meje nje Ashton te shkaterruar qe te mbyste era gjak por sidomos alkool.
Me kishte bllokuar te teren dhe mezi arrinte te merrte fryme.
I duhej te perpeliste syte disa here qe te me shikonte qarte. Hoqi doren nga goja ime dhe u shtri.
U frikesova ne maksimum, Ashton kishte shume avantazhe fizike ne krahasim me mua, ishte i dehur dhe nje Zot e dinte c'mund te me bente tani.
Vendosi koken ne qafen time dhe me puthi shkujdesur atje, e me pas ndjeva te mbyllte syte. Dora e tij gjigande kapi timen ngadale dhe e afroi tek vetja.
Ishte aq i rende sa trupi kishe filluar te me dhimbte qe tani.
"Uh, Ashton." peshperita..
"Me fal." u ngrit ai perseri ne kembe. "Une." u drejtua nga vetja. "Une e vrava Aleksin."
"Ashton?" u ngrita dhe une. "Ashton cfare po thua."
"Po, po. Une qe mendoja vetem per vete. E vrava duke e fajesuar per cdo gje."
"Do pushosh apo jo? Nuk e vrave ti." iu afrova guximshem.
"Une nuk bej asgje te sakte." uleriti.
U ul ne shesh dhe filloi te dridhej i teri.
"Ashton pse dreqin sillesh keshtu? Je me dramatik se nje dymbedhjetevjecar kur ben keshtu." u ula dhe i kapa kycet. "Zgjohu. Ai nuk kthehet me. Mjaft i largove dhe te tjeret nga jeta jote."
"Me fal." perseriti dhe u ngrit ne kembe perseri, hapi deren dhe u zhduk sikur te mos kishte qene kurre aty.
Mbulova fytyren me duart e mia dhe ndenja ashtu.Dhe sigurisht qe diten tjeter Ashton ishte i ngurte e nuk do ts kthente kurre koken nga une.
E premtja mbasdite me gjeti duke ngjitur shkalle, kesaj here te burgut. Nuk e di pse vija gjithnje ketu.
E kisha thene dhe me para, Kris-i ishte toksike.
U ula ku do takoheshim dhe e pashe te ulej dhe ajo prapa xhamit.
Me pa si e surprizuar dhe nuk po e merrte telefonin ne dore.
"Kush?" ia bera me shenja.
Mlodhi vetullat dhe vendosi apratin ne vesh.
"Kush e vrau atehere?" fola menjehere.
"Po harron qe me ke mua prapa hekurave." buzeqeshi me njeren ane te fytyres.
"Atehere me thuaj kush qe te dalesh."
Rrotulloi syte dhe i ferkoi me doren tjeter.
"O Djall pse ma ben kete-
"Kris! A mund te ma thuash per ate Zot?" i bertita aq sa nje polic ktheu koken.
"Idiote! Je idiote." tundi koken.
"Kam pare gjithkund per prova. Nuk gjej-
"TI SHIKON PO NUK OBSERVON." u afrua tek xhami.
"NDERSA TI JE E CUDITSHME!"
"Hej, mjaft. Biseda mori fund." u afrua nje polic.
"Me ne fund." buzeqeshi ajo me te tere dhembet dhe u ngrit.
"Kris!"
"Zonjushe, jashte."Dola duke shfryre tym nga dhoma e takimeve dhe bera rrugen per jashte atij vendi qe ngjyre tjeter pervec grise nuk kishte. Burg, pas te gjithave.
VOCÊ ESTÁ LENDO
ELITES [SHQIP]
Ficção Geralthey're coming to get you (C) Nuk lejohet ribotimi, kopjimi ose perkthimi i materialit pa lejen e autorit.