Jo kjo nuk eshte nje update. Eshte hera e fundit qe po e them dhe nuk kam per t'i shpjeguar me askujt per kete ceshtje qe do flas tani. Nese doni besoji nese jo ne djall vafshi une s'kam c'te bej me.
Kam marre mjaft mesazhe ofemduese nga njerez qe flasin pa baze duke me akuzuar se Elita eshte histori e vjedhur dhe ma kane cuar ne maje te hundes.
Elita si ide dhe gjithcka tjeter eshte histori origjinal imja dhe e askujt tjeter.
Ideja per te me erdhi para 3 vjetesh. Drama ishte e njejte, nje vajze fiton nje burse per ne nje shkolle private te rendesishme ku nxenesit jane te ndare ne grupe. Personazhet kryesore atehere ishin Kristina dhe Justin (sot Daisy dhe Ashton). Nje vrases qarkullonte neper shkolle por askush nuk e njihte ndaj i referoheshin si 'Anonymous' nga i cili ka marre titullin dhe vete historia origjinale. 'Anonymous' u hodh nga une rreth Gushtit te vitit 2012 ne nje website tjeter i cili quhet justinbieberfanfiction sepse ne vend te Andrea Denverit qe eshte sot ne rolin e Ashton ishte dikur Justin Bieber. Historia nuk pati shume lexime dhe per shkaqe te tjera personale hodha shume pak kapituj atje dhe pas nje fare kohe nuk e vazhdova me.
Ne prill te vitit 2015 teksa thjesht per kuriozitetin tim po beja nje liste totale te historive qe kisha shkruajtur gjer atehere u kujtova per 'Anonymous'. Nderkohe ne Wattpad nuk kisha mbaruar akoma 'Joker'-in. Ne daten 17 Prill te vitit 2015 u hodh ne Wattpad kapitulli i pare i Elites i cili do te ishte shume i afert me dramen e 'Anonymous', liber ky i fundit i shkruar nga po une por ne gjuhen angleze. Ndryshova emrat e personazheve kryesore (sic e permenda Kristina u be Daisy etj) dhe teksa e shkruaja kapitullin e pare isha ne prezencen e @NikiMoja e cila mund t'ua konfirmoje kete gje mjaft lehte e t'ju flasi me gjere rreth saj.
Ne 'Anonymous' edhe vrasesi edhe Justin (sot Ashton) ishin hacker-a dhe Justin (sot Ashton) ishte nxenesi me i mire i shkolles.
'Elites' po mbush me shume se 8 muaj nga publikimi i saj i pare dhe rralle gjeni ne Wattpad nje histori shqip qe vazhdon te shkruhet edhe tani per kaq shume kohe.
Nese do e kisha vjedhur historine sic thoni, a nuk besoni se do e kisha super te thjeshte te perktheja kapitujt e t'i hidhja direkt?
Une qendroj me ore te tera vetem per te bere update ne kete histori dhe lodhem e mezi pres nje koment nga ju te shikoj c'thoni, ama ofendime te tilla pa baze krejt ta heqin teresisht deshiren per te vazhduar. Une nuk e shkruaj Eliten per te shitur mend dhe nuk eshte faji im qe ajo i kaloi 8K leximet. Eshte secili nga ju qe mi jep keto lexime per te cilat ju falenderoj nga zemra.
Nese keni dicka per ta konsumuar me mua, di mjaft mire te flas qetesisht. Askujt nuk i pelqen qe te futet ketu dhe t'i vijne fjale nga me ofendueset per nje arsye te pavlefshme.
Keshtu qe ju lutem, tregohuni te arsyeshem.Sinqerisht,
-K.
VOCÊ ESTÁ LENDO
ELITES [SHQIP]
Ficção Geralthey're coming to get you (C) Nuk lejohet ribotimi, kopjimi ose perkthimi i materialit pa lejen e autorit.