someone tell andrea denver to fuck off
no. more like bless whoever fucks him off
si fillim ju kerkoj falje te tereve per ate update-in qe s'erdhi kurre nga une por shkolla jo vetem qe ma ka hequr krejt deshiren per te shkruar por dhe me jep shpesh here deshiren te fle per vite me radhe gjersa te marr veten nga lodhja. nuk ju premtoj dot se do te bej update se shpejti sepse dhe kete kapitull kam rreth njezete dite qe e shtyj. ju falenderoj qe pritte dhe shpresoj t'ju pelqeje ky kapitull. until next time, xx"Derivatet?" u ula prane Ashton-it ne taracen e dormitorit tone. "Edhe ato i kemi ne provim? Po ato kane qe ne tetor."
"Thuaja idiotit keto." iu drejtua ai profesorit te matematikes teksa filloi te zhgarraviste dicka ne fletore.
Bera te vendosja koken ne shpatullen e tij por Ashton u smbraps duke me shtyre dhe mua.
"Cfare dreqin ke nder mend??" ia beri ai i vrenjtur ne fytyre. "Ti e di shume mire qe te tjeret nuk duhet te na shikojne!"
"Qetesohu! Sikur cfare bera!" ia ktheva paksa e inatosur. "Mund te mos sillesh si pese vjec?"
"Pse shkove ta takoje ate.. krijesen ne burg?"
"Ashton. Ajo e ka nje emer." kryqezova krahet. "Per kete e paske pra?"
"Ajo nuk meriton te kete as fytyre." ma ktheu Ashton ashper dhe hodhi syte nga libri para tij.
"Kam pyetje Ashton. Kam akoma pyetje. Ti nuk ke?" u ula para tij.
"Me mjafton fakti qe do te kalbet ne burg per ate qe ka bere." shtrengoi nofullat. "Mrekulli. Me iku dhe deshira per te mesuar."
"Nuk eshte se e kishe." buzeqesha.
"Po perpiqesha sadopak."
"Pastaj ti ke tezen, keshtu qe..."
"Prape se prape, matematika me duhet per ne universitet. Fatkeqesisht." mbylli ai librin e matematikes te cilit i kishte vendosur nje mbeshtjellje te zeze dhe kishte shkruajtur me korrektor siper 'Libri i Vdekjes'.
Nuk e di pse e kishte bere kete gje, por me pelqente shume.
"Do vesh ne mbremjen e fundvitit ti?" degjova nje ze poshte nesh dhe une e Ashton pame njeri tjetrin ne sy duke i bere te njejten pyetje vetes.
"Ti .. Do te vesh?" pyeti ai me gjysme zeri.
"Jo. Ti?"
"Jo..." tundi koken Ashton. "Ca do veshesh? Une po mendoja per nje kostum te zi keshtu qe gjej dicka qe do te shkoje."
"Normale qe ndonje fustan te zi." ia ktheva sikur nuk po i thoshim gjer qepare njeri tjetrit se nuk do te shkonim.
"Me pelqen si ide." pohoi ai me koke....
Po ecja ne nje nga korridoret e gjate te shkolles me mendjen kurrkund me shpresen se rruga gjer tek menca e shkolles nuk do zgjaste sa leksionet e bjondines nga Lozonjaret ku shprehej qe me urrente sepse e bera te pastronte WC-te.
Te pakten kjo ecje ishte me interesante se e gjithe qenia e saj.
Ndjeva disa hapa nga larg dhe u qetesova kur pashe Agnesa-n nga festa e atehershme qe vervitej korridorit me nje pako M&M ne dore, edhe kjo e veshur teresisht me rroba te zeza, gje qe me kujtonte aq shume Kris-in. Thuaj, a njiheshin me njera tjetren?
Kembyem shikimet dhe i buzeqesha me miresjellje, kurse ajo me pa paksi cuditshem.
Mos e kishin te gjithe dicka me mua ne kete shkolle? Sepse une nuk po kuptoja asgje.
U zhduk brenda dhomes se saj ne deren e se ciles kishte vene nje tabele te madhe ku shkruhej 'DON'T KNOCK UNLESS YOU ARE TONI MAHFUD OR HAVE FOOD TO GIVE ME'. Pyeta veten a kishte ndonje njeri te sakte ne kete 'keshtjelle' por muzika e cmendur e Andy Biersack qe vinte nga nje dhome tjeter diku aty ma dha pergjigjjen shume te qarte.
Jo.Vazhdova te ecja ne gjysme erresire dhe ashtu ne ate qetesi kalova dhomat e shume prej atyre qe der dje ishin te dyshuarit e mi kryesore.
Nese do te me pyesnin, nuk do dija t'u thosha se kur filloi e gjithe kjo apo me keq, pasojat qe la.
Nuk dija nese ceshtja ishte mbyllur apo ishte bere akoma dhe me e rrezikshme. Por tani per tani po mesohesha me kete 'casuality'-tetin e diteve te ftohta.
Vura kufjet ne vesh aty per aty teksa arrija mencen dhe mendoja per pushimet e Krishtlindjeve.
Te gjithe me siguri do te shkonin neper shtepite e tyre luksoze ose ndoshta ne jahte per pushime ne Bora Bora a ku i dihet, kurse une.. S'e di.
Me kishte marre ca malli per prinderit e mi dhe qytetin e vjeter por nuk kisha kushedi deshire per te shkuar ne shtepi.
As kater muaj dhe Pasadena me dukej si vendi ne te cilin kisha jetuar per vite. Mora darken e paketuar dhe u nisa perseri per ne dhome teksa kohe pas kohe terhiqja ndonje patate prej saj pa i kushtuar shume vemendje te tjereve qe kalonin afer meje.
Nese muret do te flisnin, atehere muret e 'Brighton' do te ulerinin ne kulm te mushkrive per ato c'ka kishin pare e degjuar. Zhurma e hapave te mia teksa ngjisja shkallet per ne konvikt jehonte neper ate hapesire aq te madhe. Duke i hedhur syte per here te fundit nga A-ja e madhe mbi deren e Ashton-it, leshova nje psheretime te gjate teksa kujtoja qe ai dhe pjesa tjeter e Elites kishin shkuar ne nje feste aty afer dhe se brenda pak oresh bokset do te bucisnin nga muzika e larte elektronike duke me lene me siguri pa gjume.
Hyra ne dhome, lashe darken e paketuar mbi tavolinen e shkrimit e iu drejtova dritares.
U ula ne parvazin e saj e pashe te njejten pamje qe shikoja perdite prej muajsh te tere. Pemes se madhe qe mbeshtetej ne dormitorin tone i kishin rene nje pjese e madhe e gjetheve.
Shiu kishte filluar.
Nga ana tjeter, nje hije e gjate ecte me hapa te medhenj nen nje cader te madhe ngjyre blu te erret.
Ishte profesori Witmore.
Ndaloi diku aty dhe beri nje gjysme buzeqeshje teksa pa dike t'i afrohej me vrap.
Nuk dallohej kush ishte, por sapo hoq kapucin nga koka, floku i ngaterruar e flak i kuq te jepte vetem nje pergjigjje. Mikey.
Iu afrua profesorit dhe u fut ne shpejtesi nen strehe.
Shkembyen ca fjale aty per aty dhe me pas u larguan bashke.
"E cuditshme.." i thashe vetes teksa i shihja te veniteshin ne erresire.
Morra ate cope te vogel por me se te shijshme te lazanjes qe ofronte menca dhe ndjeva mishin te me behej kokrra kokrra teksa ushqimi ngrohte fytin tim.
Menca e shkolles nuk kishte aspak pamje qe te bente ndonje pershtypje por, nuk kishte qofte dhe nje vakt ne te tere boten qe ata nuk e gatuanin mire.
U futa nga celulari ne Facebook. Fotot nga festa sapo kishin filluar dhe te tereve u shkeqente fytyra nga gezimi.
Hodha mbeturinat e darkes ne kosh dhe pasi rregullova canten e librave per diten e neserme u shtriva ne krevat.
Muzika sigurisht qe filloi sapo une e bera kete dhe deshira ime per gjume fluturoi diku larg, ne ndonje vend te panjohur.
E pashprese, hapa Asphalt 8-en ne celular dhe fillova ta luaja. Keshtu, mes celularit dhe psheretimave te shpeshta nga vete une, kaluan 2 ore. E pikerisht kur isha gati te hidhesha nga dritarja prej depresionit degjova nje zhurme qe vinte nga larg.
Dukej si e shtena e nje arme zjarri, e nje pushke ndoshta nese isha e sakte qe me beri te ngrihesha menjehere nga krevati e trembur.
Nga dritarja nuk dukej asgje, keshtu qe kembet me cuan tek dera.
Hodha nje hoodie ne trup e pasi mbylla mire deren, zbrita shkallet e konviktit.
"Ndihme!" u degjua nje ze i mbytyr.Filloja te vrapoja kudo neper vend, por dukej sikur askund nuk kisha per ta gjetur kete person.
"Mos, te lutem!"
U nisa per nga ku vinte zeri , por rrugen ma ndaloi dikush me nje pushke te madhe ne duar drejtuar fytyres sime.
Ishte veshur teresisht me te zeza, me floket bjonde te krehur pas dhe te teren fytyren e qafen te lyer si kafke. [foto lart]
"Ti e di qe sot nuk eshte Halloween-i, apo jo?"
"Nuk kam nevoje te pres gjer ne Halloween per te qene pak i cuditshem." mu pergjigj teksa ecte para duke me bere dhe mua te beja hapa gjigande pas.
"Fakti qe ke nje pushke ne dore te ben mese te cuditshem, pa merak." ia ktheva duke menduar per nje rrugedalje.
"Le te shikojme nese me ben dhe te frikshem." tha ai dhe gjeja tjeter qe mora vesh ishte goditja e forte qe me dha ne fytyre me tyten e pushkes.
"Te ka derguar ajo idiotja apo jo?" e pyeta teksa mbaja nofullat me dore nga dhimbja.
"Kush?"
"Kris-i!" i bertita.
"Bhahahahahah, idiotja paske qene ti me duket." ia beri ai duke me goditur me shkelme ne brinje.
"Cfare doni me nga ne?"
"Te kuptosh, injorante." foli ai perseri para se te me godiste akoma dhe me keq prapa koke.
YOU ARE READING
ELITES [SHQIP]
General Fictionthey're coming to get you (C) Nuk lejohet ribotimi, kopjimi ose perkthimi i materialit pa lejen e autorit.